Teoria e Frojdit: Psikoanaliza e shpjeguar thjeshte

A ke menduar ndonjëherë…

Pse disa të rritur sillen si fëmijë, dhe disa fëmijë sillen si të rritur?

Pse disa njerëz preken nga fjalët sikur ke shtype një buton në mendjet e tyre?

Mund të jetë një reagim ku ushtrohet dhune ose diçka e veshtire per tu dalluar si mbajtja e çantes para vetes.

Në këtë shkrim, do flas për tre sistemet e personalitetit sipas Frojdit: ID, Ego dhe Superego.

Kjo do t’ndihmojë ti kuptosh më mirë njerëzit e tjerë dhe të zvogëlosh ndjenjat negative ndaj tyre.

Për shembull, kur sheh dike që sillet si fëmijë, e kupton se ID, pjesa primitive e personalitetit, është në kontroll.

Në vend që të mërzitesh me të, përpiqesh ti qetesosh ose thjesht i injoron dhe vazhdon ditën.

Pra, të kesh këto njohuri mbi natyren njerëzore të ndihmon të kesh një marrëdhënie më të mirë me të tjerët dhe, më e rëndësishmja, me veten.

Siç e din, kuptimi i vetes eshte themeli për të pasur marrëdhënie të shëndetshme.

ID

ID-ja është pjesa primitive e personalitetit që përmban instinktet.

Qëllimi i ID është të shmangë dhimbjen dhe të gjejë kënaqësi pavarësisht pasojave.

ID nuk e di se çfarë është e drejtë dhe e gabuar, çfarë mund të bëhet dhe çfarë jo, dhe nuk njeh kufij.

Nuk ndryshon me kohën apo përvojën sepse nuk është në kontakt me botën e jashtme. Megjithatë, ajo mund të kontrollohet dhe rregullohet nga egoja.

Mund ta shohësh ID në veprim sa herë që dikush bën diçka impulsive ose kalon kohen duke parë ëndrra me sy hapur.

Tani, për të qenë i/e kënaqur me jetën tende, duhet të mësosh të menaxhosh instinktet dhe të bësh zgjedhje të mira.

Ti mund të kesh parë njerëz që kanë pasë mundësi të arta por i kanë hedhur në kosh sepse ishin skllevër të instinkteve të tyre dhe bënë zgjedhje të gabuara.

Pra, është e rëndësishme që edhe nëse ke dhjetëra opsione, ti të zgjidhesh ato që të ndihmojnë të arrish qëllimet e tua.

Dhe kjo çon në…

Ego

Si bebe, ne jemi tërësisht ID. Ne duam kënaqësi të menjëhershme dhe prindërit kujdesen për nevojat tona.

Pastaj ne fillojmë të rritemi dhe mësojmë se realiteti nuk na lejon të përmbushim shpejt nevojat tona.

Me fjalë të tjera, mjedisi nuk përshtatet më për ne, kështu që ne duhet të përshtatemi me mjedisin.

Kjo detyron një pjesë të ID të ndryshoje vetveten, duke u kthyer në një strukturë të quajtur ego.

Egoja është e vetëdijshme dhe racionale.

Funksioni kryesor i egos është të kënaqë nevojat e ID në një mënyrë realiste dhe të pranueshme nga shoqëria.

Egoja është si një ekonomist që i thotë CEOs se nëse merr me qira një zyrë të madhe, do të kënaqësh punonjësit e tu, por kjo do ta vendosë biznesin në rrezik falimentimi.

Pra, egoja negocion me ID për të marrë atë që dëshiron pa i kushtuar shumë në të arrdhmen.

Për të bërë punën e saj, ego përdor disa mjete të quajtura mekanizma mbrojtës.

Këto janë metoda për të ulur stresin dhe ankthin që vjen nga mendimet ose besimet e papranueshme.

Le të marrim si shembull represionin.

Represioni

Eshte kur përpiqemi të bllokojmë emocionet negative si zilia, urrejtja, zemërimi ose epshi.

Tani, fetë gjithmonë i kanë shtyrë njerëzit të ndjekin një qasje represive ndaj këtyre ndjenjave.

Sepse mendonin se njerëzit duke i mbajtë keto ndjesi ka rrezik te kryejne ndonje veprim të pahijshem apo krim.

Por Frojdi ishte kundër kësaj qasje.

Ai argumentoi se ne mund të pranojmë emocione ose qëllime negative pa vepruar.

Për shembull, nëse pranoj se ndonjëherë i urrej miqtë e mi, ndonjëherë ndjej zili, ndonjëherë dëshiroj të lëndoj disa njerëz, e kështu me radhë, do të jem më i qetë me veten dhe në fakt do të jem më pak i prirur të sillem keq.

Realiteti është se nuk mund të shpëtojmë nga mendimet dhe emocionet negative. Ato janë pjesë e jona.

Nëse përpiqemi t’i groposim ato ndjenja, nëse nuk pranojmë që i kemi (sepse jemi njerëz, jo robota) aq më shumë do na helmojnë, aq më shumë ka gjasa të dalim nga vetja.

