9 Truqe Psikologjike shume te fuqishme per te bindur njerezit

Ketu shpjegoj disa truqe psikologjike shume te fuqishme per te qene me bindes. Por mos i perdor per te manipuluar te tjeret.

Cfare duan njerezit?

Ne jemi te programuar biologjikisht me keto 8 deshira:

  • Mbijetese
  • Shijim i ushqimit dhe pijeve
  • Te jesh i lire nga dhimbja dhe frika
  • Seks
  • Te kesh kushte te mira jetese
  • Te jesh superior
  • Perkujdesje dhe mbrojtje per njerezit e dashur
  • Aprovim social dhe miqesi

Deshirat sekondare:

  • Te jesh i informuar
  • Kurioziteti
  • Pastrimi i trupit dhe mjedisit perreth
  • Efikasitet
  • Komoditet
  • Cilesi
  • Shprehje e bukurise dhe stilit
  • Te dalesh fitim

1. Sepse

Perdor fjalen “Sepse” dhe do shikosh qe njerezit do bien shpesh dakord me ty.

Njerezit kane nje pergjigje pozitive ndaj kesaj fjale.

Ata vendosin emocionalisht, me pas e justifikojne vendimin me fakte.

Jepi shume emocion argumentit, perdor “sepse” dhe me pas jep nje fakt.

2. Kufizime kohore artificiale

A ke qene ndonjehere ne librari, aeroport, lokal dhe dikush donte te fillonte nje bisede me ty?

A u ndjeve ne siklet?

Sikleti vjen ngaqe nuk e di kur apo nese biseda do mbaroje.

Per kete arsye, ne perdorim kufizimet kohore artificiale.

Perdor fraza te thjeshta si, “A mund te te bej nje pyetje te shpejte?” ose “Kam per te ikur per 5 minuta, a mund te te bej nje pyetje te shpejte?”

Ky trik te jep pretekstin per te folur me nje te panjohur.

Gjithashtu, mund ta beje ate person te mos ndihet ne siklet.

3. [Komande] dhe [Komande]

Ti rrit shanset e influences kur jep dy komanda.

Shembuj:

Ne shtepi: “Hidh plehrat dhe mbylle deren”. “Shko ne dhomen tjeter dhe bej detyrat”.

Ne zyre: “Me telefono ne oren tre dhe me trego si shkoi mbledhja.” “Perfundoje kete projekt dhe me trego kur ta mbarosh.”

Ka me shume gjasa qe ata te influencohen kur ndjejne se ti je nje figure autoritare.

Ndihmon shume nese shfaqesh pak i/e ashper kur jep komandat.

4. Jepu dy zgjedhje

Kur kerkon qe te tjeret te bejne dicka, jepu dy zgjedhje.

Ne vend te: “Ku do te hame sonte?”

Pyet: “Tek cili restorant do hame sonte, X apo Y?”

Ne vend te: “Si ka mundesi qe gjithmone e sjell projektin me vonese?”

Pyet: “Kur do ta kem projektin tend ne tavoline, te premten pasdite apo te henen ne mengjes?

5. Vetbesim

Nje truk i thjeshte per te rritur vetbesimin eshte duke degjuar muzike.

Nje studim tregoi kur degjon muzike me bas te forte, ta rrit vetbesimin dhe performancen.

Kenge perfekte per kete jane, “We Will Rock You”, “Get Ready For This”, dhe kenga e 50 cent “In Da Club”.

Nese ndihesh nervoz para nje interviste pune apo takimi, thjesht degjo kenge te tilla dhe do ndihesh me mire.

6. Ndihmo nje shok

Shoku yt mund te kete perjetuar dicka te keqe (pushim nga puna, deshtim ne shkolle, ndarje…) dhe po ndihet shume keq.

Te thuash qe “do behet mire” nuk mjafton.

Cfare mund te besh?

  1. Degjo. Prezenca jote mund te jete dicka e mire per te.
  2. Ji empatik. Mund te thuash, “Me vjen shume keq qe po perballesh me kete situate.”
  3. Nese ke kaluar nje situate te ngjashme, shpjego shkurt sesi u ndjeve dhe si e kalove.
  4. Pyet, “Si mund te te ndihmoj?”

7. Pezullo egon

Nje nga gjerat me te veshtira per tu bere… por eshte truku me efektiv.

Kur ti pezullon egon, dhe vendos nevojat e tjereve para vetes, i influencon ata.

