15 Serialet me te mire qe duhet ti shohesh

Last Updated on Janar, 2023 by Edison

Cdo vit producentët dhe skenaristët më të mirë punojnë fort që të sjellin seriale cilësore cdo vit.

Ata po përpiqen që të fitojnë cmimin më të lakmuar… vëmendjen tënde.

Ketu do të t’tregoj 15 serialet më të mira që kanë fituar vëmendjen e miliona shikuesve:

15. The IT Crowd

Koha: 2005-2010

IMDb: 8.5/10

Unë mendoj se është një nga serialet më të mirë komik të të gjitha kohërave.

Dy personazhet kryesore janë Moss dhe Roy që punojne për kompaninë Reinholm.

Ata punojnë në bodrum pa dritë të diellit, dhe larg nga njerëzit.

Më pas një vajzë, Xhen, fillon punë si përgjegjëse e tyre edhe pse ajo nuk merr vesh fare nga kompjuterat.

Ata gjithmonë e gjejne veten në situatat më të cuditshme dhe më qesharake.

14. Silicon Valley

Viti: 2014 dhe sezoni i gjashtë e i fundit do të transmetohet në vitin 2020 (HBO).

IMDb: 8.5

Personazhi kryesor, Richard Hendrix, ka krijuar një algoritëm superior për të ulur madhësine e cdo dokumenti.

Dhe me ndihmen e shokëve te tij, ai krijon kompaninë Pied Piper në Silicon Valley.

Ata janë programues shumë të zote por iu mungon eksperienca në biznes.

Dhe ata bejne shumë gabime që e rrezikojnë kompaninë e tyre.

13. Brooklyn Nine Nine

Viti: 2013-208 (Fox). 2019 (NBC)

IMDb: 8.4

Pasi Fox e anuloi kete serial, me miliona fansa u ankuan në media sociale. Po ashtu edhe njerëz te famshem si fitues i cmimit oskar Guillermo Del Toro kerkuan që dikush ta shpetoje këtë shfaqje.

Një ditë më vonë, NBC jep lajmin se e ka blere shfaqjen.

Seriali flet per nje grup policesh qe zgjidhin krime te ndryshme. Ne te njejten kohe eshte nje serial shume komik.

12. You

Koha: 2018 (sezoni i pare). Sezoni i dyte vjen ne Vjeshte dhe do transmetohet ne Netflix.

IMDb: 7.8

Eshte e bazuar në novelën me të njëjtin emer nga Caroline Kepnes.

Nje menaxher librarie takon një vajzë të bukur që aspiron te behet shkrimtare.

Ai perdor Mediat Sociale per të gjetur sa më shume informacion në mënyrë që ta beje për vete.

Ai mundohet të largoje cdo pengese, apo njeri qe i kërcënon marrëdhënien.

11. House

Koha: 2004 – 2012 ne Fox

IMDb: 8.7

Dr Gregory House eshte një gjeni arrogant i cili drejton një skuader ne spitalin fiktiv PPTH.

Ai shpesh debaton me skuadren e tij sepse shume nga hipotezat e tij mbi diagnozen e pacientit janë të bazuara në njohuri të diskutueshme.

10. Sherlock

Koha: 2010- deri tani

IMDb: 9.1

Nje version modern i Sherlock Holmes.

John Watson ishte nje doktor ushtrie para se të plagosej në Afganistan.

Ai jeton në Londer bashke me Sherlock Holmes, një detektiv brilant por ekscentrik.

Së bashku ata zgjidhin vrasje të cuditshme dhe misterioze.

9. Chernobil

Koha: 2019 (HBO)

IMDb: 9.5

Ky mini-serial tregon historinë e një prej katastrofave më të tmerrshme.

8. Breaking Bad

Koha: 2008-2013

IMDb: 9.5

Walter White eshte një mesues i zakonshem kimie i cili po ashtu punon në një lavazh makinash që të siguroje më shumë para për familjen.

Por nje dite ai bie pa ndjenja dhe doktorët i thone se ka kancer ne mushkeri.

Situata e tij financiare përkeqësohet edhe më shume. Rastësisht, ai takon një ish-nxenesin e tij dhe së bashku prodhojne metamfetaminen me te paster qe eshte pare ndonjeherë.

