Si te behesh me karizmatik dhe te influencosh njerezit


Deprecated: Non-static method SWP_Twitter::get_via_parameter() should not be called statically in /home/erjonhasanaj/public_html/wp-content/plugins/social-warfare/lib/frontend-output/SWP_Shortcode.php on line 123
Gjate gjithe jetes sone ne influencojme dhe influencohemi nga te tjeret.

 

Nje nga pikat e forta qe ka nje person karizmatik eshte aftesia per te influencuar.

 

Nese je karizmatik atehere do kesh shume mundesi per te ecur perpara sepse ke fituar besimin e te tjereve.

 

Pra, si te influencosh nepermjet karizmes?

 

1-Behu pasionant per dicka

Ne te gjithe i duam njerezit qe jane shume entuziast per dicka.

 

Ti mund ta dallosh nese dikush ka pasion. Mund ta shohesh ne syte e tyre, ne tonin e zerit dhe ne gjuhen e trupit.

 

Njerezit terhiqen nga keta sepse thelle brenda vetes, njerezit duan te kene pasion per dicka.

 

Kur te tjeret e shohin pasionin ne syte e tu, atehere ti behesh me karizmatik.

 

Nuk do te thote qe te gjithe do te t’pelqejne ty, por do te t’respektojne per vendosmerine tende.

 

Si te gjesh pasionin?

 

Ti mund te rrisesh entuziazmin duke kuptuar dhe mesuar cdo gje per ate fushe.

 

Nuk mund te duash dicka per te cilen nuk di asgje. 

 

Lexo libra, tako njerez qe mund te t’ndihmojne te mesosh me shume, dhe mundohu te behesh ekspert ne fushen tende.

 

Nese nuk e ke gjetur nje fushe qe mund t’ia dedikosh kohen, eksperimento me pune dhe tema te ndryshme.

 

Ti nuk e di nese te pelqen apo jo nje ushqim nese nuk e ke provuar nje pjese te saj.

 

Loading...

2-Vetbesimi

Ne cdo aspekt te jetes, njerezit duan te drejtohen nga njerez me kurajo.

 

Kur ti tregon se ke vetbesim, atehere edhe te tjeret do besojne tek ti.

 

Njerezit qe ne admirojme jane zakonisht njerez qe e dine cfare duan dhe kane kurajon per ta marre.

 

Sa me shume vetbesim te kesh aq me karizmatik do jesh.

 

Dy faktore qe na bejne te humbim besimin ne vetvete jane frika dhe dyshimi.

 

Ti duhet te jesh i sigurte qe vetbesimi eshte me i madh se dyshimet e tua.

 

Cdo qenie njerezore ndjen frike. Diferenca eshte si e perballon dhe e menaxhon friken. 

 

Vetbesimi vjen nga eksperienca, praktika dhe durimi.

 

Turperimi

Nje gje qe mund te ta ule vetbesimin eshte shqetesimi se cfare mendojne te tjeret kur ti deshton apo thyen nje rregull social.

 

Menyra me e mire per ta perballuar eshte duke e pranuar.

 

 
Njerezit kane tendencen qe tu vije keq dhe te pelqejne personat qe e pranojne se jane turperuar.

 

 
Ti je njeri, dhe askush nuk eshte perfekt. Pranoje, qesh me te, dhe ec perpara.

 

Loading...
Gjithashtu kur ti ndihmon dike qe te mos ndihet i turperuar, ben qe te jesh me i pelqyeshem.

 

3-Forca nuk eshte karizem

Pushteti vjen ne shume forma.
Cdo organizate ka nje lloj strukture autoriteti.
Rregulla te shkruara dhe te pashkruara diktojne si njerezit reagojne ndaj ketij autoriteti.
Menaxheret gjithmone supozojne se kane pushtet, por zakonisht, kane me pak sec mendojne.

 

 
Aftesia per te shperblyer dhe ndeshkuar dike nuk te ben karizmatik.

