20 Fakte Interesante Rreth Psikologjise Sociale

Ketu jane disa fakte shume interesante rreth psikologjise sociale. Gjithashtu kam perfshire linqe qe i vertetojne keto fakte

1. Nje studim tregoi se nga 261 profesioniste ne korporata, 21% e tyre kishin tipare te theksuara psikopatike – nje shifer e krahasueshme me popullaten ne burgje. [1]

2. Nje studim i publikuar ne revisten “Personality and Individual differences” vertetoi ate qe gjithmone e kemi dyshuar – Trolls (njerez qe ofendojne te tjeret ne internet) jane njerez te tmerrshem. [2]

Kjo lloj sjellje eshte e lidhur me triaden e erret – sadizëm, psikopati, manipulim.

3. Konsumatoret qe provuan nje produkt interneti falas kishin me shume gjasa ta rekomandonin tek te tjeret sesa ata qe e kishin blere.  [3]

4. Ne shohim njerezit e pandershem si me te paafte ne punen e tyre.[4]

5. Sa me pozitivisht ti shohesh te tjeret aq me i/e lumtur, zemergjere, dhe i forte emocionalisht je.  [5]

Ne te kundert, shikimi i njerezve ne menyre negative eshte i lidhur me nivele te larta te narcisizmit, dhe sjelljes antisociale.

6. Sipas nje studimi, te te quajne “i zgjuar” ne moshe te vogel mund te kete ndikim negativ. [6]

Kur prinderit ose mesuesit e lavderojne dike duke i vene etiketen “i/e zgjuar” atehere i kane vendosur nje barre shoqerore.

Femijet mendojne se prinderit e japin kete “etikete” nga dashuria qe kane per ta.

Etiketa nga mesuesi varet nga nota dhe performanca qe con ne ankth dhe qendrime mbrojtese.

Femijet mund te zhvillojne probleme si mungesa e vetbesimit dhe deshires per te perballuar sfida.

Por “etiketimi” nga shoket konsiderohet si nje burim i besueshem sepse ata nuk kane pritshmeri mbi rezultatet ne shkolle.

Ata nuk do e ndalojne shoqerine vetem sepse njeri bie ne mesime.

7. Lajmet e rreme mund te cojne ne kujtime falso

Votuesit mund te formojne kujtime falso pasi shohin lajme te fabrikuara (fake news), sidomos kur ato lajme pershtaten me besimet e tyre politike. [7]

8. Nje pershtypje e mire

Nese do qe te lesh nje pershtypje te pare te mire ne takime apo intervista pune, mos fol mbi suksesin tend.

Ne vend te kesaj, perqendrohu ne punen e palodhshme pas arritjeve te tua. [8]

9. Efekti i afersise

Ne i perceptojme gjerat qe jane afer nesh si me terheqese sesa ato larg nesh. [9]

Shume studime kane treguar se meshkujt parapelqejne femrat qe jane fizikisht afer tyre.

Kerkuesit argumentojne se kjo ka te beje me faktin qe meshkujt e interpretojne afersine fizike me idene se femra e pelqen ate.

Gjithsesi, duhet bere me shume kerkime per te pare sesi afersia fizike ndikon ne ndjenjat e femres.

10. Kenaqesia e hileqarit

Ti mund te kesh pare njerez qe bejne veprime jo-etike. Dhe mund te mendosh se kjo sjellje shkakton ndjesi si faji, turpi, dhe ankthi.

Por nje studim tregoi se nuk eshte e thene qe patjeter duhet te ndihesh keq pasi ben veprime jo-etike. [10]

Dhe ndoshta “t’ja hedhesh pa u lagur” i ben njerezit te ndihen mire.

Ky studim nuk e mbuloi tradhetine bashkeshortore…

Por sipas nje artikulli ne Psychology Today, tradhetaret e shikojne sjelljen e tyre sikur te pademshme apo pa viktima. Arsyetimi i tyre eshte, “Nese ata nuk e dine atehere nuk kane sesi te lendohen”.

Ata e bindin veten se nuk po lendojne njeri.

Ne realitet, partneri dhe pjesetaret e e tjere te familjes lendohen shume kohe para se te mirret vesh e verteta.

