Si te behesh nje lider karizmatik

Nje lider karizmatik nuk i fitoi ato cilesi po ne ate kohe qe krijoi kompanine ose kur u ngrit ne detyre.

Ata ka qene duke i perdorur dhe perfeksionuar ato cilesi gjate gjithe jetes se tyre.

Por si fillim, cfare do te thote te jesh nje lider?

Do te thote ti ndihmosh njerezit te arrijne ate per te cilen jane te afte.

Te vendosesh nje vizion per te arrdhmen, te inkurajosh, te drejtosh, dhe te mbash nje lidhje te shendetshme.

Nje lider duhet te pyese:

Ku eshte kjo skuader duke shkuar?

Kujt po perpiqemi ti sherbejme?

Si mund ta permisojme cilesine e punes sone?

Pergjigjet specifike per keto pyetje ndryshojne po aq sa njerezit qe udhehiqen, po aq sa edhe vet liderat.

Me e rendesishmja eshte se liderat i japin pergjigje ketyre pyetjeve.

Keto keshilla dhe teknika do te te ndihmoje qe te gjesh liderin brenda vetes:

1. Ji Autentik

Nuk ka asnje menyre korrekte per te udhehequr, dhe liderat e talentuar vijne ne personalitete te ndryshme.

Disa jane zhurmshem ose te qete, te buzeqeshur ose serioz, te ashper ose te bute, shprehes ose te turpshem. Mosha, gjinia, rraca nuk kane rendesi ne percaktimin e nje lideri.

Nuk mundesh te gjesh nje lider qe e pelqen dhe ta imitosh. Ka shume pak mundesi te kesh sukses duke imituar dike tjeter qe eshte i suksesshem.

Te jesh nje lider te kerkon te zbulosh se kush je ne te vertete.

Kerko per cilesi personale qe mund ti zoterosh, dhe nese nuk i ke, ti mund te mesosh ti implementosh ne personalitetin tend.

Disa nga cilesite jane – Nje imagjinate e mire, nje mentalitet pozitiv, kembengulje, entuziazem dhe shume te tjera.

Hapi i pare drejt suksesit eshte te gjesh pikat e forta te karakterit tend.

2. Vendos Objektiva

Objektivat i fokusojne perpjekjet dhe te lejojne te matesh suksesin. Si edhe te japin nje sens urrgjence qe puna duhet te behet tani.

Kur ti arrin nje objektiv, merr nje sekonde per ta lavderuar veten.

Me pas leviz tek objektivi i tjeter, me guxim, me force, dhe me energji per shkak te objektivit qe sapo arrite.

Gjithmone mundohu te kerkosh nje metode qe te permisosh ate qe po ben, edhe ne qofte se eshte e konsideruar kunder rregullave te industrise.

Ndonjehere do kesh sukses.

Ndonjehere do te kerkoje me shume kohe sesa kishe menduar, dhe ndonjehere deshton.

Idea eshte qe te reflektosh, planifikosh, dhe te vazhdosh te ecesh.

3. Balancoje jeten tende

Eshte vitale te balancosh jeten, te besh vend edhe per gjera te tjera pervec punes. Duke balancuar jeten tende, ti do te krijosh lidhje me te lumtura.

Nese do te behesh nje lider i madh, duhet ti mbash te gjitha pjeset e jetes tende te forta dhe te paprekura.

Nje lider qe merr vendime te rendesishme, qe ben para per kompanine, por qe nuk shkon mire me gruan dhe femijet, po humbet nje pjese kritike te jetes.

Nese do te jesh nje lider i mire duhet te jesh i/e kompletuar.

4. Motivo njerezit

Jepu njerezve nje sens te vertete qellimi, nje ndjenje se ai/ajo eshte duke punuar per dicka te vleshme.

Mundohu ti njohesh njerezit, perfshij ata, pyeti se cfare mendimi kane dhe jepu nje kompliment per nje pune te mire. Ndaje suksesin me ta. Kerko nje keshille dhe nese ka mundesi, ndiqe.

Mundohu ti besh ata te kuptojne sa te vleshem jane.

Me fjale te tjera, trego qe ke besim, respekt dhe qe kujdesesh per ta.

Beje kete, dhe do ta rrethosh veten me njerez te motivuar.

5. Degjo per te mesuar

Jane dy arsye shume te mira per te degjuar njerezit.

Ti meson ne ate menyre, dhe njerezit u pergjigjen atyre qe degjojne.

Kjo pike duket shume e qarte, saqe duket dicka e pakuptimte per tu shkruar. Por, eshte nje mesim qe shume njerez e kalojne jeten duke harruar ta aplikojne.

Asnje nuk mund te dije gjithcka. Duke degjuar te tjeret eshte menyra me e mire per te mesuar.

Do te thote te degjosh punonjesit, klientet, familjen, shoket – Edhe ate qe thone kritiket.

Nuk do te thote te fiksohesh pas opinionit te te tjereve, por thjesht ti degjosh.

Mundohu te njohesh njerezit, fol me cdo njeri qe takon, degjo me vemendje, dhe asnjehere mos e trego veten se je mbi te tjeret.

Degjo per te influencuar

Dean Rusk tha, “Te degjosh eshte menyra per te bindur te tjeret me veshet e tu .” Mund te duket e cuditshme por eshte metoda me e mire ti kthesh njerezit nga mendimi jot.

