Si Të Merresh Me Njerëzit Toksikë

Last Updated on Korrik, 2023 by Edison

Ky shkrim është një përkthim i videos time ne YouTube

Nevoja është nëna e dijes. Kur përballemi me sfida të vështira, jemi të detyruar të përdorim çdo pikë potenciali për ta kapërcyer atë. Potencial që ndoshta se dinim se ndodhej brenda nesh.

Gjatë situatave të veshtira ne mund të nxjerrim njohuri të vlefshme për natyren njerezore. Por shumica e njerezve i harrojne këto mesime sapo u rikthehet rehatia – Që eshte për të arrdhur keq sepse në të arrdhmen do ngecin në të njejtin vend.

Gjithsesi, gjate viteve të fundit, jam shtyre nga nevoja të lexoj libra psikologjik.

Doja të kuptoja se si mund t’i zgjidh problemet e mia dhe si të merrem me njerëzit që kanë probleme serioze me veten.

Këto mësime më kanë kursyer shumë kohë, energji dhe dhimbje koke.

Pra, në këtë shkrim, do shohim sesi te jemi të qetë në situate të veshtira dhe si të merreni me vampirët emocionalë – Njerëz që nuk të thithin gjakun, por çdo pikë energjie.

3 Shtresa të Trurit

Truri ynë ka tre shtresa që evoluan për mijëra vjet.

Truri primitiv reptilian, një shtresë më e zhvilluar mammaliane, dhe një shtresë e fundit primate.

Truri Reptilian ka qenë me ne përgjithmonë. Na ndihmon të reagojmë shpejt ndaj situatave që janë ose mund të jenë të rrezikshme duke ndezur sistemin lufto-largohu-ngrijë.

Truri Mammalian është selia e emocioneve tona. Këtu lindin ndjenja të fuqishme – Dashuria, gëzimi, zemërimi, pikëllimi, xhelozia, kënaqësia.

Truri i Primat na ndihmon të marrim vendime të zgjuara. Mbledh informacion nga dy shtresat e tjera, e analizon atë dhe krijon një plan veprimi.

Çfarë lidhje ka kjo me marredheniet me njerëzit?

Kur mundohesh të arsyetosh me dikë, duhet ti flasesh trurit primat.

Je në telashe nëse përpiqesh të arsyetosh me njerëz që ndihen të zemëruar, të mërzitur ose të kërcënuar, sepse truri logjik nuk është në pune.

Tani, nëse duam të jemi të aftë për të përballuar situatat dhe njerëzit e vështirë… ne duhet të mësojmë të menaxhojmë veten.

Megjithatë, nuk është e lehtë sepse brenda kokes tënde po ndodh një luftë midis mendjes irracionale dhe racionale.

Rezultati i kësaj lufte qe nuk mbaron kurre, cakton cilësine e jetes tënde.

Ok, cfare ndodh nëse mendja irracionale eshte duke fituar territor?

Mendja Irracionale

Si fillim, do të përjetosh emocione dhe ndjesi fizike negative.

Fiksohesh pas këtyre ndjenjave dhe më pas vepron në bazë të tyre.

Tani, problem qëndron se…

Në afat të shkurtër, ti bëhesh pre e lehtë për vampirët emocionalë.

Ata do t’zemërojnë, manipulojnë, dhe të përdorin sa herë duan.

Plus, do jete e vështirë të mendosh për arritjen e qëllimeve afatgjata, e lëre më të punosh për to, sepse je vazhdimisht i stresuar… dhe ndoshta e kalon pjesën më të madhe të kohës duke plotësuar nevojat e vampirëve emocionalë në jetën tënde.

Ti je duke operuar në modalitetin e mbijetesës – Gjë që të pengon të mendosh në mënyrë të kthjellët.

Por ka edhe më keq. Kjo do ndikoje edhe në shëndetin fizik.

Nivelet e larta të stresit për një kohe të gjate, e dobësojnë sistemin imunitar dhe do sëmuresh më shpesh.

Në raste të rralla, njerëzit zhvillojnë dhimbje psikosomatike. Është kur ndjen dhimbje fizike, por shkaku është psikologjik. Trupi eshte ne rregull.

Me fjalë të tjera, duke i dhënë fuqi mendjes irracionale, ne stërvitim trurin tonë që të punojë kundër nesh.

Gjëja interesante është se truri ynë ka këtë aftësi të mahnitshme për t’u përshtatur me gjendjen. Në cfaredo rruge që futesh, herët a vone, truri do e gjejë një mënyre për të jetuar me ZGJEDHJEN tënde.