 

Kupto se pushteti bazohet sesi njerezit e perceptojne nivelin e njohurive te tua.
 
Ky lloj autoriteti te jep mundesine qe te influencosh te tjeret. Shembuj jane drejtoret dhe policet.

 

Njerezit duan te drejtohen nga dikush qe eshte i afte.

 

Nese ai person je ti, atehere ti e ke pushtetin.

 

Kur ti ua verteton se je ekspert atehere ti fiton autoritet.

 

4-Disiplina

Kur ne degjojme fjalen disipline mendja na shkon tek te gjithe zakonet e keqija.

 

Ti mund te jesh karizmatik pa pasur disipline por mungesa e saj do e dobesoje aftesine tende per te influencuar te tjeret.

 

Nje shprehje e vjeter thote qe ose je i disiplinuar ose i zhgenjyer.

 

Eshte e thjeshte te shikosh TV ne vend qe te lexosh apo te konsumosh ushqime te pashendetshme.

 

Keto ndjenja jane komplet e kunderta me ato qe ndjen nje person karizmatik.

 

Disiplina eshte nje zgjedhje qe bejme sepse e arrdhmja e afert eshte me e mire se gjendja aktuale.

 

Cfare mund te besh qe te forcosh disiplinen ndaj vetes?

    • Ndaje objektivin tend ne pjese me te vogla
    • Vizualizo se cfare do marresh nese e perfundon ate qe ke nisur
    • Pergadite veten menderisht se mund te kesh pengesa per te arritur ate qe do.

 

Nje shembull perfekt i disiplines ndaj vetes ishte Tomas Edison. Ai provoi 10000 here per te krijuar llamben e drites. Ai tha se ato nuk i konsideronte deshtime por suksese- gjeti menyrat qe nuk funksionojne. 

 

Ai ishte aq i fokusuar ne ate qe donte saqe disiplina u be pjese e jetes se tij.

5-Jep respekt

Karizma mbi te gjitha eshte per te vleresuar te tjeret. Sa me shume respekt u jep te tjereve, aq me influence ke tek ata.

 

Respekti nuk vjen menjehere, duhet kohe per ta ndertuar.

 

Nje menyre e thjeshte per te fituar respektin e tyre eshte duke qene mirenjohes per gjerat qe bejne per ty.

 

Njerezit gjithmone do duan te flasin per dy gjera: Per veten dhe per problemet e tyre.

 

Nese i degjon kur ata te tregojne per problemet qe kane, ata do ndjejne se je nje njeri i kuptueshem dhe i respektueshem. 

 

 
Trajto cdo njeri me respekt panvaresisht se cfare profesioni ka.

 

Pyeti sesi po u ecen. Mos u anko dhe mos i kritiko te tjeret per veprimet qe bejne.

6-Pyetja e pamundesise

Tomas Edison, Stiv Xhobs, Xhef Bezos dhe shume e shume te tjere bene gjera qe te tjeret mendonin se ishte e pamundur. Problemi i tyre nuk ishte besimi ne vizionin e tyre. Por, t’ua mbushnin mendjen te tjereve se ishte e mundur.

 

Pengesa jote eshte qe ti bindesh klientet/punonjesit/familjaret te shkojne nga “ne s’mund ta bejme”, tek “ndoshta ne mundemi” tek “le ta bejme”.

 

Ti mund ti influencosh njerezit skeptik thjesht duke bere dy pyetje:

 

Ti: Cfare eshte dicka qe do ishte e pamundur per tu bere, por nese do mundje, do ta rriste suksesin tend?

 

Tjetri: Nese thjesht mund te beja kete…., Por kjo eshte e pamundur

 

Ti: Ok, Cfare do ta bente te mundur?

 

Kaq, thjesht 2 pyetje. Pse keto pyetje funksionojne? Keto e cojne personin nga nje pozite ku vetem justifikohet ne nje pozite ku e konsideron. E bejne ta imagjinojne vizionin tend si nje realitet.

