Gjuha e Trupit: Si te Lexosh Njerezit si Libra

Gjuha e trupit eshte me e sinqerte se fjalet. Arsyeja eshte se ne shumicen e rasteve gjuha e trupit kontrollohet nga subkoshienca dhe ne se kontrollojme dot.

E bukura eshte se nuk ka nevojë të jesh psikolog apo polic shumë i trajnuar për ta bërë këtë.

Unë kam mbledhur një listë mënyrash për të lexuar gjuhën e trupit bazuar në njohuritë nga librat psikologjik dhe vëzhgimet e mia.

Do të mësosh si të:

  • Kuptosh gjuhën e trupit të duarve dhe mesazhet e fshehura që ato përcjellin
  • Identifikosh llojet e ndryshme të buzëqeshjeve dhe kuptimin e tyre
  • Njohësh sinjalet e stresit, ankthit ose gënjeshtrës
  • Pershtatesh gjuhen e trupit per tu ndjere më mire shpejt

E shume gjëra te tjera…

Duart

Jane me shume lidhje mes duarve dhe trurit sesa ka lidhje mes trurit dhe organeve te tjera.

Shfaqja e pellembeve eshte nje shenje sinqeriteti dhe ka nje efekt pozitiv tek njerezit.

Eshte nje gjest i pandergjegjshem qe te jap nje ndjesi se po ajo po tregon te verteten.

Pellembet poshte shprehin autoritet ne menyre te menjehershme. Gjithashtu tregon besim se ti e di se cfare po flet.

Gjestet prerese tregojne se e ke ndare mendjen dhe veshtire se do e ndryshosh.

Mundohu te mos tregohesh agresiv kur e perdor kete gjest.

Duart ne zemer – Do te thote “Une dua qe te me besosh” edhe pse ka mundesi qe mos te jete duke treguar te verteten.

gjuha e trupit - doren ne zemer

Duart pas shpine – Kjo tregon vetbesim per shkak se se ekspozon pjesen ballore te trupit dhe organet vitale.

gjuha e trupit-duart pas shpine

Sjellje qetësuese

Kur jemi të stresuar, ne në mënyrë të pandërgjegjshme bëjmë disa lëvizje të vogla për të qenë sërish rehat.

– Prekja e qafës eshte nje perpjekje per tu qetesuar. Të luash me varesen shpesh i shërben të njëjtit qëllim.

– Fërkimi i ballit sinjalizon se po përjeton shqetësime të lehta deri në të rënda.

– Nxjerrja e frymës me faqe të fryra është një mënyrë e mire për të çliruar stresin.

– Prekja e faqeve ose e fytyrës është një mënyrë për tu qetësuar kur jeni nervoz apo irrituar.

Burrat preferojnë të prekin fytyrat e tyre, ndërsa gratë preferojnë të prekin qafën, veshjet ose bizhuteritë.

– Meshkujt priren të masazhojnë qafën për të qetësuar shqetësimin. Kjo zonë është e pasur me nerva, duke përfshirë nervin vagus, i cili, kur fërkohet, ngadalëson ritmin e zemrës. Edhe një prekje e shkurtër e qafës do të lehtësojë ankthin ose shqetësimin.

– Kur janë të stresuar, disa njerëz vendosin duart mbi këmbët e tyre dhe më pas i rrëshqasin poshtë drejt gjurit.

Kjo sjellje qetësuese shpesh kalon pa u vënë re sepse shpesh ndodh nën tavolinë.

Shtrengimi i duarve

Jane 4 lloje shtrengime duarsh qe ti mund ti hasesh cdo dite, dhe mund te te japin me shume informacion per njerezit qe takon.

Shtrengimi i duarve dominant – Kur e kthen doren tende ne menyre qe pellemba e tij qendron poshte.

Kjo jep mesazhin se do te marresh kontrollin e takimit.

Shtrengimi i duarve i perulur – Kur e jep doren me pellemben e shfaqur lart, je duke dhene kontrollin.

Shtrengimi i njetrajtshem eshte kur te dyja pellembet jane te vendosura ne pozicion vertikal. Kjo krijon nje ndjenje te barazise dhe respektit te ndersjellte.

Shtrëngimi i dyfishtë i duarve shoqërohet me një buzëqeshje, kontakt të drejtpërdrejtë me sy dhe duke thënë emrin e tyre.

Të jep përshtypjen se je i besueshëm dhe i sinqertë.

Por mos e përdorn me njerezit qe sapo i ke takuar. Ky shtrengim duarsh është si një përqafim i vogel dhe është i pranueshëm vetëm kur një përqafim është i pranueshëm.