Arsyeja eshte sepse tradhtari do tregoje genjeshtra pa kutpim, do shpenzoje para apo kohe qe nuk e ka.

11. Pse djemte e mire dalin te fundit?

Kerkimet kane treguar se individët e pajtueshëm perjetojne me shume veshtiresi financiare sesa te tjeret.

Kjo nuk eshte sepse nuk dine te negociojne por ata mund ti kushtojne me pak rendesi parave.  [11]

Rrjedhimisht, do i keqmenaxhojne ato dhe nuk do kene burime te mjaftueshme per ta mbuluar kete tendence.

12. Shpata e dyfishte e udheheqjes karizmatike

Kerkuesit zbuluan se lideret karizmatik jane me pak efektive sepse u mungon sjellja operative. [12]

Ata rrembehen nga emocionet per idene e tyre, dhe eshte e merzitshme per ta tu kushtoje rendesi detyrave te vogla.

Lideret qe nuk jane karizmatik jane me pak efektive sepse u mungon sjellja strategjike. Pra, te kesh nje vizion per organizaten dhe te bindesh te tjeret ta ndajne ate vizion.

Keto kerkime sygjerojne se nje lider qe i shfaq dy sjelljet ne menyre te moderuar jane me efektive.

13. Ambiciet e medha nga prinderit per femijet e tyre mund t’ua ulin performancen ne shkolle.

Femijet qe kane prinder shume kerkues (persa i perket shkolles) dalin mire me mesime. [13]

Por nese ambicia nga ana e prinderve eshte me e larte sesa kapaciteti i femijes atehere mund te ndikoje negativisht ne performancen e tyre.

Me fjale te tjera, nese nje prind do qe djali i tyre te dale me te gjitha dhjeta por ai nuk ka aq kapacitet atehere performanca e tij do ulet.

14. A munded qe konsumimi i sheqerit te te embelsoje?

Cuditerisht po. Nje studim sygjeroi qe njerezit te cilet pelqejne gjerat e embla jane edhe vete te embel. [14]404

Ata zbuluan qe njerezit te cilet konsumojne gjera te embla (krahasuar me ata qe nuk konsumojne) jane me te dashur dhe te gjindshëm.

15. Keshilla “vendos veten ne vendin e tij”.

A eshte kjo keshille e mire?

Cuditerisht jo.

Sipas nje studimi ne e kemi gabim nese mundohemi te kuptojme perspektiven e tjetrit per te permisuar marredhenien. [15]

Nese do ta dish cfare po mendon ai person, mos bej supozime, thjesht pyete.

16. Edhe ti beje te njejten gje…

Ne kemi pare njerez te cilet i japin frymemarrje nje femije qe ishte duke u mbytur, ose te futesh ne nje ndertese qe ka marre flake per te shpetuar nje te moshuar.

Dhe kur intervistohen keta njerez, ata te gjithe thone, “Cdokush do bente te njejten gje.”

Ne anen tjeter, ka njerez te cilet kane bere dicka te keqe dhe shfajesohen duke thene, “Cdokush ne situaten time do bente te njejten gje.”

Ky quhet efekt i rremë konsensusi – njerezit mendojne se besimet, vlerat, dhe sjelljet e tyre jane me te gjera se cjane ne te vertete. [17]

Kur ata kane shume besime ne pikepamjen e tyre, grada e ketij efekti rritet edhe me shume.

17. Izolimi social dhe kreativiteti

Te shpenzosh shume kohe vetem mund te kete nje impakt negativ ne shendetin tend mendor dhe fizik.

Por nje studim i koheve te fundit ka treguar se terheqja sociale eshte e lidhur pozitivisht me kreativitetin. [18]

Ajo qe ka rendesi eshte qellimi apo motivimi.

Disa njerez terhiqen per shkak te ankthit. Disa terhiqen sepse nuk i kane qejf nderveprimet sociale. Ndersa disa njerez thjesht e shijojne qendrimin vetem – duan te lexojne ose punojne ne kompjuterat e tyre.

18. Sarkazma dhe kreativiteti

Studimet kane treguar se sarkazma rrit kreativitetin per folesin edhe degjuesin.  [19]

Ndertimi dhe kuptimi i sarkazmes rrit kreativitetin sepse aktivizon te menduarin abstrakt.