 

Pyet dike ne shtepi apo ne pune te te thone nje objektiv qe ne dukje eshte i pamundur per tu arrire.

 

Pergjigju me, “Jam dakort me ty. Kjo duket e pamundur, pra cfare mund ta bente te mundur?” Dhe pastaj ndihmoje qe te sjellin nder mend te gjithe skenaret e mundshem qe mund ta kthejne ne realitet.

 

7- Fraza qe influencojne

Keto fraza do te t’ndihmojne te influencosh, krijosh raport dhe te forcosh lidhjet me te tjeret.

 

Fraza e pare eshte: Dicka qe kam vene re tek ti. Kjo eshte nje fraze shume e fuqishme sepse ti ke vene re nje tipar unik ne personalitetin e tyre. Nuk eshte dicka qe po e hamendesoj. Eshte fakt. 

 

“Dicka qe kam vene re tek ti eshte sesa rehat je me veten, shume njerez nuk jane”.

 

 
“Dicka qe kam vene re tek ti eshte sesi ti u jep vetbesim te tjereve”. 

 

 
 “E di, dicka qe gjithmone kam admiruar tek ti eshte fokusi qe ke”.

 

 
Kjo tregon se nuk eshte dicka qe e vure re rastesisht sot. Kur ti perdor fjalen admirim ti jo vetem qe i respekton por edhe i vlereson ata.

 

Ti mund ta perdoresh kete fraze edhe kur dikush po sillet ashper me ty.

 

Dicka qe gjithmone kam admiruar tek ti eshte se ti thua saktesisht ate qe mendon”.

 

 
“E di Ana, dicka qe gjithmone kam admiruar tek ti eshte se ajo qe thua eshte e drejtperdrejte dhe e qarte”.

 

Tani ti e ke qetesuar situaten. Eshte shume e veshtire per dike te tregohet i keq kur ndihet i/e admiruar.

 

Kujdes kur e perdor kete fraze sepse duhet te jesh absolutisht i sinqerte kur e thua.

 

 
Fjala sepse– Kur ti kerkon qe dikush te beje dicka per ty shto fjalen sepse dhe arsyen pse duhet ta bejne.

 

 
Psikologia e Harvardit Elen Langer beri nje studim interesant ne vitet 1970.

 

Langer i kerkoi asistentes se saj qe te futej pa rradhe aty ku njerezit po benin fotokopje. Duhet te keni parasysh se atehere nuk kishin shume makineri keshtu qe rradha ishte e gjate.

 

Ajo u tha: “Me falni kam vetem 5 kopje per te bere, a mund te kaloj? Vetem 60% e tyre e lejuan.

 

Pastaj tha: “Me falni a mund te kaloj pa rradhe sepse me duhet te bej ca kopje? A thua se te tjeret nuk kishin arrdhur per te bere fotokopje. 

 

Pasi shtoi fjalen “sepse”, 94% e njerezve e lejuan te kalonte.
8-Me te vertete e beson kete?
Njerezit nen presion kane tendencen qe ta ekzagjerojne problemin. Ata ndihen sikur eshte fundi i botes. Ti mund ti qetesosh keta duke u thene “Me te vertete e beson kete?” ne nje ton te qete dhe te drejtperdrejte.

 

Zakonisht ata do pergjigjen duke thene, “Epo jo, por jam shume i shqetesuar per kete problem”.

 

Dhe ti pergjigjesh, “Une e kuptoj kete, por me duhet ta di cila eshte e verteta, sepse nese ajo qe thua ti eshte e totalisht e vertete atehere kemi nje problem shume te madh dhe duhet ta adresojme”.

 

Tani, ata do te terhiqen dhe fuqia te kalon ty.

 

Po nese nje person pergjigjet me po?

 

Nese dikush eshte aq trim sa te thote po, dhe te kembengule ne te, atehere ai mund te kete nje arsye shume te forte. Dhe ti do ishe me produktiv dhe i lumtur nese do i zgjidhje ato ceshtje.