Tipet e buzeqeshjeve dhe kuptimi i tyre

1. Buzeqeshje e heshtur – Jep mesazhin se personi ka nje sekret, opinion dhe sjellje qe nuk do ta shfaqe, ose nuk do ta ndaje me ty.

2. Buzeqeshje e shtremberuar – Duket si zgerdheshje, kjo buzeqeshje tregon emocione te ndryshme ne anet e kunderta te fytyres. Shpeshhere ka kuptimin se ajo qe po thua ti eshte qesharake ose nuk ka kuptim.

Gjithashtu ka kuptimin se po mendon dicka djallezore.

3. Buzeqeshje kur nofulla eshte e rene – Jep pershtypjen se personi eshte duke qeshur me te madhe ose eshte thjesht duke luajtur. Te gjithe ata qe e perdorin shkaktojne emocione pozitive tek te tjeret.

4. Buzeqeshje dhe duke shikuar pak siper – Me koken e ulur pak poshte duke shikuar lart me nje buzeqeshje te heshtur. Personi qe eshte buzeqeshur duket sikur eshte duke luajtur por ne te njejten kohe mban dicka te fshehte.  

5. Buzeqeshje me vetekenaqesi  – Eshte nje buzeqeshje e heshtur qe tregon vete-kenaqesi dhe arrogance.

Kryqezimi i duarve

Krahet e kryqezuar ne gjoks

Ka kuptim negativ ose personi ka pozicion mbrojtes.

Shihet zakonisht rreth te huajve ne takime publike, ashensore ose kudo ku njerezit ndihen te pasigurte.

Kur ti shikon dike qe ka kete pozicion te kraheve, eshte e arsyeshme te supozosh se mund te kesh thene dicka me te cilen ata nuk jane dakort.

Mund te jete e kote te vazhdosh argumentin edhe pse personi mund te jete duke rene dakort me ane te fjaleve.    

Fakti eshte se gjuha e trupit eshte me e sinqerte se fjalet.

Krahe te kryqezuar me force

Nese nje person i ka mbledhur grushtet dhe i ka kryqezuar krahet, tregon armiqesi gjithashtu personi po tregohet mbrojtes.

Nese eshte e kombinuar me nje buzeqeshje te fshehur dhe fytyre te kuqe, nje sulm verbal ose ndoshta edhe fizik mund te ndodhe.

Nje afrim pajtues eshte i nevojshem per te zbuluar se cfare po e shkakton, nese aryeja nuk eshte e dukshme.

Krahet e mberrthyer

Kur dikush ndihet i dobet, mundohet ta forcoje veten duke e mberrthyer bicepsin.

Nje detaj qe mund te vesh re eshte se gishterinjte behen te barrdhe nga shtrengimi.

Me kryqezimin e forte te duarve personi perpiqet ta mbroje veten. Por, me krahet e mberrthyer personi perpiqet qe ta beje veten te ndihet me mire. Eshte nje menyre inkurajimi i vetes.

Zakonisht mund te shihet ne dhomat e pritjes te dentisteve dhe doktoreve ose ata qe fluturojne per here te pare me avion.

Perqafimi i vetes

Eshte nje kryqezim i kraheve i pjesshem, kur njera dore kalon rreth trupit per ta mbajtur krahun tjeter dhe duket sikur eshte perqafuar veten.  

Tregon mungese vetbesimi, dhe shihet zakonisht ne takimet ku nje person mund te jete i huaj ne grup.

Vetbesim

Gjuha jote e trupit ka nje lidhje te dyfishte me trurin.

Se pari, gjuha e trupit reflekton ndjenjat dhe mendimet e tua. Se dyti, gjuha e trupit mund te ndikoje ne menyren sesi ndihesh.

Kjo do te thote se nese merr nje qendrim qe tregon vetbesim atehere ashtu do te ndihesh

Disa keshilla te shpejta per tu dukur me mire:

– Mos i mbaj duart ne xhepa apo krahet e kryqezuar. Mbaji duart anash te relaksuara, dhe perdori ato per te ilustruar fjalet qe thua.

– Qendro drejt sepse jo vetem qe dukesh mire por edhe parandalon problemet me qafen apo shpinen. Pervec kesaj, bej ushtrime fizike per ti forcuar keto pjese.

– Ec me vetbesim:

  1. Mos shiko poshte – Tregon se je duke u ndjere keq dhe qe ke vetevleresim te ulet.
  2. Terhiqi shpatullat mbrapa – Nese ecen me koken e ulur dhe me shpatullat e kerrusuara do dukesh i merzitur edhe nese nuk je.
  3. Duart – Leri duart te levizin bashke me trupin.
  4. Torso (pjesa e siperme e trupit) – Ndersa ecen, lejo qe torso dhe shpatullat te levizin pak. Ne fillim mund te duket e ekzagjeruar, por pasi te praktikohesh do behet me natyrale.
  5. Ec pak me ngadale – Jep pershtypjen se jane nen kontroll te situates. 