Ja një mënyrë e thjeshtë për ta kuptuar…

Kur jeton bazuar në atë që është reale dhe përpiqesh të kuptosh veten dhe të tjerët, me shumë gjasa do jesh i qetë, i shëndetshëm dhe i suksesshëm.

Arsyeja është se po e shikon realitetin ashtu siç është. Si rrjedhim do marresh vendimet e duhura në jete dhe do jesh shumë para të tjerëve.

Për shembull, njerëz si Charlie Munger, Warren Buffet, apo Ray Dalio kane arritur të kene sukses në fushën e finances dhe investimeve, ku gabimet kushtojnë shumë. Sepse kanë ndërtuar sisteme për ta parë realitetin ashtu sic është dhe marrin vendimet e duhura.

Rruga e realitetit nuk është e lehte sepse truri yne ka evoluar që të bie pre e disa iluzioneve. Por nëse mundohesh ta njohësh veten dhe ti heqësh pikat e dobëta, atëhere ti do vazhdosh në këtë rruge.

Por, nëse e keqinterpreton realitetin. Domethene kur e ushqen trurin me informacione të rreme dhe kur mban besime irracionale… Atehere devijon në një rrugë tjetër.

Është një rrugë ku nuk e di se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është iluzion. Kështu që shpesh do marresh vendime të paarsyeshme dhe do vuash.

Sic e thame më siper, edhe nëse futesh në këtë rruge, truri do e gjeje një menyre per tu pershtatur me këtë gjendje. Me pak fjale, do mesohesh të jetosh me vuajtjen.

Tani, po shikoja një dokumentar interesant të quajtur Shadowland. Bënte fjalë për njerëz që besojnë në teori konspirative.

Një nga historitë ishte për një biznesmene që punoi shumë për të ndërtuar një piceri. Por biznesi i saj rrezikohej të dështonte për shkak të masave të qeverisë kundër COVID.

Ajo filloi të lexonte në lidhje me pandeminë në internet. Dhe me siguri shikonte lajme ne televizione si Fox News.

Më pas, ajo u bë një nga njerëzit që sulmuan ndertesen e Capitol Hill në 6 janar 2021.

Problemi i mbylljes përkohësisht së biznesit nuk ishte faji i saj, por keqinterpretimi i plotë i realitetit bëri që ajo të shkojë nga ndoshta do humbas biznesin tek ndoshta do humbas lirinë.

Ajo bëri 2 vjet burg, që për mendimin tim, janë asgjë në krahasim me burgun mendor që i ka krijuar vetes.

Meqenëse lejimi i mendjes irracionale të fitojë terren e bën jetën tonë të mjerueshme…

Si mund ta forcojmë mendjen racionale?

Nëse ndryshojmë mënyrën se si mendojmë, mund të ndryshojmë mënyrën se si ndihemi.

Pra, ne i kushtojmë vëmendje mendimeve dhe besimeve tona. Dhe ne i kategorizojmë ato – Të vlefshme apo të pavlefshme.

E pyetim veten: “A më ndihmon ky mendim apo besime të arrij qëllimet e mia?”

Po.

Si më ndihmon? 1,2,3 përfitime.

Shume mire. Ateherë e mbajmë.

Nga ana tjetër, kemi mendimet dhe besimet kufizuese.

E pyesim veten: “A më ndihmojnë këto mendime apo besime të arrij qëllimet e mia?”

“Apo, a kanë ndonjë bazë në realitet? A janë ato reale?”

Sigurisht që jo. Pse? Sepse 1,2,3 arsye.

Në rregull, dërgoji në koshin e plehrave.

Cili është procesi? Si mund të shpëtojmë nga këto besime të pavlera?

1. Identifiko mendimet dhe besimet irracionale

2. Mblidhni prova që i hedhin poshtë ato

3. Njih veprimet që përforcojnë këto besime dhe bëni të kundërtën.

Duke vepruar kundër këtyre besimeve, ti po i thua vetes: “Shiko, deri më tani kam funksionuar ne bazë të informacione të pasakta, por kam mësuar gjëra të reja për veten time dhe duhet të ndryshoj”.

Nëse do të mësosh më shumë, unë e kam shpjeguar këtë proces me detaje në videon e mëposhtme:

Idea është të forcosh mendjen racionale, sepse, në terma afatgjatë, kjo do t’ndihmojë të kesh një jetë cilësore.

Në një afat të shkurtër, do i kesh mjetet e nevojshme për të parandaluar manipulimin nga vampirët emocionalë.