19. Cmimi si nje vlere referuese

Nje percaktues i rendesishem i rradhitjes se universiteteve ne SHBA eshte shkalla e pranimit. (Numri i studenteve te pranuar i pjesetuar me numrin e studenteve qe aplikojne)

Sa me e ulet shkalla e pranimit aq me eksluziv universiteti, dhe me e larte renditja. Keshtu qe ata do bejne cte jete e mundur per te rritur numrin e aplikanteve.

Per kete arsye maturantet mbyten me broshura te universiteteve nga e gjithe vendi.

Ne vitin 2000 bordi i universitetit “Ursinus” krijoi nje plan te ri. Ata e rriten tarifen me 20%.

Kjo shkoi kunder teorise tradicionale ekonomike qe nje ulje e cmimit e rrit kerkesen.

Por aplikimet ne kete universitet u rriten edhe me shume.

Pse ndodh kjo?

Prinderit duan edukimin me te mire per femijet e tyre.

Por cilesia e edukimit dhe prestigji jane te veshtire per tu matur, keshtu qe ata perdorin cmimin si nje tregues te cilesise. [20]

Nese kushton shume, atehere duhet te jete e mire.

Kjo strategji eshte aplikuar me shume sukses nga universitete si Bryn Mawr, Notre Dame, dhe Rice.

20. Fuqia e historive

Dave ishte ne nje udhetim biznesi ne Atlantic City per nje takim te rendesishem me disa kliente.

Me pas, ai kishte pak kohe per te shpenzuar para fluturimit.

Sapo mbaroi pijen, nje vajze e bukur i afrohet dhe i thote nese do nje pije tjeter.

Dave u ndje i vleresuar nga ky gjest dhe pranoi. Ajo shkoi tek banaku dhe mori dy gota.

Mengjesin e neserm, Dave zgjohet nga gjumi – i corientuar, i shtrire ne vaske, trupi i zhytur ne akull.

Ai sheh perreth i frikesuar, duke u munduar te kujtoje se cfare dreqin ndodhi. Ai sheh nje shenim ku shkruante, “Mos leviz. Telefono 911”.

Ai kap telefonin qe ishte afer tij dhe dalengadale telefonon 911.

Operatorja qe dukej cuditerisht e mesuar me kete lloj situate tha, “Zoteri, dua qe ta vendosesh doren mbrapa teje me shume kujdes. A ka ndonje tub?”

Me shume ankth, ai e vendos doren. Sigurisht, ishte nje tub.

Operatorja i tha, “Zoteri mos kalo ne panik por nje nga veshkat e tua eshte marre. Ka nje grup trafikantesh organesh ne kete qytet. Ndihma mjekesore eshte rruges. Mos leviz derisa te vijne ata.”

A eshte kjo histori e vertete?

Ndoshta po. Ndoshta jo. Nuk ka shume rendesi.

Ajo qe ka rendesi eshte se do te te ngulitet ne koke per nje kohe te gjate. Dhe do jesh ne gjendje tua tregosh shokeve duke e lexuar vetem nje here.

Kjo eshte forca e historive.

Nese je nje mesues, mund ti besh nxenesit te kushtojne vemendje duke u treguar nje histori te shkurter dhe interesante per te vertetuar argumentin tend.

Tregimi i historive eshte gjithashtu nje menyre shume e mire per te bindur te tjeret ose per te reklamuar nje produkt.

Per shembull, coca-cola nuk ka asnje vlere ushqyese. Nuk ka asnje arsye logjike per ta blere.

Por ata jane mjeshtra te marketingut. Ata e kane lidhur produktin e tyre me atmosferen e miqesise, paqes, dhe festimeve duke treguar histori.

E mbaj mend kur isha i vogel qe ndjeja se pushimet e dhjetorit po vijne kur reklamat e krishtelindjeve te coca-coles dilnin ne televizor.

Por ka edhe nje gje tjeter qe duhet ta konsiderosh:

Historite i bejne faktet e dobeta me bindese por e ulin forcen e fakteve te forta. [21]

Scroll to Top