6 Gjeste qe dikush po genjen

Kur dikush eshte duke folur me ty dhe jane duke genjyer, ata mund te japin disa gjeste te pandergjegjshme.

1. Mbulimi i gojes – Dora mbulon gojen. Ne kete menyre truri ne menyre te pandergjegjshme udhezon ti japi fund fjaleve mashtruese qe jane duke u thene.

Disa persona mundohen te mbulojne kete shenje duke u kollitur.

2. Prekja e hundes – Shkencetaret tregojne se kur genjen, leshohen kimikate te cilat shkaktojne ngacmime te vogla ne hunde dhe duhet te kruash.

Ata zbuluan se hunda shperndan gjakun gjate genjeshtres dhe eshte i njohur si “Efekti Pinokio”.

3. Prekja e syrit – Eshte perpjekja e trurit per te bllokuar mashtrimin ose dyshimin. Femrat kane me pak gjasa qe te perdorin kete per shkak te makeupit, por ne vend te kesaj ato perdorin prekje te lehta pak me poshte syrit.

Gjithashtu shmangin ngulitjen e syve nga te tjeret duke shikuar diku tjeter.

4. Prekja e veshit – Perfshin prekje te lehta rreth veshit. Kjo mund te jete nje shenje qe personi ka degjuar mjaftueshem ose do qe te flase.

Ashtu si me prekjen e hundes, kjo mund te tregoje se personi tjeter po ndihet ne ankth.

5. Kruajtja e qafes – Kur gishti tregues, zakonisht i dores me te cilen shkruan, kruan njeren ane te qafes poshte llapes se veshit. Ky eshte nje gjest i dyshimit dhe i pasigurise. Eshte shume e dukshme kur gjuha verbale bie ne kontradikte me te.

Per shembull kur nje person thote dicka te tille “E kuptoj sesi ndihesh ” por kruajtja e qafes tregon se nuk eshte ashtu.

6. Terheqja e kollares – Genjeshtra shkakton nje ndjesi therje ne pjeset e fytyres dhe te qafes. Rritja e presionit te gjakut nga genjeshtra shkakton djersen te formohet ne qafe kur ti dyshon se ai nuk po thote te verteten.

Gjithashtu ndodh kur nje person eshte duke u ndjere i nervozuar ose i zemeruar dhe ka nevoje te terheqe kollaren nga qafa e tij qe te lejoje ajrin e paster te qarkulloje.

Rrjedhjet e fjaleve

Nje menyre tjeter per te kuptuar nese dikush po genjen eshte duke u kushtuar vemendje fjaleve te tyre.

Kur te shpeton gjuha – Eshte nje gabim kur dikush perdor nje fjale ndryshe nga ajo qe do te thote.

Ne Janar 2003, trupat e Laci Peterson dhe djalit te saj te palindur u gjeten ne bregun e lumit San Francisko.

Dy muaj para kesaj, Diane Sawyer intervistoji burrin e Laci, Skot, ne emisionin “Miremengjes Amerika”.

Sawyer e pyeti Skot, “Cfare martese kishit?”

Ai u pergjigj, “Zot, fjala e pare qe me vjen ndermend eshte, e di, e mrekullueshme. Dua te them, ne kujdeseshim per njeri tjetrin. Ajo ishte e mrekullueshme. Ajo eshte e mrekullueshme.”

Ai perdori kohen e shkuar qe sygjeron se ai e dinte tashme qe ajo kishte vdekur.

Ne nentor 2004, ai u denua per vrasjen e gruas se tij.

Mohime specifike – Njerezit qe tregojne te verteten kane tendencen te mohojne ne menyre kategorike qe kane bere dicka.

“Jam ne kete biznes qe 30 vjet dhe kurre nuk kam mashtruar. Ne kurre nuk kemi bere marreveshje pas shpine, dhe nuk kemi per qellim te vazhdojme tani.”

Ata qe genjejne preferojne te jene me specifik: “Une nuk u mundova te t’mashtroj, “Ne nuk do te bejme marreveshje me ate kompani.”

Paaftesia per tu shprehur – Gjate bisedes ne bejme disa peshperima, dhe pauza per te ngjyrosur dhe per te nderprere menyren sesi flasim normalisht.