7. Westworld

Viti: 2016 (Sezoni i pare), 2018 (Sezoni i dyte). Ne vitin 2020 do transmetohet sezoni i trete.

IMDb: 8.8

Ky eshte një nga serialet me te shikuar ne HBO.

Westworld eshte një park i populluar nga Androide të njohur si “hosts”. Vizitoret qe kanë mundesi ta blejne bileten mund te bejne c’të duan aty.

6. Mr Robot

Koha: 2015. Sezoni i katert dhe i fundit do transmetohet kete vjeshte.

IMDb: 8.5

Elliot Anderson është një djale i ri që jeton në New York.

Ai punon për një kompani sigurie që quhet Allsafe gjatë dites dhe haktivist gjatë natës.

Një grup misterioz i quajtur fsociety e rekruton për të hakuar Evil Corp.

Një kompani që ishte përgjegjëse për vdekjen e babait të tij dhe 25 punonjësve të tjerë.

Në të njëjtën kohë, Evil Corp është klienti më i madh për Allsafe.

5. Games of Thrones

Koha: 2011-2019 (HBO)

IMDb: 9.4

Eshte e bazuar në librat best-seller “A song of Ice and Fire” nga George Martin.

Nente familje fisnike luftojnë për kontrollin e tokës mitike Westeros. Ndërsa konflikti shpërrthen në mbreteri, një armik i vjetër zgjohet për ti kërcënuar të gjithë.

4. Narcos

https://www.youtube.com/watch?v=YZSXeGqXb_w

Koha: 2015-2017

IMDb: 8.8

Një serial shume i suksesshem nga Netflix.

Dy agjentë të DEA ndihmojne qeverinë Kolumbiane për të ndjekur dhe kapur Pablo Eskobar.

Por Eskobari po fitonte me miliona dollare cdo javë dhe armiqte e tij e kishin shumë të veshtirë ti afroheshin.

Sezoni i tretë fokusohet në rrëzimin e kartelit Kali.

3. Lucifer

Koha: Startoi në vitin 2016. Pas 3 sezoneve, Fox vendos ta anulloje serialin.

IMDb: 8.2

Sigurisht që fansat ishin shume te zemeruar me këtë vendim te Fox.

Fatmirësisht, Netflix e shpëton shfaqjen, prodhon sezonin e katërt, ndërsa sezoni i pestë final, do transmetohet në 2020.

Zotëria i ferrit mërzitet duke udhehequr boten e nëndheshme dhe shkon me pushime në Los Angeles ku hap një klub nate.

Ai rastësisht takon detektiven Chloe Becker dhe fillon punë si konsulent për Policinë e LA.

Kjo i jep atij mundësine te beje ate që ben me mire… te ndeshkoje fajtorin.

Lucifer ka komedi, dramë, fantazi dhe personazhe interesante.

Cfare mund të kërkosh më tepër nga një serial?

2. Teoria e Big Bang

Koha: 2007-2019

Eshte një nga serialet komike me shikueshmerine më të lartë.

Leonardi dhe Sheldon jane dy fizikantë që punojne për Universitetin e Caltech në Kaliforni.

Te dy kanë arritur sukses në karrierën e tyre por kane vështiresi me situatat e zakonshme sociale.

Jeta e tyre bëhet më interesante kur një kamariere e re shpërngulet perballe apartamentit të tyre.

Ajo bëhet pjesë e grupit të tyre që gjithashtu përfshin inxhinierin Howard Wolowitz dhe Astrofizikantin Rajesh Koothrappali.

1. House of Cards

https://www.youtube.com/watch?v=ULwUzF1q5w4

Koha: 2013-2018

IMDb: 8.8

Netflix rrezikoi me këtë serial sepse ka kushtuar më shumë se 100 milion dollare për të prodhuar dy sezonet e para.

Por rezultoi një nga serialet më të suksesshme te te gjitha kohërave.

Frank Underwood eshte një kongresmen të cilit iu premtua pozicioni i Sekretarit të Shtetit nëse partia e tij fitonte.

The Ultimate Managed Hosting Platform

Por Presidenti i zgjedhur nuk e mbajti fjalen, kështu që Frenk fillon një fushatë të fshehtë hakmarrëse kunder tij.

Ne rekomandojme:

40 Websajte per te pare Filma Falas (2019)

Scroll to Top