E Vërteta Për Hashashin – A Është i Dëmshëm?

Last Updated on Mars, 2023 by Edison

Në shume vende të botes, debati për hashashin eshte i nxehte.

Njerezit paraqesin mendime të forta dhe shpesh keto jane opinione të pabazuara në fakte shkencore.

Keshtu që në këtë shkrim jam munduar të paraqes një pamje të qarte dhe të ftohte për të ndare opinionet nga faktet.

A krijohet varësi ndaj hashashit?

Kërkimet tregojne se vetëm 9% e të rriturve dhe 17% e adoleshenteve që pijne hashash bëhen të varur. [1]

E shpjeguar më thjeshte, në një dhome me 100 të rritur ku të gjithe nisin të eksperimentojne me hashashin në të njejten dite, 9 prej tyre do krijojne varesi dhe do perballen me pasojat qe vijne.

Në të njejtin mjedis ku jane 100 adoleshentë, 17 prej tyre do krijojne varësi.

Por duhet theksuar se tek adoleshentët kalimi nga pirja e hashashit tek varesia ndodh shume shpejt.

Më pas nga varesia ndaj hashashit mund të kaloje në varesi ndaj substancave të tjera (duhan, alkol, kokaine) po ashtu shume shpejt.

A eshte hashashi i dëmshëm?

Kur dikush eshte i rritur (+21 vjeç) dhe pi rrallë, nuk të jep ndonje problem.

Problemet fillojne kur dikush pi hashash disa here në jave ose kur eshte akoma adoleshent.

Efektet afat-shkurtra përfshijnë:

  • Rritje të rrahjeve të zemres
  • Aftësi e ulet për të reaguar (kjo e dyfishon rrezikun që të bësh aksident me makine)
  • Probleme me kordinimin dhe balancen
  • Veshtiresi për të mesuar
  • Paranojë

Pastaj kemi efektet afatgjata që jane edhe më shqetësuese.

Disa studime kane treguar se pirja e hashashit për një kohe të gjatë e pengon aftësine për të bërë veprime të nderlikuara. Një shembull do ishte dhënia e bicikletes në një rruge me makina dhe kembesore.

Gjithashtu ndikon në nivelin e inteligjences (IQ).

Një studim nga Dr. Madeline Meier dhe koleget e saj ndoqen mbi 1000 persona nga Zelanda e Re pergjate jetes së tyre. [2] Dhe maten nivelin e IQ nga mosha 13-38 vjeç.

Kërkuesit donin të shikonin nëse konsumimi i hashashit ndikon në inteligjencen e ketyre njerezve.

Rezultatet konfirmuan atë që shume mjeke në mbare boten kishin frike:

Perdorimi i shpeshte i hashashit që fillon që në adoleshencë mund të çoje në një ulje prej 8 pikesh në nivelin e inteligjences.

Jo vetem që na limiton ta perdorim trurin ne maksimum por edhe shkakton ulje te nivelit te IQ.

Kjo ulje eshte e konsiderueshme sepse:

– Nese ke nivel inteligjence të lartë, shkon në nivel mesatar.

– Nese ke nivel mesatar, shkon në nivel normal.

– Nese ke nivel normal, shkon poshte normales.

Dhe ç’eshte më e keqja… kur dëmi bëhet, ska mundesi për ta riparuar.

Mund të kesh degjuar që hashashi ta djeg trurin apo të bën budalla. Epo, kjo eshte arsyeja pse.

Keshtu që eshte JETIKE që adoleshentet të mos pijne hashash.

Hashashi dhe Shendeti Mendor

Hashashi eshte droga e paligjshme më e konsumuar në bote ndersa ankthi eshte problemi psikologjik më i zakonshem.

Shume njerez të varur nga hashashi po ashtu vuajne nga ankthi ose depresioni.

Ankthi

Kur vuan nga çrregullimet e ankthit mund të tundohesh për të pire hashash për qetesim.

Por me kalimin e kohes kjo e perkeqeson gjendjen në dy aspekte.

E para, mund të perkeqesoje ankthin në pergjithesi.

Kjo perfshin simptoma si të ndihesh në ankth pa ndonje arsye të veçante dhe shqetesim i tepert për gjera që nuk ka gjasa të ndodhin.

E dyta, mund të perkeqesoje sulmet e panikut.

Sulm paniku eshte kur ndihesh në terror per disa minuta. Po sulmohesh nga paniku, me kuptimin e plote të fjales.

Keto ndjesi shtohen edhe më shume nga fakti që hashashi që konsumojne njerezit ka një nivel të larte të THC.

Bari i forte (15-30% THC) te jep ankth te forte.

Tani disa njerez e nisin barin pikërisht për tu qetesuar nga ankthi, dhe perjetojne një renie të nivelit të ankthit.

Kur ata thone se “bari më qeteson”, kane të drejte.

Problemi qendron se efekti i hashashit do bjere dhe atehere të vjen prape ankthi, por këtë rradhe, me një intensitet më të larte.

Pra njerezit mundohen ta zgjidhin problemin e ankthit duke nise hashashin dhe futen edhe më thelle në atë ciklin vetë-shkaterrues.

Depresioni

Ata që kane varesi ndaj hashashit kane më shume gjasa të vuajne nga depresioni sesa njerezit që nuk pijne.

Por nuk e dime nëse hashashi të shkakton depresion APO depresioni të çon që të nisesh hashashin.

A e beri pula vezen, apo veza pulen.

Gjithsesi, pjesa e rendesishme eshte se keto dy probleme të medha mund të ndodhin në të njejten kohe.

