Edward Bernays: Mendja e rrezikshme e propagandes

Nga 1945 – 1991 Shqiperia ishte nën regjimin e enver hoxhes.

Ishte vendi më i mbyllur në bote, dhe për shumicen e popullsisë, varferia ekstreme ishte një realitet i pashmangshëm.

Lexoja për kete kohe në shkolle dhe mendoja, si mund ti besonin kësaj monstre? Si mund të jetonin ashtu dhe të mos reagonin?

Tani që jam rritur, e kuptoj se gjasat jane të medha se po të isha rritur ne atë kohe edhe une do veproja si ata – Dikush që punon gjithe diten për një buke misri dhe mendon se jeta eshte e bukur.

Propaganda eshte nje seri mjetesh aq te fuqishme saqë…

Mund ti binde njerezit të jetojne ne mjerim dhe te mendojne se jane te bekuar.

Mund ti binde njerezit të pijne helm dhe të mendojne se ua ul stresin.

Mund ti binde njerezit të shikojne me ore të tëra debate pavlere në TV në vend që të informohen per gjëra që me të vertete kane rendesi.

Nje nga pionierët e propagandes ishte Edward Bernays.

Edhe pse pak veta e njohin, ai ishte një nga njerezit me më shume influence në shekullin e 20.

Nëse në atë kohe ishe i pushtetshem dhe doje të permisoje imazhin apo të shisje më shume produkte, do punesoje Bernays.

Fushatat e tij reklamuese ishin të mëdha dhe të shtrenjta por shume efektive.

Ai vdiq në 1991, duke lënë një arsenal mjetesh për manipulimin e publikut që përdoren edhe sot e kesaj dite.

Për kete arsye do analizojme elementet kryesore të opinionit publik… dhe si njerez si puna e Bernays e perdorin këtë mekanizëm të fshehtë në një menyre që kur (nëse) e kuptojme çfare ka ndodhur, eshte shume vonë.

Mendja e Pandërgjegjshme

Sipas Frojdit, mendja e pandërgjegjshme mund ta influencoje sjelljen tone, edhe nëse nuk jemi të ndërgjegjshëm për këtë influencë.

Eshte si nje ajsberg, ku pjesa më e madhe eshte ajo që nuk e sheh.

Kjo pjese permban informacione të rendesishme si motivet, ndjenjat, dhe konfliktet.

Po ashtu permban instikte primitive si nevoja per mbijetese, nevoja seksuale, mentaliteti tribal, dhe frikera për të cilat nuk jemi të ndërgjegjshem.

Dhe shoqeria na shtyn ti fshehim apo shtypim disa lloje ndjenjash dhe motivimesh sepse mund të jenë të papërshtatshme ti shprehim.

Por ato jane aty.

Për shembull, ke pare politikanë që sillen si rrugaçë dhe nuk humbasin mbështetës.

Përkundrazi, fitojne edhe më shume mbështetje.

Kjo ndodh sepse ai po shpreh ato gjera që njerezit i mbajne brenda vetes por nuk kane guxim ti thone haptaz. Ndjenja që ndoshta kane frike t’ia pranojne edhe vetes.

Bernays përdori njohurite e Frojdit dhe Gustave Le Bon për të krijuar fushata që godasin njerezit në një nivel të thellë emocional.

Me fjale të tjera, nëse shkakton emocione te forta, ata kane më shume gjasa të bëjnë çfare u thua ti, edhe nëse eshte kundra interesit të tyre. Ata do e marrin mesazhin ngat zemrës dhe e bëjnë pjesë të realitetit të tyre.

Kjo na çon në…

iluzione

Gustave Le Bon ishte një sociolog francez dhe autor i librit The Crowd: A study of the Popular Mind.

Ai dha argumentin se mendja e popullit nuk udhehiqet nga arsyeja por nga forca jo-logjike dhe primitive.

Une dua të perqendrohem tek kjo thënie nga libri:

Masat asnjehere nuk kane pasur etje për të verteten. Ata i refuzojne provat që nuk shkojne sipas shijes së tyre, duke pelqyer të adhurojnë genjeshtrën nëse genjeshtra i josh.

Turmat kanë qenë gjithmonë nën ndikimin e iluzioneve. Kushdo që mund t’i furnizojë me iluzione është lehtësisht zotërues i tyre.

Kushdo që përpiqet të shkaterroje iluzionet do jete gjithmone viktima e tyre.

