Ketu jane disa menyra shume efektive per te fuqizuar trurin tend:
1. Deklaro lufte ndaj stresit
Stresi rrit nivelet e kortisolit. Dhe ky eshte shkaku kryesor i vdekjes se qelizave te trurit.
Po ashtu nivelet e larta te kortisolit jane te lidhura me zvogelimin e pjeses qe quhet hipokampus, e cila lidhet me memorien afatgjate.
Vajrat e peshkut apo xhinxheri kane treguar se ulin nivelet e kortisolit.
2. Stervit kembet
Kerkimet e fundit kane treguar se ushtrimet per kembet cojne sinjale tek truri qe jane vitale per prodhimin e qelizave nervore.
3. Pi nje kafe
Konsumim i moderuar i kafes ka shume perfitime per trurin:
– E permison mesimin me 10%
– Kafeina rrit nivelet e serotonines
– Sipas studimeve, ata qe pine kafe kane 40% rrezik me te ulet per te pasur kancer ne melci.
4. Pi caj
Caji eshte nje nga pijet me te konsumuara ne bote.
Qe ne kohe te lashta, caji eshte kultivuar dhe perdorur per qellime medicinale.
Permban nje grup kimikatesh qe mund te reduktoje rrezikun e zhvillimit te kancerit, semundjeve kardiovaskulare, artritit, dhe diabetit.
5. Sherbelë
Ka shume perfitime shendetesore.
Pergjate shekujve, eshte besuar qe sherebela mund te permisoje memorien. Tani studimet kane treguar se eshte e vertete.
Sherebela ndihmon ne prodhimin e acetylcholine- nje kimikat ne trurin tend qe ndihmon memorien.
Sasi te vogla te sherebeles mund te ndihmojne me kujtesen dhe perqendrimin. Eshte po ashtu nje antioksidant qe ndihmon trurin ti largoje radikalet e lira.
6. Endorfinat
Jane neurotransmetues qe kalojne nga nje neuron ne tjetrin.
Truri i prodhon si pergjigje ndaj dhimbjes.
Mund ta kesh vene re kur demton kemben, dhe per momentin nuk ndjen shume dhimbje. Por me pas dhimbja shtohet edhe me shume.
Truri i leshon endorfinat qe te t’jape ty nje mundesi te kerkosh ndihme.
Jane 4 menyra ku ti mund te lirosh endorfinat:
– Konsumo cokollate me perqindje te larte kakao
– Bej stervitje: Nuk ka nje metode specifike sesa duhet te ushtrohesh qe te rrisesh nivelin e endorfinave. Por kontrollo sesi ndihesh pas cdo lloj ushtrimi.
– Konsumo ushqime pikante: Kerkimet tregojne se komponentet djeges tek piperi i kuq shkakton nje sensacion dhimbje ne goje, e cila shkakton leshim te endorfinave.
– Qesh: Nje studim nga kerkues Finlandez dhe Britanik tregoi sesi e qeshura leshon endorfinat.
7. Rrit nivelin e Serotonin
Serotonin ndihmon trurin te komunikoje me trupin. Gjendet kryesisht ne zorrë por edhe ne Sistemin Nervor Qendror.
Ndikon ose rregullon disa funksione ne trup si tretja, mpiksjen e gjakut, dhe humorin.
Nivele te uleta te serotonin jane te lidhura me ankthin dhe depresionin.
Si mund te rrisesh nivelin e Serotonin ne menyre natyrale?
– Ushqimet e pasure me tryptophan: Ti nuk mund ta marresh serotoninen direkt nga ushqimi, por mundesh te marresh tryptophan- nje aminoacid i rendesishem per prodhimin e serotonin.
Konsumo salmon, shpendë, veze, spinaq, fara, qumesht, arra.
– Masazhi rrit nivelin e seretonin dhe dopamines. Gjithashtu ndihmon ne uljen e kortisolit.
8. Zgjidh probleme reale
Kerkuesit kane thene se te zgjidhesh fjalekryqe nuk ndihmon dhe aq shume me aftesite njohese dhe te memories.
Jane argetuese, por nese do ta forcosh trurin, zgjidh probleme reale.
Per shembull, ne vend qe te shkruash listen e ushqimeve, mundohu ta memorizosh.
9. Numero fitoret
Truri yt, njesoj si shefi, preferon suksesin ndaj deshtimit. Kur ke sukses truri leshon dopamine.
E cila te ndihmon te kujtosh cfare bere mire dhe ta perserisesh.
Ne krahun tjeter kur deshton, ti nuk merr dopamine.
Panvaresisht cfare thuhet ne fjalimet motivuese, ti meson me shume nga suksesi sesa nga deshtimi.
Ne nje studim, majmuneve (e kane trurin te ngjashem me njerezit) u dha nje ushtrim i thjeshte.
Nje pergjigje e sakte ua permisoi perpunimin nervor dhe performancen ne nivelin tjeter.
Por kur majmuni beri nje gabim, ne vend qe te mesonte u dekurajua.
“Suksesi ka nje ndikim shume te madh ne trurin tone ne krahasim me deshtimin” tha neuro-shkencetari i MIT Earl Miller, i cili drejtoi kerkimin.
Per shembull, kur ti shkon ne palester, sheno ditet ne kalendar. Dhe kur ta shohesh kalendarin, do shikosh nje seri suksesesh dhe do te jape motivimin qe te vazhdosh keshtu.
10. Krijo nje jete te pasur sociale
Njerezit jane qenie sociale.
Ne pelqejme te nderveprojme me te tjeret dhe te ndajme eksperiencat tona.