Disa simptoma që mund ta dallosh kur dikush vuan nga depresioni jane:

  • Ka shume më pak energji
  • Ska oreks
  • Ndihet i/e pashprese
  • Vështirësi për të rënë në gjume
  • Nuk i shijon aktivitetet e perditshme si më pare
  • Mendime për të vrare veten

Psikoza

Mund të kesh degjuar histori qe disa njerez kane pasur haluçinacione dhe paranoje.

Epo këto episode ndodhin rëndom tek ata që pijne hashash rregullisht.

Këto përjetime jane me të vertete të frikshme dhe zgjasin për një kohe të shkurter. Dhe shpesh i bindin njerezit të marrin vendimin per ta lënë hashashin.

Perveç kesaj, një studim ka treguar se ata që kane varesi jane në një rrezik më të larte për të zhvilluar çrregullime psikotike si skizofrenia. [3]

Më siper thame se 9-17% e njerëzve që eksperimentojnë me hashashin krijojnë varesi, që si rrjedhim sjell…

  • Ulje të inteligjencës me 8 pike (dëm i pariparueshem)
  • Ulje e cilesise së jetes
  • Probleme me rruget e frymemarrjes
  • Perkeqesim të ankthit dhe depresionit
  • Haluçinacione
  • Ka më shume gjasa për ta lënë shkollen
  • Ka më shume gjasa për të vuajtur nga skizofrenia
  • Ka më shume gjasa për të krijuar një varësi tjetër

Ato mund të duken shifra të vogla, por a do rrezikoje që vllai, shoku apo edhe vete të futeshe në kete grup?

Çfare ndodh kur e lë hashashin?

Shume njerez mendojne se nuk krijohet varesi ndaj hashashit.

Pastaj kur dikush vendos ta lërë, habitet kur perballet me simptoma që i perjeton kur heq dore nga një substance narkotike.

Dhe mund të binden që eshte e pamundur per ta lënë.

Gjithashtu eshte më e veshtire për tu kuptuar nga njerezit e aferm që ky ka këtë problem.

Dikush që ka krijuar varësi ndaj alkolit apo kokaines kuptohet shpejt sepse do beje veprime idiote. Do ofendoje dhe do zihet me njerezit – kryesisht me familjaret. Si edhe mund ta rrezikoje seriozisht jeten e vet.

Kurse ata që kane krijuar varesi ndaj hashashit e ndryshojne stilin e jeteses dalëngadalë.

Dhe sigurisht, e organizon diten që ti pershtatet varësisë.

Aktivitete të rendesishme si puna, dalja me shoqerine, qendrimi me familjen, bëhen thjesht hapesira mes kohes për të pire hashash.

Simptomat e lënies së hashashit jane të ngjashme me simptomat e lënies së nikotines.

Në përgjithësi ato jane irritim, ankth, dhe veshtiresi per te fjetur. Dhe mund te zgjasin deri ne dy jave. [4]

Kur e mendon, keto ndjesi të parehatshme jane asgjë në krahasim me pasojat afatgjata të varësisë.

Përdoruesit e rëndë – ata që pijne pothuajse çdo dite, mundesisht disa here në dite, kane simptoma më të forta të lënies.

Ata përjetojne ndjesi të tilla si zemerim, deshperim, humbje e oreksit, dhimbje koke, dhimbje stomaku, djersitje e tepert, temperature dhe të dridhura.

Si te gjesh zgjidhje?

Nese ti ose ndonje i aferm ka krijuar varësi ndaj droges apo alkolit, atehere të keshilloj të shkosh në terapi.

Gjej një psikolog/e me disa vite eksperience sepse kane ndihmuar me dhjetëra njerëz të kalojne varësite e tyre.

Gjithashtu të ndihmojne te zgjidhesh problemet e tjera që ke në jetë.

Shume njerez (ketu e perfshij edhe veten) kane pasur disa zakone vete-shkatërruese por kane shkuar në terapi dhe kane mesuar sesi ti heqin.

Nuk ka arsye për tu ndjere me turp se të gjithe kemi ato dobesite tona, ca më pak e ca më shume.

Më beso se ata që hiqen sikur janë perfekt, kane më shume të meta.

Në Shqiperi eshte një besim i vjeter se po të jesh në gjendje të pish sasi të medha alkoli apo edhe hashashi, je i forte apo “burre”.

Po ku eshte burrnia të mos dish çfare po flet, të sillesh si zagar, e të ecesh zig-zag rruges!

Prinderit tane jane rrite me ate mentalitet sepse nuk kane dite ndryshe. Ata kane mesuar që të vegjel që duhet ta mbash fasaden sikur je i/e forte, e ti groposesh emocionet brenda vetes.

Kurse ne kemi goxha mundesi që ta prishim kete cikel vete-shkaterrues e të kemi një jete më cilesore. Sepse kemi akses në njohuri dhe sherbime që ata nuk i kane pasur.

Një besim tjeter idiot eshte se vetëm te çmendurit shkojne tek psikologu – besim i zakonshëm në vende të varfra.

Ne vendet e zhvilluara ka kohe që eshte krijuar kultura e të shkuarit tek psikologu kur kane probleme të shendetit mendor (ankth, depresion, PTSD, varesi etj).

Pastaj ka edhe shume njerez të cilet shkojne tek psikologu për të mesuar sesi ta menaxhojne stresin apo të performojne në një nivel të larte.

Me pak fjale, të kerkosh ndihme nuk eshte dobesi, eshte zgjuarsi.

Burimet:

[1] Is Marijuana Addictive?

[2] Persistent cannabis users show neuropsychological decline from childhood to midlife

[3] Adverse Health Effects of Marijuana

[4] Piecing together a fuller picture of marijuana’s potential harms

Mëso Më Shume:

Scroll to Top