9 Teknika psikologjike per te influencuar cdo njeri

Ketu do shpjegoj disa teknika psikologjike shume efektive per te influencuar dike.

Por ne fillim, me lejo te te tregoj dy tendenca te natyres njerezore:

Tendenca e pare – Njerezit u rrezistojne perpjekjeve per ti influencuar

Njerezit nuk kane qejf te influencohen. Dhe ata do mundohen qe ti shmangin sa me shume keto perpjekje.

Pra, ti duhet ne fillim te krijosh raport dhe ta besh ate person te t’pelqeje ty, pastaj ta influencosh.

Tendenca e dyte – Njerezit nuk rezistojne ate qe nuk mund ta ndjejne.

Na ishin njehere dy shites makinash. Njeri deshironte te shiste sa me shume ndersa tjetri ishte lodhur nga kjo pune dhe donte te hiqte dore.

I pari mundohet ti tregoje klientit te gjitha perfitimet qe do kete ai nese e blen makinen.

I dyti nuk perpiqet fare. Ai i lejon klientet te bejne cfare te duan. Dhe shpeshhere i nxjerr per shetitje te gjata vetem per te harxhuar me shume nafte.

Cili prej tyre beri me shume shitje?

Sigurisht qe i dyti.

1. Nje fije shprese

Njerezit mund te tolerojne shume gjera por humbja e shpreses nuk eshte nje nga ato.

Ata qe mund te japin nje fije shprese kur cdo gje duket se ka shkuar per dreq, terheqin vemendjen.

Ata qe mbajne premtimet krijojne besim.

Dhe ata qe mund ti bejne te dyja jane shume te pushtetshem.

Rregulli eshte: Kur ka nje problem madhor, njerezit do bejne cdo gje qe te ndihen perseri te sigurte.

Ti duhet te pyesesh veten, “Cfare problemi ka ai person?”

Dhe si mund ta ndihmosh ate qe ti rikthehet shpresa?

Per shembull, feja u ofron njerezve shprese per shpetim te shpirtit.

Kompanite dhe shitesit ofrojne zgjidhje per problemet qe ke.

Ti cfare ofron?

2. Do te t’tregoj nje sekret

Me siguri ke pare video ne YouTube ku do te tregojne dicka qe nuk duhet ta dish.

Ne jemi kurioz te mesojme dhe klikojme. Si rrjedhim ajo video shkon virale. Edhe pse 99% te tyre nuk ka asgje interesante, thjesht disa teori konspirative pa vlere.

Ne e dime se me shume gjasa ai/ajo po genjen, por gjithsesi e shikojme videon.

Arsyeja eshte se deshira per te mesuar dicka qe shume pak njerez e dine, eshte e parrezistueshme.

3. Mbaj dike te zene

Sa me shpesh dikush te takohet fizikisht me ty apo kauzen tende, aq me besnikeri mund te presesh nga ai.

Per shembull:

Nje kishe (apo cdo institucion tjeter fetar) mund tu kerkoje pjesemarresve te dhurojne shuma te vogla per aktivitete te rendesishme.

Dhe ata qe dhurojne rregullisht kane tendencen te jene me te perkushtuar se te tjeret.

Bizneset qe shesin produkte te lira kane kliente me besnike.

Ne kemi tendencen te jemi me besnik ndaj nje dyqani ushqimor sesa ndaj nje dyqani qe shet materiale ndertimi.

Pra nese do te forcosh cdo lloj marredhenie, mundohu te beni sa me shume aktivitete se bashku.

4. Zbulo nje sekret

Kjo teknike konsiston kur ti i tregon dikujt “nje sekret” mbi cfare mendojne te tjeret per te.

Mund te perdoret per te rritur vetbesimin.

Imagjino cfare impakti ka kur jo vetem komplimenton dike, por gjithashtu u thua se te tjeret ndihen njesoj.

Shembull:

Ta supozojme se vellai apo motra e vogel nuk e pelqen shume matematiken por ka marre nje note te mire ne test.

Dhe ti i thua: “Bravo, jam shume krenar per ty, dhe dua te te them nje sekret. A me premton se nuk do i thuash njeriu?

Prinderit jane gjithashtu krenar, dhe a e di sa njerezve u ka thene mami ne telefon qe ti ke marre 9?

Ajo po mburrej sa i/e zgjuar je. Keshtu qe thjesht mendova se duhet ta dije.”

Ky lloj inkurajimi do beje qe ai/ajo te kete me shume vetbesim dhe te krijoje nje imazh ku eshte i afte ne matematike.

5. Me trego me shume per veten

Kjo fraze te ndihmon te thyesh akullin ne bisede.

Kur ti takon dike per here te pare thjesht thuaj, “me trego me shume per veten”

Eshte nje fraze ku perfshime shume tema bisede dhe te dy mund te flisni mbi gjerat qe ai/ajo ka me shume interes.

6. Njerezit kane nevoje per nje dash kurban

Nje djale eshte shume i merzitur me jeten dhe ndjen se nuk ka ku te shkoje me. Por ai degjon nje histori qe disa njerez kane sabotuar pas shpine. Menjehere, e gjithe prespektiva e tij ndryshon.

Mirenjohja ndaj personit qe i tha te verteten eshte shume e madhe, njelloj sikur urrejtja ndaj sabotuesve.

Tani, nga perspektiva jone, qellimi manipulativ eshte shume i qarte. Por ai person eshte joshur nga idea per te fajesuar te tjeret per deshtimet e tij.

Me pak fjale, te gjeje nje dash kurban.

Ti nuk ka pse te jesh i lige per te ndjekur kete teknike.