Thjesht shiko sa kompani e madhe eshte Facebook dhe do e kuptosh deshiren per tu shoqeruar me te tjeret.
Njerezit e kane neokorteksin me mase me te madhe krahasuar me gjitaret e tjere.
Neokorteksi perfshin shume zona te trurit pergjegjese per njohjen shoqerore dhe empatine.
Ne jemi biologjikisht te programuar per te ndervepruar me te tjeret.
Te kesh nje jete sociale te ndihmon te ulesh probabilitetin e te pasurit depresion.
Kerkimet kane treguar se keta njerez kane rezultate me te larta ne testet e memories dhe aftesi te tjera njohese.
11. Luaj Shah
Shume studime kane treguar se te rinjte qe luajne shah jane me inteligjent dhe jane me te afte ne matematike.
Perfitimet do i kesh nese luan disa ore ne jave pergjate disa muajve.
Jo vetem te rinjte gjate 9-vjecares dhe shkolles se mesme shohin rritje te inteligjences, edhe te moshuarit shohin perfitime.
Nje studim tregoi se te moshuarit qe luajne shah kishin gjasa me te pakta te zhvillojne semundjen e Alzheimer.
12. Bej pushime te shkurtra
Kur ke nje projekt per te dorezuar, mund te tundohesh te punosh pa ndalim.
Por kerkimet tregojne se nje pushim i shkurter mund te ndihmoje te fokusohesh me shume.
Kerkuesit thone se truri gradualisht e humbet fokusin kur ben te njejten gje per nje kohe te gjate.
Por mos kalo nga nje detyre ne dicka te ngjashme (te lexosh nje liber pastaj te lexosh ne internet). Bej dicka ndryshe.
13. Telefonat ulin produktivitetin
A te ka ndodhur qe je duke lexuar per nje test te veshtire dhe gjate pushimeve te shkurtra perdor telefonin?
Epo, nje studim i koheve te fundit, tregoi se te perdoresh telefonin e ul produktivitetin.
Kerkuesit e Universitetit Rutgers caktuan disa studente te zgjidhin enigma fjalesh.
Ne mes te detyres, studentet mund te merrnin nje pushim te shkurter dhe te perdornin telefonin.
Disa te tjere pushuan duke u marre me dicka tjeter, kurse disa nuk pushuan fare.
Studentet qe rrinin ne telefon perjetuan nivele te larta varferimi mendor dhe kishin rezultate shume te uleta.
Atyre u desh 19% me shume kohe per te mbaruar detyren dhe zgjidhen 22% me pak problema sesa te tjeret.
14. Ji mirënjohës
Mirenjohja ndihmon ne shendetin mendor. Shume studime tregojne se te jesh mirenjohes ndihmon ne largimin e emocioneve toksike.
Gjithashtu, shpenzo 15 minuta duke menduar mbi gjerat qe ti je mirenjohes para se te flesh. Te ndihmon te flesh me mire.
15. Kerce
Nuk ka rendesi nese po kercen vetem apo me te tjere, kercimi eshte nje aktivitet qe ka shume perfitime.
Kercimi ngacmon qendrat stimuluese te trurit, dhe aktivizon hipokampusin.
Po ashtu te ndihmon te largosh stresin. Kur ti kercen perqendrohesh tek ai moment keshtu qe nivelet e kortisolit jane te uleta.
16. Degjo Muzike
Muzika ka nje impakt te madh tek ne. Kenga e duhur te ben te kercesh dhe ndihesh mire.
Nje melodi e caktuar mund te te ktheje ne te kaluaren.
Kerkimet kane treguar se degjimi i muzikes redukton dhimbjen dhe stresin.
17. Permiso Realitetin
Nuk eshte ajo qe te ndodh ne jete qe cakton sesi ndihesh, por eshte menyra sesi truri yt e percepton realitetin.
Ja nje ekuacion i thjeshte: A + B = C
A eshte ajo qe te ndodh ose eventi
B eshte sesi e perceptojme eventin
C eshte sesi reagojme ndaj eventit
Ketu jane 3 hapa per te permisuar realitetin:
1. Mos beso cdo mendim qe ke
Ka shume sisteme te trurit qe perfshihen ne komunikim – procesimi i zeri dhe shikimit, dekodimi i kuptimit, dhe krahasimi i informacionit te ri me te kaluaren.
Mund ta shikosh pse ndonjehere disa gjera mund te keq-komunikohen.
Kur te jesh duke perjetuar emocione negative, mundohu ta kuptosh mire situaten. Te mos dalesh ne konkluzione te gabuara.
Ushqeje trurin me informacion te sakte, jo vetem me ndjenja.
2. Mendimet e tua jane shume te fuqishme
Sa here ke nje mendim, truri yt leshon kimikate.
Kur ti perjeton emocione pozitive, truri leshon kimikate qe te bejne te ndihesh i lumtur dhe te kesh nje shendet te mire mendor.
Kur ti perjeton emocione negative, truri nuk punon me kapacitet te plote.
Pra, mundohu ti japesh trurit energji pozitive.
3. Shkruaj objektivat e tu
Shume njerez fokusohen ne gjerat e vogla gjate dites dhe harrojne objektivin kryesor.
Nje ushtrim i thjeshte eshte te shkruash objektivat.
Merr nje flete dhe shkruaj tre tituj kryesore: Marredheniet, puna, vetja.
Tani, poshte secilit shkruaj ate qe do te arrish dhe cfare do besh qe te ndodhe.
Mbaje ate leter ne nje vend ku mund ta shohesh cdo dite.
Keshtu do behesh me i ndergjegjshem dhe do shpenzosh me shume kohe e energji ne objektivat qe kane me te vertete rendesi.