14 Mesime te jetes qe mund te marrim nga stervitja e marinsave SEAL

SEAL do te thote (Det, Ajer, Toke).

Skuadrat shkojne mes asaj qe konsiderohet nje nga stervitjet me te forta ne bote.

Pavaresisht gjeneve tona, gjinise, sfondit etnik apo fetar ose statusit tone social, betejat dhe sfidat tona ne kete bote jane te ngjashme.

E gjithe strevitja baze SEAL eshte nje mori sfidash te jetes ne 6 muaj.

1. Rregullo krevatin tend

Cdo mengjes instruktoret vijne per inspektim ne dhomat e ushtareve. Gjeja e pare qe bejne ata eshte te kontrollojne krevatin.

Mund te duket dicka qesharake per nje student i cili aspiron te behet nje luftetar i vertete.

Por nese e rregullon krevatin cdo dite, ti ke kryer detyren e pare te dites.

Do te te jape nje ndjesi te vogel krenarie dhe do te te inkurajoje qe te kryesh edhe shume detyra te tjera gjate dites.

Te rregullosh krevatin do te forcoje faktin se gjerat e vogla ne jete kane rendesi.

Nese nuk i ben gjerat e vogla mire nuk do te jesh ne gjendje te besh gjerat e medha.

2. Gjej dike qe te ndihmon

Gjate trajnimit studentet jane te ndare ne grupe te vogla dhe secila ka nje varke. Qe varka te arrije ne destinacionin e saj, te gjithe duhet te pedalojne.

Ti nuk mund ta ndryshosh boten vetem, ti do te kesh nevoje per shoket, koleget dhe ndonjehere edhe te huajt.

3. Mate dike nga madhesia e zemres

Ajo qe ka rendesi nuk eshte ngjyra, sfondi etnik ose edukimi qe ke, por vullneti dhe deshira per sukses.

4. Vazhdo te ecesh perpara

Disa here ne jave instruktoret e rreshtojne klasen dhe bejne nje inspektim te uniformave. Kapelja duhet te jete e paster, rripi duhet te shkelqeje.

Ndonjehere pavaresisht sesa mundohesh, instruktoret do te gjejne se dicka mungon. Dhe studenti duhet te notoje, me pas te rrotullohet ne rere derisa cdo pjese e trupit te jete e mbuluar me rere, kjo quhet “biskota e sheqerosur”.

The Ultimate Managed Hosting Platform

Ndonjehere ne jete pavaresisht sesa pregaditesh, mund te perfundosh si nje biskote e sheqerosur, por ti vazhdo te ecesh perpara

5. Mos ki frike te deshtosh

Cdo dite studentet perballen me situata te shumta stervitore qe testojne forcen dhe guximin e tyre. Cdo event ka standarte. Nese nuk arrin ti kapesh ato standarte, emri yt do te jete ne liste.

Ata qe jane ne liste duhet te bejne edhe 2 ore shtese stervitje qe jane dizenjuar qe te te thyejne shpirtin dhe te detyrojne ty qe te dorezohesh.

Kjo do te thoshte me shume lodhje per diten tjeter, qe do ta bente me te veshtire dhe kjo do te thoshte perseri stervitje ekstra.

Por, nje gje interesante ndodh. Ata qe jane vazhdimisht ne liste fillojne te behen me te forte.

Jeta eshte e mbushur me situata qe te veshtiresojne jeten dhe ke me shume mundesi te deshtosh.

Mund te jete e dhimbshme, mund te jete dekurajuese, por mos ki frike te deshtosh, ajo do te beje me te forte.

6. Peshkaqenet

Gjate trajnimit. Studentet fluturojne per ne San Klemente, nje ishull qe shtrihet ne bregun e San Diegos.

Ujerat e San Diegos jane nje terren mbareshtimi per peshkaqenet e barrdhe.

Ti duhet te kompletosh notimin.

Gjate notimit te nates ti je ne uje dhe perreth teje eshte i mbushur me peshkaqene nga te gjitha llojet.

Studentet jane mesuar qe nese afrohet nje peshkaqen i uritur, mos kalo ne panik, por godite ne fecke me gjithe forcen tende.