Mund te jete nje mjet i fuqishem per te bindur te tjeret ta shikojne boten ashtu sic e sheh ti.

Do te tndihmoje te kuptosh se cfare eshte duke menduar tjetri.

Pse thane jo?

Cila eshte arsyeja pas kesaj?

Pse nuk i pranojne idete e tua?

Disa njerez flasin shume kur duan ti bindin te tjeret se kane te drejte. Keshtu, leri te flasin. Ata dine me shume per problemet e tyre sesa ti.

Nese nuk je ndakort me ta, ti mund te jesh i tunduar ta nderpresesh. Mos e bej, eshte e rrezikshme.

Ata nuk do te te kushtojne vemendje sepse kane edhe shume per te shprehur.

Degjo me durim dhe me mendje te hapur. Inkurajoji qe te shprehin idete e tyre plotesisht.

Ata nuk do te harrojne, dhe ti mund te mesosh dicka te re.

Askush nuk eshte me bindes se nje degjues i mire.

6. Si te perballosh gabimet, ankesat, dhe kritikat

Jane dy te verteta persa u perket gabimeve:

Numri nje, ne te gjithe i bejme.

Numri dy, ne jemi te shpejte per ti drejtuar gishtin dikujt kur gabon, por e urrejme kur dikush na drejtohet neve.

Asgje nuk e vret egon tone me shume se kur dikush na thote qe kemi marre nje vendim te gabuar ose qe kemi pasur nje performance te dobet ne pune.

Eshte edhe me e veshtire kur kritika eshte korrekte.

Megjithate, eshte normale qe te besh gabime, te marresh ankesa nga klientet ose punonjesit. Askush nuk eshte forme gjithe kohen.

Keshtu, si ti perballosh gabimet?

1 – Krijo nje ambjent ku njerezit jane te hapur qe te marrin keshilla ose kritika konstruktive.

Tregoju atyre qe te besh gabime eshte nje pjese natyrale e jetes. Nje menyre eshte te pranosh gabimet e tua.

Kujto se ti nuk mund te presesh nga te tjeret ate qe nuk je i gatshem ta besh vete.

Prano fajin tend, behu i pari te pranosh gabimet e tua. Te gjithe do thone, “Jo, nuk eshte dhe aq keq”. “Nuk eshte se ka shume rendesi”.

Kur nje klient eshte duke u ankuar per nje produkt ose sherbim, nje pranim i shpejte i gabimit mund te sherbeje per te qetesuar situaten.

Dhe asnjehere mos u mundo ta minimizosh impaktin qe gabimi ka patur.

Gjeja me e keqe qe mund te besh eshte te fajesosh dike tjeter. Nje lider duhet te jete pergjegjes per gabimet e tij/saj.

2 – Mendo dy here perpara se te kritikosh ose te fajesosh dike. Nese personi ka bere nje gabim, e di si ndodhi dhe cfare te beje qe te mos ndodhe serish, atehere eshte ne rregull.

Nuk ka nevoje ta besh te ndihet me keq sec eshte.

Punonjesit e motivuar duan te performojne mire. Ata nuk vijne ne pune per ti ngaterruar gjerat. Ata duan te ndihen me vlere.

Te kritikosh dike perpara te tjereve nuk do ta rregulloje problemin.

Ne vend te kesaj pyet: Si mund ta permisojme situaten?

Keta njerez qe marrin kritika te ashpra kane me pak gjasa qe te behen kreative. Menjehere, grupi ka humbur nje pjese esenciale te potencialit te punonjesit.

Faji rralle here e permison situaten.

Por, kur dikush e perserit gabimin, dhe nese nevoja eshte urgjente, kritikoje me kujdes.

3 – Kur kritikon, filloje me lavderim per nje pune te mire qe kane bere. Fol per zonat qe kane nevoje per permisim. Inkurajimi i ben fajet te thjeshta per tu korrigjuar. Ne fund, mbaroje me nje diskutim sesa i vleshem eshte per kompanine.

Eshte kritike qe te shmangesh debatin.

Nese je duke debatuar me dike, ti qe tani ke humbur.

Ti ke humbur kontrollin, dhe nuk mund te arrish objektivin tend, qe eshte te komunikosh, motivosh, dhe te bindesh.

Ka vetem nje menyre per te fituar nje debat, dhe ajo eshte qe ta shmangesh.

90% e debateve mbaron me secilen pale te bindur se ka te drejte.

Nje lider nuk mund te ngjise shkallet e suksesit duke perfituar dhe trajtuar keq te tjeret.

Ai mund te beje nje progres fillestar ne karriere, por njerezit qe ai ka abuzuar dhe nuk i ka respektuar gjate ngjitjes se tij nuk do harrojne.

7. Koha e Duhur

Jane dy tipe njerezish:

Ai qe thote, “Do te pres derisa te ndihem i/e motivuar.”

Dhe ai qe thote, “Do te veproj, dhe pastaj do ndihem i motivuar.”

I pari nuk do te kryeje asgje sepse po pret castin e duhur.

Keshtu qe pyet veten, ” A po i bej gjerat qe duhet ti bej apo po pres castin e duhur.”

Burimi nga libri: “The Leader in You” nga Dale Carnegie.

Scroll to Top