Kur njerezit e dine se cfare duan te thone dhe kane vetbesim per kete, ata kane tendencen te shprehen ne menyre te drejtperdrejte.

“Errdha mbrem ne shtepi nga ora dhjete e gjysme.”
“Jo, nuk e kam takuar kurre ate.”
“Cfare do te dish?”

The Ultimate Managed Hosting Platform

Njerezit qe jane te stresuar kane tendencen qe te ngadalsojne dhe te fitojne me shume kohe per te menduar per ate qe do thone.

Ata provojne qe te mbushin pauzat me zhurme.

“Eh, errdha mbreme ne shtepi nga ora dhjete e gjysme.”
“Jo”—qesh pak—“Se kam takuar ate kurre me pare.”
Folesi pastron fytin: “Cfare do te dish?”

Duhet te konsiderosh qe kur e merr dike ne pyetje do te ndihet ne siklet.

Buzeqeshja Falso

Ne buzeqeshjen e vertete, jo vetem skajet e buzeve jane te terhequr, por 2 setet e muskujve rreth syve jane te kontraktuar. 

Muskujt zygomatis e terheqin gojen prapa per te ekspozuar dhembet dhe te zmadhojne faqet. Ndersa muskujt orbicularis i bejne syte me te lakuar.

Keto muskuj jane shume te rendesishme per tu kuptuar sepse jane te kontrolluar ne menyre te vullnetshme dhe perdoren per te krijuar buzeqeshje falso.

Buzeqeshjet e verteta, te cilat jane te krijuar nga pjesa e pandergjegjshme e trurit, qe do te thote qe jane automatike.

Kur ti ndjen kenaqesi, sinjalet kalojne drejt pjeses qe perpunon emocionin, duke bere muskujt e gojes te levizin, faqet te zmadhohen, syte te shkelqejne dhe vetullat te ngrihen pak.

Nje buzeqeshje falso shpesh duket me e forte ne njeren ane te faqes sesa ne tjetren, ndersa te dyja pjeset e trurit bejne perpjekjen te duket e vertete.

Pjesa e korteksit, e cila eshte e specializuar ne shprehjet e fytyres ndodhet ne hemisferen e djathte dhe dergon sinjale ne pjesen e majte te trupit. Si rezultat, emocionet e fytyres jane me te theksuara ne pjesen e majte te fytyres sesa ne te djathten.

Ne nje buzeqeshje te te vertete, te dy hemisferat e trurit udhezojne cdo pjese te fytyres te veproje ne simetri. Kur dikush genjen pjesa e majte e fytyres eshte zakonisht me e theksuar sesa e djathta.

Hapja dhe mbyllja e syve

Cfare do te thote kur dikush i hap dhe mbyll syte shpejt?

Njeriu normalisht i  hap dhe i mbyll syte 6-8 here ne nje minute dhe syte jane te mbyllur per 1/10 e sekondes.

Njerezit nen presion, per shembull kur ata jane duke genjyer, kane me shume gjasa qe norma e hapjes dhe mbylljes se syve te rritet ne menyre dramatike.

Kjo eshte nje tentative e pandergjegjshme nga truri i tij qe te t’bllokoje ty nga shikimi i tyre sepse jane merzitur ose te painteresuar, ose ndihen se jane me superior se ti.

Eshte sikur truri i tyre nuk e toleron me te merret me ty.

Keshtu syte e tyre qendrojne te mbyllur per 2 ose 3 sekonda qe te te fshijne ty nga shikimi.

Qendrojne te mbyllura per sa kohe personi per nje cast te largon nga mendja e tij.

Kur çiftet fillojnë të duken njësoj

Çiftet që kanë një martesë të gjatë dhe të lumtur shpesh ngjajne.

Kjo është për shkak se ata vazhdimisht pasqyrojnë shprehjet e fytyrës së njëri-tjetrit.

Me kalimin e kohes, ata do të ndërtojnë modele të muskujve në të njëjtat zona të fytyrës.

Kurse disa cifte mund të duken te ngjashëm në një fotografi sepse përdorin të njëjtën buzëqeshje.

Ne anen tjeter, sipas psikologut John Gottman, martesat kanë më shumë gjasa të dështojnë kur partnerët pasqyrojnë shprehjet e përbuzjes dhe inatit.

Pra, çiftet duhet të pasqyrojnë shprehjet e lumturisë. Është një tregues i besueshëm se martesa do të zgjasë me vite.

Kuptimi i vetes dhe i te tjereve

Ne videon e meposhtme, shpjegoj ne menyre me te thelle persa i perket kuptimit te vetes dhe te tjereve, sipas mesimeve te Frojdit.

Scroll to Top