Pezullimi i egos tone, rrit egon e tyre.

Shembull:

Po flisja me nje shok per serialin tim te preferuar qe eshte “Teoria e Big Bang”.

Ai kishte pare pjesen e pare dhe me tha qe ishte, “Seriali me kot ne televizion”. Shakate jane te veshtira per tu kuptuar. Dhe jep shume perkufizime shkencore.

Dhe une i thashe, “A te ka lene truri. Ku merr vesh ti. Thjesht pe nje episod dhe dole ne ate konkluzion!”

Ok, e mendova por nuk e thashe ate gje.

I thashe me qetesi: “E kuptoj pse mendon ashtu. Kur e pashe per here te pare, mendova qe historia nuk eshte dhe aq interesante...

Nje grup shkencetaresh qe nuk kane aftesi sociale te cilet pelqejne filmat ‘Star Wars’, librat komike, dhe video lojerat – qe eshte e kunderta e asaj qe une pelqej.

Kurre nuk i kam pare ‘Star Wars’, nuk kam lexuar ndonje liber komik, dhe nuk jam fans i video-lojerave.

Por eshte interesante te shikosh keta shkencetare brilant te kene veshtiresi me situata normale te jetes. Plus, ky serial ka super aktore dhe skenariste.

Do sygjeroja ti jepje nje shans tjeter”.

Tani ai eshte nje fans i madh i ketij seriali.

Ky mund te mos jete shembulli me i mire i mundshem por ideja eshte kjo…

Kur dikush i kritikon zgjedhjet e tua, mos u bej me nerva.

Dhe mos i ofendo edhe nese ata jane gabim. Ata do kembengulin ne argumentin e tyre dhe do jete shume e veshtire t’ua nderrosh mendjen.

Ne vend te kesaj, mundohu te kuptosh pse ata ndihen keshtu.

Shpjego zgjedhjen tende duke dhene argumenta emocional ose logjik – varet sesi ata shprehen zakonisht.

Dhe jepu nje sygjerim se cfare duhet te bejne.

8. Nje sens pushteti

Bill ishte nje femije i mire. Ai bente cdo gje qe i thoshin prinderit.

Por tani ai eshte 18 vjec dhe ka ndryshuar. Ai eshte rebeluar. Dhe c’eshte me e keqja, i eshte bashkuar nje bande.

Prinderit e tij e ndeshkuan. Dhe babai i tij shpesh tregohej i ashper me te.

Por, dukej se keto veprime vetem sa e perkeqesonin situaten.

Derisa nje dite, prinderit e tij vendosen te ndryshonin metode.

Ai i tha:

“Duhet ta kuptosh se ne te duam. Dhe duam me te miren per ty. E pranoj se sjelle keq me ty. Ndihem i turperuar me veten dhe me vjen keq.

Ti je bere burre tani, dhe duhet ti marresh vete vendimet. Dhe kjo eshte koha. A do te jesh pjese e grupit tim?

Ti nuk ke pse vendos tani, thjesht mendoje.

Jo, tha Bill.

Une dua te jem pjese e grupit tend. Te premtoj qe tani e tutje, do sillem mire.”

Kjo eshte nje histori e vertete e nje shokut tim.

Ai shoqerohej me pjesetare bande, ndersa babai i tij ishte polic. Ai nuk mund ta besonte kete realitet, keshtu qe tregohej i ashper me te.

Por sapo beri ate bisede, gjithcka ndryshoi…

Bill e kuptoi se po i shkaktonte shume dhimbje familjes dhe nuk u shoqerua me ata djem dhe u fokusua ne shkolle.

Njerezit kane nevoje te kene nje sens pushteti. Ata duan te kene mundesine per ti bere vete zgjedhjet.

Kur propozon nje ndryshim, thekso se personi tjeter ka forcen per te vendosur dhe qe ti nuk do ua heqesh prej tyre.

Vendimi per te bere dicka eshte vetem i tyre.

9. Presupozimet

Me lejo te bej nje pyetje, “Kur do fillosh ti perdoresh keto truqe?”

Nese do pyesja, “A do i perdoresh keto truqe?” ti do pergjigjeshe me po ose jo.

Por duke qene se pyetja filloi me “Kur…” ti fokusohesh ne dicka tjeter.

Une presupozova qe do i perdoresh, por kur?

Ne sygjerojme: 9 Teknika psikologjike per te influencuar cdo njeri