Do flasim për mekanizmat mbrojtës më poshtë sepse është një temë interesante, por le të vazhdojmë me…

Superego

Fëmijët mësojnë nga figurat e rriturat në jetën e tyre si prindërit, mësuesit dhe personazhet mediatike.

Mësojmë se disa sjellje janë të papranueshme. Ka rregulla që duhet të ndjekim. Dhe nëse i thyejmë, ata do na ndëshkojnë.

Meqenëse realiteti jo vetëm që nuk lejon të bësh cfare ke qejf, por gjithashtu të jep tradita, zakone dhe gjykime dhe kërkon që t’i respektosh ato… një pjesë e egos modifikon veten dhe shndërrohet në superego.

Superego kundërshton ID-in. Superego përpiqet ti zbatojë rregullat e shoqërisë, ndërsa ID kërkon kënaqësi të menjëhershme.

Duke zhvilluar superegon, njerëzit kanë zhvilluar disa standarde morale.

Superego është shumë e fuqishme. Mund të marrë kontrollin mbi instinktet e verbëra të ID-it dhe qëllimet realiste të egos.

Sjellje e Mësuar

Tani, shumë njerëz (përfshirë mua) e kanë nënvlerësuar ndikimin e prindërve dhe të rriturve të tjerë në jetën tonë.

Për shembull, kisha zakon të punoja për të përmirësuar një pjese të jetës sime, ndërsa sabotoja veten në një pjese tjetër.

Për shembull, bëja përparim në humbjen e peshës dhe në të njejten kohë zvarrisja punën.

Vazhdimisht përpiqesha të shkoja dy hapa përpara në jetën time dhe tre hapa pas.

Më vonë zbulova se kisha vepruar kështu që kur isha fëmijë dhe imitoja sjelljen e prindërve të mi.

Pra, ishte një sjellje e mësuar.

Mirë, a do të thotë që unë duhet të fajësoj prindërit apo të rriturit e tjerë të cilët në mënyre të pandërgjegjshme i kam imituar?

Epo, le ta analizojmë:

Nëse mërzitem me ta, çfarë do të arrij? Unë kam një arsye të dobët për të mos ecur përpara.

E thënë thjesht, do përpiqem të gënjej veten.

Por ne mund të gënjejmë këdo, përveç vetes. Herët a vonë, këto ndjenja do të shfaqen dhe do shkaktojnë dëme.

Nëse nuk punojmë me dobësite që kemi… ajo vetja jonë primitive do dale në siperfaqe dhe do na kapë për fyti.

Mëso më shumë: Si Të Merremi me Njerezit Toksikë

Duke pasur këto gjëra parasysh, zgjodha të sillem si i rritur dhe të marr përgjegjësi për ndjenjat dhe veprimet e mia.

Dhe gjëja më e rëndësishme që kam mësuar është se pavarësisht sa zakone të këqija kemi, pavarësisht sa vite kemi kaluar duke sabotuar veten… lajmi i mirë është se ne kemi kapacitetin për të ndryshuar.

E din, çdo sjellje e mësuar mund të ç’mësohet.

Duhet të kemi kurajon për ta njohur veten ashtu sic jemi. S’ka nevoje ta kritikojme apo paragjykojme veten për të kaluaren sepse aq kemi dite, aq kemi bere. Si edhe të pranojmë që i kemi disa të meta dhe të punojmë për ti hequr ato.

Mekanizmat e Mbrojtjes

Siç e thamë, këto janë mjete që Ego i perdor që ne të mos mbingarkohemi me emocione.

Mendo sikur per çdo gjë që ndodh në jeten tone, ne të reagonim emocionalisht… Do të kishim shpeshhere kriza nervore.

Pra, mekanizmat mbrojtës na ndihmojnë të funksionojmë në jetën e përditshme dhe të jemi më elastik. Na ndihmojnë ti marrim gjërat më me qetësi.

Por kur u japim atyre shumë fuqi, ka ndikim te kundërt… ne ngecim në vend.

Le të shohim disa mekanizma të zakonshëm mbrojtës dhe se si ato ndikojnë në jetën tonë, shpesh pa qene të vetëdijshëm:

Sublimimi

Është një mënyrë për të kanalizuar ndjenjat negative në një diçka më të pranueshme.

Për shembull, kur bëhesh me nerva, shkon në palester dhe i shkarkon nervat aty.

Është gjithashtu një mënyrë për të krijuar art. I kanalizon ato ndjenja negative në krijimin e një dickaje të bukur.

Per shembull, autori i njohur Robert Greene, shkroi 48 Ligjet e Pushtetit sepse ishte i mërzitur dhe i zhgënjyer nga njerëzit qe i kishte rastisur të takonte gjatë punëve që bënte para se ta publikonte librin.

Sipas tij, ai nuk qëndronte gjatë në të njëjtin vend dhe mund të ketë ndërruar mbi 80 vende pune.