Më lejo të të jap një shembull nga jeta ime për të kuptuar si krijohen iluzionet, si i ushqen, dhe si të çojnë në mjerim.

Për shume vite kam vuajtur nga çrregullimet e ankthit dhe gjithçka filloi me

Mendime irracionale

Që kthehen në besime irracionale

Pastaj truri përgjigjet duke ngritur mekanizmat mbrojtes – Në menyre të pandergjegjshme une veproj për ti mbajtur këto besime të paverteta.

Si rrjedhoje krijoj një perceptim të gabuar për veten dhe boten.

Dhe vijme tek pika ku jam duke jetuar në iluzione.

Pjesa më shqetësuese eshte se e shpenzoj të gjithe kohen duke perpunuar mendime dhe nuk veproj.

Eshte sikur të jem në mes të oqeanit në një varke të vogel, dhe nuk shoh toke gjekundi.

Shkova në ate pike sepse i pranova mendimet dhe besimet pa i dyshuar në menyre rigoroze.

Me pak fjale, e indoktrinova veten.

Pas disa vitesh, u lodha duke vuajtur dhe vendosa të ndryshoj.

Nisa terapine dhe seance pas seance, ajo më ndihmoi që të mendoj në menyra racionale, mekanizmat mbrojtes filluan te binin, perceptimi im ndryshoi, iluzioni qe kisha ndertuar ra, dhe fillova të veproj.

Duke vepruar kunder besimeve të mia, e pashe që kisha qene duke jetuar në iluzion.

Tani, dua të vë në dukje si reagova ndaj perpjekjeve të psikologes për të më ndihmuar.

Në fillim të terapise zemerohesha dhe ndonjehere e ofendoja atë.

Mendoje për një çast.

Edhe pse mberrthimi pas ketyre iluzioneve ishte i dëmshëm, dhe dëshpërimisht doja të ndryshoja… Prapë, u desh shume pune për ti thyer.

Arsyeja kryesore eshte se të jetosh me iluzionet eshte e lehte. Eshte diçka që e njohim. Edhe pse është një gjendje e mjerueshme, kemi mësuar të jetojme me të.

E njëjta gjë eshte edhe me popullin.

Ata krijojne iluzione per disa njerez dhe situata. Dhe nëse ua ushqen iluzionet e tyre, ata do i pranojne, dhe mund ti influencosh.

Por nese perpiqesh te thyesh ato iluzione, edhe nëse eshte gjëja e duhur për ta, do perballesh me qëndresë të madhe… në rastin më të mirë.

Se mund te kesh edhe fatin e Sokratit.

Deri tani, e kemi nje ide të pergjithshme sesi indoktrinohen njerezit dhe sa kembengules jane që të qëndrojne në atë zonë.

Do hyjme në disa mënyra më specifike rreth manipulimit të masave.

Fuqia e Simboleve

Në vitin 1929, George Hill, presidenti i American Tobacco, ishte ne nje takim me Bernays, dhe ishte i shqetesuar.

Ai i tha se jane duke humbur 50% të klienteve sepse femrat nuk lejohen të pijnë duhan në mjedise publike.

Atehere, ishte e pranueshme që femrat të pijne duhan në shtepi, por ato që pinin duhan në publik shikoheshin me një sy të keq.

Dhe Bernays nuk dinte sesi mund ta kalonin këtë tabu sociale.

Keshtu qe ai i kerkoi keshille Dr A.A Brill, nje psikoanalist dhe ndjekes i Frojdit.

Dr Brill i tha

Eshte shume normale qe femrat te duan te pijne cigare.

Emancipimi i femrave ka shtypur shumë nga dëshirat e tyre femërore.

Më shumë gra tani bëjnë të njëjtën punë si burrat. Shumë gra nuk lindin fëmijë; ata që lindin kanë më pak fëmijë.

Tiparet femërore janë të maskuara. Cigaret, të cilat barazohen me burrat, bëhen pishtarë të lirisë.

Biography of an Idea nga Edward Bernays

Pishtarë te Lirisë. Kjo frazë e frymëzoi Bernays.

Atij i lindi idea për të dërguar një grup aktivistesh të ndezin cigare ne publik gjatë paradës së Pashkeve.

Dhe i kërkoi sekretares së tij, Bertha Hunt, tu dërgonte një telegram ketyre aktivisteve.

Ajo u shtir si një avokate e të drejtave të grave, duke u përpjekur të mbledhë mbështetës për këtë fushatë.

Të dielën e Pashkëve, dhjetë vajza të reja marshuan në Fifth Avenue dhe pas sinjalit, ato ndezën cigaret.