Ata nuk do jenë në gjendje të shkaktojnë një përgjigje të fuqishme emocionale të quajtur…

Rrëmbimi i Amygdalës

Mendo për një moment kur dikush, për shembull shefi juaj, të bërtiti papritur.

Dhe në vend që të përgjigjeshe me qetësi, ti ia ktheve duke bërtitur ose thjesht ngrive nga frika – Këtu ke përjetuar dicka që quhet rrëmbim i amigdalës.

Amigdala është një pjesë e vogël e trurit që reagon kur ndjen se je në rrezik fizik.

Në ato situata, Amigdala e ka fuqinë të kapërcejë trurin logjik dhe të japë menjëherë një përgjigje emocionale.

Ja një shpjegim i thjeshtë se cfare ndodh hap pas hapi:

Unë dëgjoj diçka që më acaron nervat… diçka që nxit mendime dhe besime irracionale që mbaj.

Menjëherë amigdala ndizet dhe liron hormonet kortizol, adrenalinë dhe nor-adrenalinë.

Këto pastaj më shkaktojnë disa ndjesi fizike në trup… fytyra më skuqet; duart më dridhen paksa; toni i zërit është dukshëm i ndryshëm (pak i larte kur kam frike dhe shume i lartë kur po ziej nga nervat)

Ndërkohë, krijohen emocione negative si zemërimi, frika, urrejtja apo xhelozia.

Eshte një përvojë mjaft e fuqishme. Je në një gjendje alarmi, një “gjendje lufte”, si nga ana fizike ashtu edhe nga ana psikologjike.

Mirë, si mund ta parandalosh që kjo të ndodhë?

Epo, e kthen qasjen e përgjithshme në jetë nga përqendrimi në emocione tek përqëndrimi në logjikë.

Me fjalë të tjera, e forcon mendjen racionale.

Kjo është një aftësi që çdokush mund ta zhvillojë për sa kohë punon me veten.

Një tjetër gjë e rëndësishme është se ne të gjithë kemi dobësi.

Dhe sado të përpiqemi ta fshehim nga vetja apo nga të tjerët… Do gjendemi në një situatë ku ato të meta do shfaqen.

Duke folur nga përvoja, do të jetë një gjë e shëmtuar.

Kur je nën ndikimin e rrëmbimit të amigdalës, do të thuash ose bësh gjëra për të cilat do të pendohesh.

Atëherë, a ka vlerë keqardhja!

Dua të them, mund të dëmtosh një marrëdhënie të shkëlqyer, të humbesh punën apo paratë, madje të kryesh një krim vetëm sepse e humbe kontrollin mbi veten për një moment të shkurtër.

Armiqtë e tu më të mëdhenj janë padija dhe mosveprimi.

Kur nuk je i vetëdijshëm për të metat e tua, kjo do t’kushtojë. Më beso për këtë.

The Ultimate Managed Hosting Platform

Është më mirë që në mënyrë aktive, vullnetare, t’i kërkosh ato të meta dhe t’i rregullosh.

Kur dëgjon diçka që të ngacmon, nuk duhet të zemërohesh me njerëzit… Dhe nuk duhet të fiksohesh sesi fjalët e tyre po të bëjnë të ndihesh.

Në vend të kësaj, duhet të përqendrohesh në atë që po ndodh në mendjen tende.

Ne e dimë se emocionet nuk burojnë nga qielli, ato vijnë nga mendimet dhe besimet tona.

Pra, çfarë jam duke menduar; çfarë besimi kam mbajtur që po më bën të ndihem keq?

Deri tani kemi kuptuar pse reagojme emocionalisht dhe si mund ta menaxhojme veten.

Kjo na jep një avantazh të madh kur kemi të bëjmë me njerëz apo situata të veshtira.

Tani, ka disa lloje vampirësh emocionalë.

Por këtu do flasim vetëm për 3 prej tyre – Mbretëreshat e Dramës, Narcistët dhe Bullistët sepse kemi më shumë gjasa t’i hasim.

Dhe mund të përdorësh strategji të ngjashme për t’u marrë me llojet e tjera të njerëzve toksikë.

Mbretëreshat e Dramës

Të gjithë kemi hasur njerëz që kanë këtë aftësi për të na shteruar energjinë me dramat e tyre të pafundme.

Jeta e tyre është si një telenovelë – e mbushur me emocione të ekzagjeruara dhe performanca dramatike.

Që nga fëmijëria, ata kanë reaguar emocionalisht ndaj një situate. Pra, është shume e lehtë që ata të merziten.

Mendo këtë situatë…

Je duke debatuar me një të afërm, pa dashur thua dicka lënduese dhe ata menjëherë shpërthejnë nga zemërimi.