Dhe dashi mund te jete nje ide apo nje seri rrethanash qe ti nuk i kontrollon dot.

Per shembull:

Nese je mbipeshe dhe nuk ke mundur te dobesohesh, ndoshta nuk eshte faji yt. Por thjesht nje problem me organizmin.

Nese vuan nga depresioni, nuk eshte faji yt. Por nje faktor biologjik qe ti nuk e kontrollon dot.

Perdorimi i kesaj teknike ne kete rast eshte etik sepse fjalite e mesiperme jane te verteta.

U ofron njerezve dicka me vlere – nje dash kurbani per problemet e tyre. Nga aty, ai personi eshte me i hapur ndaj influences.

7. Njerezit duan te ndjehen te kuptuar

Pse shume adoleshente ne te gjithe boten u bashkohen bandave te krimit? Pervec faktit se duan te bejne para, eshte nje arsye edhe me e fuqishme.

Ata duan të vihen re.

Thjesht imagjino nje adoleshent qe s’ka shume shoke dhe me prinder qe jane shume strikt.

Ai mundohet tu bie ne sy shokeve dhe prinderve, por pa fat.

Me pas ai bie ne kontakt me nje pjesetar bande. Sic duket, paska njerez qe interesohen per te.

Ata e kuptojne dhe e pranojne per ate qe eshte.

Nuk eshte kualiteti i shokeve qe rri normalisht, po kujt i intereson?

Ata kane plotesuar nevojen e tij per tu ndjere i nevojshem. Dhe me kalimin e kohes, ai behet si ata.

Gjithashtu, nje nga arsyet pse nje burre apo grua e martuar e ndryshon komplet menyren e jeteses eshte sepse po ndihet i/e kuptuar diku tjeter.

8. Bej njerezit te ndihen te dobishem

Kush nuk e do ndjesine se jeta e tyre ka kuptim?

Jepi dikujt nje sens se ai eshte i nevojshem:

  1. Shpjegoja situaten. Per cfare po luhet?
  2. Shpjegoja specifikisht se cfare roli ka ne kete situate
  3. Thekso sa i rendesishem eshte ai rol
  4. Thuaj qe eshte personi perfekt per kete detyre
  5. Pranoje se kjo kerkese do kerkoje nje sakrifice nga ana e tij
  6. Pyete nese mund te mbeshtetesh tek ai

Sa kohe duhet per ta aplikuar kete strategji? Shume pak. Mund ti ndjekesh keto hapa ne nje bisede te shkurter.

9. Si te merresh me njerezit toksike

Une kam shkruar disa artikuj mbi teknika te ndryshme qe ti besh njerezit te t’pelqejne ty.

Por, disa njerez thjesht nuk ta duan te miren.

At do mundohen te te manipulojne, te sillen keq, apo te fajesojne ty per gabimet e tyre.

Qe te shpetosh veten, ti nuk duhet tu japesh pushtet.

Perfituesit

Keta jane njerezit qe kerkojne vazhdimisht dicka nga ti.

Per cudi, ata duket sikur nuk kane asnjehere kohe per te te ndihmuar kur ke nevoje.

Ata nuk ta shkaterrojne jeten, por ta harxhojne kohen kot.

Keshtu qe kur ata te kerkojne nje nder, ndiq kete skenar.

Ai/Ajo: A mund te me ndihmosh me kete projekt?

Ti: Sigurisht qe po! A mund te me ndihmosh edhe ti me nje projekt qe kam te enjten? Nuk e ke problem te me ndihmosh, apo jo?

Bulizmi

Njerez te tille ka gjithandej.

Mund te jete shefi, koleg pune apo edhe nje shok.

Ti duhet te kuptosh se nese dikush sillet keq me ty eshte se mendojne qe je pre e lehte.

Refuzo tu ndjekesh skenarin, dhe ata zakonisht do heqin dore dhe bezdisin dike tjeter.

Cfare mund te besh kur dikush te sulmon verbalisht?

Kur dikush bertet ti mos bej te njejten gje. Ata presin qe ti te bertasesh.

Mbaj kontaktin me sy.

Dhe mund te thuash, “fol me ngadale, dua ta kuptoj ku qendron problemi”.

Zakonisht ata do e bejne kete. A mund te bertasesh ngadale?

Ji i sjellshem dhe sikur e ke mendjen diku tjeter.

Gjithashtu, gjuha e trupit duhet te jape kete mesazh.

Rri drejt, i relaksuar, dhe mos i kryqezo krahet.

Shpesh kjo sjellje i ben ata te ndihen si idiote, dhe do terhiqen.

Psikopatet

Jo cdo kriminel eshte psikopat, dhe jo cdo psikopat eshte kriminel.

1 ne 200 njerez eshte psikopat, dhe shumica e tyre nuk jane ne burg.

Ne fakt, tiparet e nje psikopati si gjakftohtesia, mungesa e empatise, dhe te qenit i pameshirshem, i ben ata biznesmen shume te pasur.

Ata qe nuk jane aq te zgjuar perfundojne ne burg, te tjeret behen drejtues.

Tani, probabiliteti eshte i madh qe ti te takosh nje nga keta njerez gjate jetes. Dhe nese ajo ndodh, ka vetem nje zgjidhje…

Vrapo.

Vrapo dhe largohu nga ai person.

Ata do te te shkaterrojne nese eshte nevoja.

Shume njerez mendojne se mund ta influencojne nje psikopat apo ta prekin emocionalisht.

Ata mund te bejne ty te besosh qe u ke hyre ne zemer (dhe jane shume te afte ne kete gje) por kjo nuk ndodh.

Ata nuk munden sepse truri i tyre nuk eshte i formuar per te dashur te tjeret.

Loading...