Bernays njoftoi shtypin paraprakisht se kishte dëgjuar se një grup aktivistesh po përgatiteshin të protestonin duke ndezur ato që ata i quanin “pishtarë të lirisë”.

Siç shpjegon Pat Jackson, një këshilltar për marredheniet me publikun dhe një mik i Bernays:

“Ai e dinte se të gjithë fotografët do të ishin aty për të kapur këtë moment, ndaj ishte gati me një frazë… pishtarët e lirise.

Këtu keni një simbol, femra të reja që pinë cigare në publik me një frazë që do të thotë se kushdo që beson në barazi, duhet t’i mbështesë ato në debatin që pason për këtë.”

Gjithçka ishte e llogaritur me kujdes:

  • Si duhet të dukeshin?
  • Si do të silleshin?
  • Ku do të shkonin?

Por më e rëndësishmja, Bernays ndërmori hapa për të fshehur se ai dhe American Tobacco ishin pas kësaj fushate.

Ai fshehu se “pishtarët e lirisë” nuk ishte gjë tjetër veçse një reklamim për Lucky Strikes.

Qasja e Bernays

Sipas mendimit tim, një situatë që kap plotësisht qasjen e Bernays është kjo:

Një keshilltar i PR i tha George Hill që të ndryshonte paketën Lucky Strike në një ngjyrë neutrale, sepse sondazhet treguan se femrat nuk preferojnë ngjyren jeshile.

Ato mendonin se nuk shkon me veshjen e tyre të preferuar.

Hill nuk e pëlqeu këtë strategji sepse kishin shpenzuar miliona dollare për reklamimin e paketës.

Pastaj Bernays tha: “Nëse nuk e ndryshon ngjyrën e paketës, ndrysho ngjyrën e modës … në jeshile”.

Imagjinoje. Ai donte të ndryshonte se çfare ngjyre duhet të pëlqejë një komb i tërë.

Gjë që e beri.

Qasja e Bernays ishte indirekte.

Ai krijonte ngjarje në dukje spontane që bënin lajm dhe lidheshin me produktet e klientëve të tij.

Ai nuk të jepte fakte se pse duhet të blesh një produkt.

Ai e ndryshonte mjedisin tënd në një mënyrë që ndërmarrja e një veprimi specifik të ndihej e arsyeshme… Te duket sikur ishte ideja JOTE.

Teknika e Njeriut të Tretë

Më 17 janar 1991, Presidenti George H. W. Bush njoftoi fillimin e Operacionit Desert Storm. Një luftë kundër Irakut sepse kishte pushtuar Kuvajtin.

Tre muaj më parë, një infermiere 15-vjeçare e quajtur Nayirah dha këtë dëshmi emocionale përpara kongresit Amerikan.

Për tre muaj, kjo dëshmi u përsërit vazhdimisht nga mediat. Edhe vetë presidenti Bush e përmendi historinë. E tronditi publikun amerikan dhe i bindi ata të futen në lufte kundër Irakut.

Koalicioni i vendeve të udhëhequra nga SHBA e munden Irakun brenda një muaji.

Një vit më vonë, u zbulua se historia e Nayirah ishte e sajuar. Ne fakt, ajo ishte vajza e ambasadorit të Kuvajtit në SHBA.

Nijirah Al-Sabah (majtas)

Dhe këtë fushate e kishte krijuar firma më e madhe e PR në botë, Hill & Knowlton. Qeveria e Kuvajtit u kishte dhënë 11 milionë dollarë.

Bernays, ende duke punuar në atë kohë, nuk ishte i përfshirë në këtë fushatë. Por ai duhet ta ketë kuptuar të verteten, sepse ata po përdornin strategjitë e tij:

  1. Shfrytëzo emocionet e njerezve – në këtë rast, frikën, zemërimin dhe neverinë.
  2. Krijo narrativën – Ushtarët irakianë jane mishërim i së keqes dhe Kuvajti, një vend i ri demokratik, ka nevojë për ndihmë nga SHBA dhe bota.
  3. Përdor “infermieren” 15-vjeçare për të simbolizuar luftën e Kuvajtit.
  4. Dhe elementi më i rëndësishëm është krijimi i lajmeve.

Siç shpjegon Bernays në librin e tij Kristalizimi i Opinionit Publik:

The Ultimate Managed Hosting Platform

Këshilltari i marrëdhënieve me publikun duhet të marrë faktet befasuese nga i gjithë subjekti i tij dhe t’i paraqesë ato si lajm.