Ne bote ka shume pershkaqene. Ti nese do ta perfundosh notimin, nese do te merresh me ta, mos u largo dhe mos ki frike nga  peshkaqenet.

7. Qendro i qete

Nje nga punet kryesore te SEAL eshte beje sulme kunder anijeve armike.   Ky ushtrim konsiston ne dy zhytes SEAL.

Ata jane te hedhur ne portin armik dhe duhet te notojne 2 milje nen uje.

Ndersa i afrohesh anijes, drita fillon te zbehet sepse anija e bllokon te gjithe driten e ambjentit.

Ti duhet te notosh poshte anijes ne pjesen me te thelle te anijes. Ajo qe e ben te veshtire eshte erresira dhe zhurma shurrdhuese e makinerive te anijes.

Cdo SEAL e di se poshte anijes ne pjesen me te erret te misionit eshte nje kohe kur ti duhet te jesh shume i qete. Bej me te miren ne momentet e tua me te erreta.

8. Fuqia e shpreses

Java e 9 referohet si java e ferrit. Eshte 6 dite pa gjume, dhe ti duhet ti mbijetosh 15 oreve te mbuluar ne balte te ftohte akull dhe presionit te vazhdueshem per te hequr dore nga instruktoret.

Per tu ndjere me mire ushtaret fillojne te kendojne.

Ajo qe te ben te rezistosh eshte shpresa se cdo gje do te perfundoje ne menyre te perkryer dhe dita do te zbarrdhe.

Fillo te kendosh edhe kur te jesh i mbuluar me balte deri ne qafe.

9. Asnjehere mos i bje ziles

Ne qender te kompleksit per te gjithe studentet eshte nje zile. Te gjithe mund ta shohin.

Ajo cfare mund te besh eshte ti biesh ziles dhe ti nuk ke pse cohesh ne oren 5, ske pse noton ne uje te ftohte akull, vrapon neper pengesa dhe nuk pse mundohesh nga veshtiresite.

Asnjehere mos i bje ziles.

10. Filozofia e SEAL

“Sa me shume qe djersitesh ne koherat e paqes aq me pak do te gjakosesh ne koherat e betejes”.

Forcat SEAL sterviten ne kaos dhe kur cdo gje eshte duke shkuar keq.

11. Krijo nje mentalitet fitorje

Krijo nje liste ne te gjitha eventet qe ke pasur sukses me perpara. Nuk ka rendesi sesa te vogla jane, dhe lexoje cdo dite.

Qellimi i ketij ushtrimi eshte te krijosh nje mentalitet fituesi. Qe ti ke pasur sukses ne te kaluaren dhe do te kesh edhe tani, dhe do te ndertoje vetebesimin tend.

12. Vendos objektiva te vegjel gjate dites

Cdo gje eshte mbi vetbesimin. Nese ti vendos objektiva te vegjel dhe te arritshem si rregullimi i shtratit ne mengjes, te stervitesh, te lexosh etj.

Ne fund te dites ti do te kesh arritur te mbarosh nje seri objektivash.

Ky ushtrim do ta programoje mendjen tende dhe veten tende qe nese arrin te kryesh shume detyra te vogla brenda dites atehere do te arrish ti kryesh objektivat e medha ne te arrdhmen.

13. Perballu me nje pasoje

Nje marins SEAL gjithmone perballet me nje pasoje kur nuk e arrin nje objektiv.

Ti duhet te perballesh me nje pasoje qe mund te jete nje dush me uje te ftohte, te besh pompa, te vraposh, mund te jete gjithcka qe mund ti vendosesh vetes.

Arsyeja pse e ben kete eshte sepse kur nuk e permbush nje objektiv, nuk e ke ndergjegjen e paster, dhe kur perballesh me nje pasoje, thjesht harroje dhe vazhdo me tjetren.

14. Praktikohu edhe kur nuk ndjehesh ne forme

Ta supozojme se ke nje provim te rendesishem pas 2 javesh dhe nuk do te studiosh sot sepse je semure, po ne qofte se semuresh diten provimit nuk do te shkosh?