Mund ta shikosh se kaloi nën ndikimin e rrëmbimit të amigdalës.

Dy gjëra ka të ngjarë të ndodhin:

Së pari, të godasin aty ku të dhemb më shumë. Mekanizmat e tu mbrojtes ngrihen; ti ia kthen mbrapsht… dhe biseda shkon drejt gremines.

Së dyti, ata hapin disa tema te ndryshme në një kohë të shkurter.

Mendoje bisedën si një pemë ku nuk po diskutoni për rrënjët, por po merreni me gjethet.

Këtu tundohesh të merresh me çdo argument ose të hamendësosh pse janë kaq të mërzitur. Por do ishte gabim.

Je duke humbur kohën dhe energjinë tënde kot, sepse në atë moment, ata nuk duan të qetësohen apo të zgjidhin problemin. Ata thjesht po shfryjne dhe ti je si një thes boksi.

Si duhet të sillemi me mbretëreshat e dramës?

Hapi 1 është të dëgjosh

Ndërsa ata shfryjnë dhe ankohen… ne NUK i ndërpresim, i kundershtojme, e mbrojme veten, ofrojmë zgjidhje apo i hedhim poshtë shqetësimet e tyre.

Ne thjesht i lëmë ata të nxjerrin hapur emocionet e tyre negative.

Hapi 2 është t’i bësh ata të flasin më shumë

Ne perpiqemi ti bëjmë ata të ndihen të dëgjuar duke përdorur fraza të thjeshta si:

“Të Dëgjoj…” kur nuk jeni dakord, por dëshironi që ata të vazhdojnë

“E kuptoj…” kur jeni dakord me ta.

Një taktikë tjetër është të përsërisni një ose tre fjalët e fundit.

Hapi 3 është krijimi i iluzionit të kontrollit

Është një strategji e fuqishme që kam mësuar nga libri Never Split the Difference nga Chris Voss.

Ne bëjmë pyetje të kalibruara për të krijuar iluzionin e kontrollit.

Siç thamë, përballja me ta është e pakuptimtë sepse truri i tyre logjik është offline dhe rrezikon të zhytesh në vorbullën e tyre emocionale.

Megjithatë, kur ata i përgjigjen pyetjeve tona, ndihen sikur janë në kontroll. Kjo gjë i ndihmon ata të qetësohen.

Dhe ne po e zhvendosim bisedën nga të bërtiturat dhe ankesat në përpjekjen për të zgjidhur problemin.

Pra, ne duhet të bëjmë pyetje të hapura, mundësisht duke filluar me “Si ose Çfarë”.

Disa shembuj janë:

• Çfare deshiron qe une te bej tani e mbrapa?

• Çfarë na solli në këtë situatë?

• Si mund ta zgjidhim këtë problem?

• Çfarë po përpiqemi të arrijmë këtu?

• Si duhet ta bëj këtë?

• Çfarë duhet bërë që të ndihesh më mirë?

Një gjë tjetër për mbretëreshat e dramës… Ndihmoi ata të ndryshojnë vetëm nëse janë të afërt me ty.

Përndryshe, është më mirë tu rrish larg. Ankesat këtu janë sport kombetar. Dhe njerezit ankohen tërë kohen, por tek ata që nuk kan c’të bëjnë. Sic e shoh unë (mund t’jem gabim) ne diskutojme problemet me qasjen sa për tu shfryre e jo për të gjetur ide apo mënyra për ti zgjidhur.

Nisur nga kjo, kur dikush ankohet shpesh, une i bej pyetje apo hedh ide sesi mund ta zgjidhe ate problem.

Pas një kohe, ata pushojnë së ankuari sepse nuk po i shtyj të shprehin keqardhje për situatën në të cilën ndodhen.

Shiko, cdo njeri ka një sasi të kufizuar të energjisë mendore. Keshtu që ki kujdes. Mos e harxho kot.

Narcistët

Ne të gjithë kemi prirje narcisiste si të qenit egoist, manipulues, si edhe te kemi ndjenja inferioriteti, ndjenja madhështie, ose një nevojë e tepruar për tu admiruar.

Por luftojmë për ti mbajtur nën kontroll.

Narcistët nuk e kanë këtë luftë.

Ata besojnë se ajo që është e mirë për ta është gjithçka që ka rëndësi.

Ata nuk të shikojnë si një person me nevojat, dëshirat dhe talentet tua, por si një mjet për t’i shërbyer nevojave të tyre.

