10 Keshilla per tu bere nje shites karizmatik

A ke shkuar ne ndonje dyqen ku shitesi ishte shume i keq saqe mezi prisje te ikje?

Dhe, a ke takur ndonje shites shume te afte qe te ben te blesh shume here nga ai/ajo?

Ketu jane 10 keshilla qe do te ndihmojne te behesh nje shites shume karizmatik:

1. Interesi i klientit eshte paresor

Gjeja e pare qe duan shitesit eshte te mbyllin nje shitje.

Ata duan me shume para. Dhe ketu s’ka asnje gje te keqe. Por shpeshhere kjo eshte gjeja e vetme qe u intereson shitesve.

Kur ne fakt, klienti nuk do t’ia dije per situaten tende ekonomike. Atyre nuk u intereson nevoja apo problemet e tua. Dhe nuk duhet tu interesoje.

Pra, nese te interesojne me shume leket sesa problemet qe ka klienti atehere ata nuk do blejne nga ti.

2. Emri i klientit

Kur nuk ia shqipton mire emrin klientit mund te prishe raportin.

Nese eshte e veshtire tua shqiptosh mire emrin, kerkoju te ta thone perseri.

Nese klienti yt eshte biznesmen, krijo raport me sekretaren e tij. Shpesh ato kane nen kontroll axhenden e tyre dhe mund te te ndihmojne te lene takim me ty.

Kur ajo eshte aleati yt, puna jote behet me e lehte

3. Bej detyrat

Kur shet nepermjet telefonit duhet te krijosh besim dhe raport.

Sa me shume te dish rreth nevojave te klientit para se ti telefonosh aq me shume mundesi ke ta besh shitjen.

Shembull, shume here me kane telefonuar agjente duke u munduar te me shesin pajisje elektro-shtepiake. Me pyesin si jam, dhe fillojne direkt duke me prezantuar 100 produkte qe ata kane. Por, asnjeri nuk me pyeti se per cilin produkt kam nevoje.

4. Mos e ekzagjero

Duhet te kuptosh se ajo qe po ofron mund te jete e rendesishme, por klienti mund te jetoje edhe pa te- vetem nese je kirurg zemre.

Keshtu qe mos i ekzagjero benefitet.

Per shembull, “Degjo Z. Klient, ky produkt nuk do e paguaje shkollimit te femijes. Por do te te kurseje X leke cdo muaj ne faturen e energjise elektrike”.

Ja dy tipe produktesh:

Jetike- Ku perfshihen ushqim&pije, shendet, veshje, dhe transport.

“Mire do ishte ti kishim” – Libra, revista&gazeta, TV, lojra, bizhuteri etj.

Ji i sinqerte se ne cfare kategorie hyn produkti yt.

5. Kupto se cfare do ne te vertete klienti

Njerezit duan te ndihen te dashur. Ata duan pushtet, shendet dhe liri.

Po ashtu duan te bejne me shume para dhe nje te arrdhme te sigurte. Me pak fjale njerezit duan te kene sukses ne gjithcka.

Nese do ta mbyllesh shitjen, ti duhet te prekesh nje nga keto deshira.

Dhe ketu jane 7 “fjale magjike” qe do te ndihmojne:

Ti– Ky peremer e ben ate te ndihet me i perfshire

Falas– Kush nuk do gjerat falas? Mund ti ofrosh dicka te vogel falas.

E re– Ne duam nje produkt qe ka tipare te reja.

E provuar- E siguron klientin se funksionon.

E lehte- Me lejo te tregoj sa e lehte eshte ta perdoresh kete produkt.

E garantuar– Ne garantojme cilesine ose te kthejme parate mbrapsht.

Ja nje liste e produkteve dhe deshirave qe permbushin:

Produkt/Sherbim      Deshira qe permbush
Kozmetike   Deshire per te qene te bukur
Sigurimet   Mbrojtje
Kurse/Seminare    Deshire per te qene superior
Produkte financiare   Deshira per para, sukses
Kompjuter/Software   Te kursesh kohe
Prona   Deshira per strehim
Fitnes    Shendet, jetegjatesi, bukuri

7. Kater pyetjet

Nje klient para se te bleje ka dyshime.

Nje dialog i brendshem, frike dhe pasiguri hyjne ne mendjen e tij.

Mos e veco dialogun, dhe gjej nje menyre per t’ia hequr friken.

Kater pyetjet jane:

Cfare po me shet?

Sa kushton?

Komunikimi yt duhet te siguroje klientin se po ofron nje produkt me cmim te arsyeshem.

Pse duhet te te besoj?

Me te vertete, pse duhet te te besoje dikush ty?

Kjo pyetje shkon ne palcen e pasigurise se klientit.

Shpeshhere, prezantimi mund te duket shume i mire per te qene i vertete.

Njerezit duhet te sigurohen qe po merren me njeriun e duhur.

Cfare fitoj une?

Prit nje minute… ne sapo e dhame ate pergjigje, “cfare po me shet?” A nuk eshte e njejta gje? Epo nuk eshte.

Kur njerezit e bejne kete pyetjet, ata duan te dine perfitimet.

Ti blen nje porshe, por ne fakt po blen nje ndjesi superioriteti.

Kur blen ushqime te shendetshme, po blen nje kualitet te jetes.

8. Kur flet shume shpejt

Kur nje shites flet shume shpejt, te jep pershtypjen se ka dicka per te fshehur. Nese eshte apo jo e vertete, kjo nuk ka rendesi.

Ne e dime se perceptimi eshte realitet.

Ti duhet te flasesh me avash, ne menyre qe klienti te kuptoje.

Mundohu te flasesh me te njejten shpejtesi si klienti.

9. Beso ne produktin tend

Ka dy arsye pse shitesit nuk besojne ne ate qe shesin.

Ose nuk jane pjese e tregut te atij produkti ose mendojne se ajo qe shesin eshte me e dobet se e konkurenteve.

Nese nuk je perdorues i produktit atehere ke nje disavantazh te madh.

10. Pas shitjes

Pasi e shite produktin duhet ta mbash klientin sepse ai mund te shkoje gjithkund.

Nese i jep sherbim te mire, ti siguron nje klient te perjetshem.

Ja 4 keshilla:

Ji i besueshem- Nese ben nje premtim, mbaje. Nese i thua klientit se te marten do vije dikush ne shtepi, dhe askush nuk shkon- atehere klienti e ka humbur besimin.

Vazhdo ta degjosh klientin- Ti zgjidhe nje problem por ai ka nje tjeter. Ndihmoje ta zgjidhe problemin dhe ke bere edhe nje shitje.

Merru me zhgenjimin- Ti e shite produktin por dicka nuk po funksionon. Nese eshte e mundur shko dhe ndihmoje.

Bej dicka me teper- Nese klienti kerkon nje pajisje qe ti nuk e ke atehere rekomando nje kompani qe e ofron.

Atij do i beje pershtypje ky gjest sepse nuk eshte dicka e zakonshme.

Burimi: Magnetic Selling

Loading...