Ajo që e bën këtë hap shumë efektiv është se shumica e njerëzve mendojnë se qëllimi i medias është informimi i publikut.

Mund ta dish se nuk është kështu. Televizionet dhe mediumet e tjera janë biznese.

Qëllimi i tyre kryesor është të fitojnë shumë para.

Nuk mund ta arrijne kete qellim duke informuar dhe edukuar njerëzit… por duke i argëtuar ata.

Pseudo-mjediset

Walter Lippman ishte një gazetar me shumë ndikim. Ai shkroi disa libra, por më i rëndësishmi ishte Opinioni Publik.

Argumenti kryesor është se meqenëse njerëzit jetojnë me probleme të përditshme dhe akses minimal në fakte, kuptimi i realitetit formësohet nga ato që ai i quajti “pseudo-mjedise”.

Bota është e madhe, komplekse dhe ndryshon shpejt.

Keshtu që ne ndërtojmë modele të mjedisit tonë në mendje, sepse është më e thjeshtë për ne të kuptojmë dhe veprojmë.

Me fjalë të tjera, ti dhe unë shikojmë të njëjtën ngjarje, por perceptimet tona mund të ndryshojnë sepse ia veshim emocionet. Dhe ne do të veprojmë bazuar në atë perceptim.

Bernays u pajtua me Lippmann dhe tha se nëse i kupton modelet e perceptimit të njerëzve, mund ti japesh forme pseudo-mjedisit te tyre.

Por si mund ta bësh saktësisht?

Le të fillojmë me themelin dhe të ndërtojmë prej aty…

Perceptimi njerëzor është një grumbull i:

  • Informacionit qe vjen nga shqisat
  • Përvojat e kaluara
  • Stereotipet
  • Simbolet
  • Arsyetimet
  • Fantazitë

Tani, le të shohim se si mund të ndikojmë në secilin element.

Informacioni që marrim nga shqisat. Bëhet fjalë për të kuptuar se çfarë sheh audienca jote dhe ku.

Ne menyre qe te krijosh mesazhin e duhur e ta shperndash ne vendin e duhur.

Ndjenjat që kemi për përvojat e kaluara. Përdor një ngjarje tronditëse që ka ndodhur në të kaluarën për të nxjerrë një mësim sot. Prek emocionet negative të njerëzve.

Mund të përdoresh edhe emocione pozitive. Për shembull, koka-kola e lidh produktin e vet me ndjenjën e nostalgjisë.

Stereotipet. Sipas Lippmann, stereotipet janë një “imazh i shtrembëruar në mendjen e një njeriu, qe nuk bazohet në përvojën personale, por i nxjerrë në mënyrë kulturore”.

Ne i pranojmë ato si rrugë të shkurtra mendore për të minimizuar përpjekjet e mendimit dhe për të mbrojtur pozicionin tonë shoqëror.

Stereotipet përcaktojne kryesisht se çfarë grupi faktesh do të shohim dhe në çfarë drite do t’i shohim ato.

Simbolet. E merr një ide dhe e lidh me një simbol, diçka që ka kuptim për shumicën e njerëzve.

Arsyetimet. Njerëzit vendosin bazuar ne emocione dhe pastaj perpiqen ta justifikojnë me logjikë.

Fantazitë. Cilat janë ëndrrat e fshehta te njerëzve dhe si mund të krijosh një histori që premton ti kthejë endrrat e tyre në realitet?

Këta elementë te japin një ide se si njerëzit e perceptojnë botën. Gjithashtu te lejon të futesh më thellë në të kuptuarit se si ndihen me të vërtete.

Ajo që ndodh eshte se… Politikanët dhe korporatat nuk krijojnë ndjenja nga ajri.

Ata e bëjnë gjithë këtë punë që të përforcojnë atë që ne tashmë ndjejme.

Epilog

Edhe në botën e sotme, ku ne kemi akses të jashtëzakonshëm në informacion, është sfiduese të ndash të vërtetat nga gënjeshtrat.

Shpresoj që duke kuptuar se si funksionon makineria e propagandës, do të zvogëlosh dëmin në jetën tënde, deri diku.

Nuk do jesh në gjendje të pengosh idiotët të zgjidhen si perfaqësues në parlament, por mund të parandalosh manipulimin nga korporata si ato të duhanit, pijeve alkolike dhe ushqimeve të pa shendetshme.

Mëso Më Shumë

Scroll to Top