Ai i përdori ato përvoja negative si lëndë të parë për librin e tij.

Mohimi

Është kur njerëzit mohojnë që kanë një problem.

Zakonisht përdoret nga njerëzit që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

E vëmë re se stili i tyre i jetesës ka ndryshuar goxha për keq, por kur ua vë në dukje, ata e mohojnë dhe sillen sikur gjithçka është normale.

Të qenit në mohim i nxjerr njerëzit nga një bisedë e pakëndshme, por kjo e bën jetën e tyre shumë më të vështirë.

Sepse për të zgjidhni një problem, duhet të flasësh me njerëz të tjerë.

Kush e di? Ata mund të japin një zgjidhje ose të frymëzojnë për të gjetur një të tillë.

Ndonjëherë zgjidhja e problemeve tona është duke na goditur në fytyrë, por ne nuk i kushtojmë vëmendje. Ne jemi shumë të zënë duke u mërzitur me të tjerët.

Racionalizimet

Është kur justifikojmë një zakon të keq.

Për shembull, një herë e pyeta shokun tim pse pi cigare.

Natyrisht, sepse ka varësi ndaj nikotinës, por doja të dija nëse ai përdor të njëjtin justifikim si unë kur kam qenë I varur.

Dhe ai tha: “Më ndihmon të qëndroj i qetë”.

Epo, ti pi dy paketa në ditë. Keshtu që i bie të jesh i qete si murg. A je ti i qetë si murg?

Po, jam. U përgjigj ai me nerva.

Zhvendosja

Është kur ne i drejtojmë emocionet e forta një njeriu më pak kërcënues.

Për shembull, dikush zemërohet me shefin apo kolegun e punës. Dhe në vend që të përballet me ta, ai shkon në shtëpinë e tij dhe debaton me familjen për gjëra të parëndësishme.

Me pak fjale, kur ua nxjerr nervat tjereve qe s’kane lidhje me arsyen që je merzitur.

E kundërta e asaj që ndjejme

(Reaction formation) është kur ti shpreh të kunderten e asaj që ndjen në të vertete, shpesh në një menyre të ekzagjeruar.

Dhe personi nuk është i vetëdijshëm për këtë sjellje.

Një shembull interesant është dikush që i urren homoseksualët, por në mënyrë të pandërgjegjshme, ai/ajo ka terheqje ndaj njerezve të së njëjtit seks. Keta nuk jane domosdoshmerisht gay. Por me siguri i kane pasë si ndjesi në të kaluaren, dhe nuk ia kane pranuar vetes per shkak të frikes.

Si rrjedhim, ky mospranim kthehet në urrejtje. Mendojne, ‘nese I urrej këta njerez, atehere do të thote që nuk jam si ata.’

Një shembull tjetër janë ish-alkolistët. Ata që e kane lënë me të vërtetë, zakonisht bëhen avokatë të ashpër kundër alkoolit.

Ajo që ndodh shpesh, eshte se dikush nuk pi alkol për nje periudhe të caktuar, dhe të afermit kujtojnë se ky e ka lënë. Ne fakt, ai thjesht po bën një pushim.

Por dikush që ka marrë një vendim të prerë për ta lënë, sado ti thuash pije veç nje gote, nuk do e pije. Sepse tanimë ndjen neveri ndaj alkolit.

Në këtë rast, mekanizmi është i dobishëm, sepse i ndihmon te mos bien në kurthin e varësisë.

Edhe une pasi e lashe seriozisht duhanin, krijova një ndjesi neverie dhe nuk më jep më shtysë për ta provuar, qoftë edhe një cigare.

Nje liber që më ka ndihmuar ta lë është, An Easy Way to Quit Smoking nga Allen Carr.

E gjeta rastësisht online, dhe u nxita nga kureshtja ta lexoj këtë liber. Pastaj nga çereku e lashe sepse më kapi frika se do më bindë ta lë duhanin.

Dy vite më vonë, e rilexova dhe më ndihmoi ta kuptoj pse pijmë duhan dhe si mund ta lëmë pa e torturu veten.

Copëzimi

Ne ndajmë mendimet, emocionet dhe përvojat specifike për të shmangur besimet kontradiktore.

Mund të jetë e dobishme sepse kur perballesh me shumë probleme në të njëjtën kohë, të lejon të përqendrohesh në një fushe të jetes.

Për shembull, mund te kesh probleme familjare, por kur shkon në punë, je në gjendje të përqëndrohesh dhe të jesh produktiv.

Megjithatë, ndarja e këtyre fushave të jetës për një kohë të gjatë mund të të pengojë të njohesh të metat e tua dhe t’i përmirësoni ato.

Per shembull, mund të jesh rob i qetë dhe i sjellshëm në shtëpi, por si menaxher je shumë rob acarues. Ti e mendon si dicka normale dhe nuk e gjen nevojën për të ndryshuar.

Pra e copëzon mënyren sesi sillesh në fusha të ndryshme.

Scroll to Top