 

Para se te shqetesohesh per te zgjidhur problemin e dikujt tjeter, zbulo nese eshte vertete nje problem.

 

 
Si te veprosh
 
Mendo per dike qe gjithmone perdor hiperbole per te shprehur nje problem. Dikush qe te rraskapit me histerine e tij/saj. Thjesht leri te flasin. Pastaj bej nje pauze per 5 sekonda dhe thuaj, “Me te vertete e beson kete?”


Shiko tek shmanget, dhe shpjegoi te gjitha detajet e problemit.


9-Ji i qete ne situata stresuese
Aftesia per ti perballuar situatat e veshtira eshte nje element kyc per te qene nje lider i madh.


Jo te gjitha takimet personale jane stresuese. Por shumica jane. Dhe keto situata jane ato qe bejne or prishin nje karriere ose nje lidhje. Disa nga keta:


  • Te besh nje telefonate te ftohte
  • Te perballosh nje klient te nevrikosur
  • Te perballosh nje interviste pune
  • Te merresh me nje adoleshent te papergjegjshem
Te gjitha keto mund te ndikojne emocionet ne ate menyre qe s’mund te mendosh. Dhe cfare ndodh, ti humbet.


Rregulli i pare dhe me vital ne nje situate stresuese eshte:


Vendose veten nen kontroll me perpara.


Tani, cilat jane hapat mendore qe kalon gjate kesaj periudhe?


Ja ku eshte procesi:


“Oh Fu*ck” (Faza e reagimit): Cfare dreqin ndodhi? Kjo eshte nje katastrofe, jam i mbaruar. Nuk mund t rregulloj kete.


“Oh, zot” (faza e lirimit): O zoti im, kjo eshte nje rremuje e madhe dhe me duhet ta pastroj kete. Pse kjo gje me ndodh gjithmone mua?


“Ok, mire” (Faza e refokusimit):


Nuk do ta lejoj kete te me shkaterroje jeten/karrieren/diten/lidhjen. Dhe kjo eshte ajo qe do bej ne menyre qe ta permisoj.


“Ne rregull” (Faza e riangazhimit): Jam i gatshem ta rregulloj kete.


Tani, ky eshte sekreti: Kur ti behesh i ndergjegjshem per keto faza, ti mund ti identifikosh secilen ndersa ndodhin. Dhe mund te manipulosh pergjigjen emocionale ne secilen faze.


Si rezultat, ti mund ta shpejtosh kete proces.


Fuqia e “Oh f*ck”


 
Mos e moho se je i merzitur apo i frikesuar, dhe pranoje ndjenjen.


 
Ne duam ta transferohemi nga nje gjendje paniku ne logjike. Dhe e bejme kete duke pranuar ate qe po ndjejme ne cdo faze.


 
Kjo nuk eshte koha per te genjyer veten dhe te thuash se gjithcka eshte ne rregull.


Tani eshte koha per te thene, “oh f*ck”, “jam i zemeruar”, “jam i zemeruar se do e humbas kete pune per shkak te kesaj”. 


 
Ky eshte vetem hapi i pare keshtu qe mos ngel aty.


Nese je ne nje pozicion ku mund te largohesh per nje minute, ose dy, beje. Nese jo, mos flit me njeri gjate ketyre sekondave.


“Oh Zot” (Faza e lirimit)
Pasi e pranon ate qe po ndjen. Merr fryme thelle dhe lehte nepermjet hundes. Beje kete derisa te kaloje. 


 
“Oh mire” (Faza e refokusimit)
 
Fillo te mendosh se cfare mund te besh te marresh nen kontroll situaten.


 
“OK” (Faza e riangazhimit)


Bej ate qe duhet te besh.


Shiko, nuk mund te zgjidhesh nje krize ne dy minuta. Por mund te shkosh nga “gjendja e panikut” ne “gjendjen ku mendon kthjellet” shpejt. Si rrjedhim, ti do thuash gjerat e duhura dhe i shmang ato te gabuarat.


Loading...