Tani, nëse ke të bësh me një narcisist, duhet të jesh i kujdesshëm, sepse edhe pse u mungon empatia, ata mund të hiqen sikur kuptojnë cfarë po ndjen apo se u plas per ty.

Dhe nëse do diçka nga një narcisist ose dëshiron të ndryshosh sjelljen e tyre, trego gjithmonë se po ta bëjnë këtë, është në interesin e tyre më të mirë.

Në fakt, kjo është një taktikë e mirë për t’u ndjekur me njerëzit në përgjithësi – Foli interesit të tyre vetjak.

Është e rëndësishme të kuptosh se nuk mund të ndryshosh një narcisist. Janë ata që janë. Pra, pranoje se të shikon si një burim për të përmbushur nevojat e tyre.

Psikologu Albert Bernstein, në librin e tij Vampirët Emocionalë shkroi:

Për të qenë efektiv me narcisistët, duhet të merreni me ta në nivelin e tyre.

Ju duhet të jeni mjaft të ftohtë për të shkëmbyer çdo gjë që ata duan nga ju për një trajtim të denjë dhe mjaftueshëm të fortë për t’i bërë ata të paguajnë paraprakisht.

Nëse nuk mund ta bësh këtë, ose nëse zemërohesh sepse duhet ta bësh, më mirë dil tani nga marrëdhenia sepse do të t’hanë të gjallë.

Bullistët

Bullistët përpiqen të dominojnë dhe frikësojnë të tjerët. Ata marrin kënaqësi duke i bërë njerëzit të vuajnë.

Por çfarë u ndodhi atyre që dolën kështu?

Hulumtimet kanë treguar se bullistët rriten në një mjedis të ashpër – Ata mund të jenë viktima të abuzimit psikologjik, verbal dhe fizik.

Imagjinoni një fëmijë të vogël, që përpiqet t’i japë kuptim botës dhe gjithçka që sheh janë njerëz që përdorin fuqinë e tyre për të lënduar të tjerët që janë më të dobët.

Kështu ai rritet duke u ndjerë i pafuqishëm dhe inferior dhe i maskon ato ndjenja duke qenë agresiv.

Dhe sulmon njerëzit të cilët ai i percepton se janë më të dobët se ai.

Tani, është e rëndësishme të kuptojmë se bullistët, ashtu si vampirët e tjerë emocionalë, operojnë në nivele të ulëta të trurit të tyre.

Kjo u jep forcë sepse nivelet e adrenalinës janë të larta dhe kanë qenë në aq shumë përballje, saqë kur situata ështe dramatike, ata janë në habitatin e tyre natyror.

Pra, nëse përgjigjesh me një pergjigje lufto ose ngrij do humbasësh.

Ai pret që edhe ti të bërtasësh ose thjesht të qëndrosh i ngrirë duke ngrënë te bërtiturat.

Por forca e tyre është edhe dobësia e më e madhe.

Nuk ka rëndësi se sa të zgjuar dhe të fuqishëm janë… Në atë moment, ata po operojnë në trurin primitiv. Ata janë si një kompjuter i shtrenjtë, që funksionon në Windows Vista.

Pavarësisht gjithë dramës që krijojnë, ti duhet të qëndrosh i/e qetë.

Ky është çelësi për t’ia dalë me bullistët.

Me siguri ke dëgjuar këshilla si injoroje atë; Mos e merr personalisht; Ktheja me qetësi, etj.

Të gjitha janë këshilla të mira. Por problemi është zbatimi i tyre.

Kjo është arsyeja pse është thelbësore të forcosh mendjen racionale.

Kur e bën këtë, nuk ka rëndësi se sa i fuqishëm është ai, sepse je duke operuar në trurin primat. Je në një nivel shumë më të lartë se ai.

Çfarë duhet të bësh kur sulmohesh verbalisht!

Mund ta bësh të ndalojë së bërtituri, thjesht duke mos bertitur edhe ti.

Shikoje në sy.

Sillu me edukatë dhe pak i mërzitur (bored) sikur po mendon për diçka tjetër.

Qëndro drejt, relaksohu dhe lëri krahët të varen në anë, në vend që t’i kryqëzosh në mënyrë mbrojtëse.

Shpesh, kjo përgjigje i bën bullistët të ndihen nervoz apo edhe budallenj dhe ata tërhiqen.

Paramendo situaten, ku ata te sulmojne verbalisht, ndersa te tjeret jane duke shikuar, dhe ti qendron i qetë. A duket si idiot ai?

Po deshe te mësosh më shumë, të keshilloj ti shikosh videot e tjera të rekomanduara në këtë shkrim.

Scroll to Top