Si te ndertojme nje faqe interneti

A do te deshiroje qe te krijoje nje faqe interneti me nje dizanj te bukur pa pasur nevoje te paguash dike 200€ – 1000€?

Nese po, atehere ky artikull eshte per ty. Do te t’mesoje si te ndertosh nje faqe interneti qe nga fillimi pa pasur nevoje te dish nje gjuhe programimi.

Cfare eshte WordPress?

WordPress eshte nje platforme qe te lejon te ndertosh dhe te menaxhosh websajtin tend.

Eshte nje platforme ku 30% e faqeve te internetit ne bote e perdorin. Ka +50,000 pluginsa ku shumica e tyre jane falas dhe do te t’ndihmojne qe te rrisesh performancen.

Cfare eshte hosting?

Hosting eshte hapesira qe ze websajti yt ne internet.

Eshte pak a shume si te kesh nje biznes dhe hosti eshte ndertesa ku qendron.

Ka shume kompani qe e ofrojne kete sherbim. Sigurisht mund edhe te marresh hostin falas.

Por, ka disa disavantazhe:

  • Kompania qe te ofron kete sherbim mund te vendose reklama ne faqen tende qe mund te mos kene lidhje me ate qe shkruan.
  • Nuk ke suport. Keshtu qe cdo problem qe del (besome qe do dalin shume) do e zgjidhesh vete.
  • Faqja mund te vonoje shume qe te ngarkohet. Duhet llogaritur qe nje faqe qe vonon te hapet nuk renditet mire ne Google.
  • Domain qe nuk eshte unik. Me hosting falas emri i faqes tende mund te jete faqjaime.emriikompanise.com ne vend te faqjaime.com

Pra nese do te kesh nje websajt profesional qe duket bukur, ngarkohet shpejt dhe renditet mire ne Google atehere duhet te zgjedhesh nje webhost te besueshem.

Llojet e hostit

Shared – Disa websajte ndajne te njejtin server.

Kushton me pak por ka dy disavantazhe:

Kur rritet shikueshmeria, faqja jote do ngadalesohet sepse edhe faqet e tjera presin sherbim.

Probleme me sigurine nga faqe te tjera me te cilat po ndan serverin.

Host i dedikuar – Eshte me i shtrenjte, por te jep me shume kontroll mbi mjedisin ku ndodhet faqja jote.

Hosti VPS – Do te thote “Server Privat Virtual”. Me VPS, serveri eshte i ndare ne pjese te barabarta, dhe secili websajt ka pjesen e vet.

Keto pjese veprojne ne menyre te pavarur edhe pse ndajne te njejten pajisje hardware.

Avantazhi kryesor eshte qe serverat e tjere nuk mund te ndikojne negativisht ne performancen e serverit tend dhe ke siguri me te larte.

Cloud – Serverat cloud, ne pergjithesi jane servera VPS, por me disa ndryshime:

Madhesia e serverit cloud (RAM, CPU) mund te rritet ose zvogelohet ne menyre dinamike.

Per shembull, gjate kohes kur merr shume shikime per nje here, ti mund te rrisesh kerkesen per ta perballuar. Me pas kur shikueshmeria te bjere ti mund ta ulesh kerkesen edhe nje here.

Kur je ne gjendje te ndryshosh kerkesen ne menyre dinamike atehere fatura do jete me e ulet.

Ruaj punen tende

Gjithmone duhet ti besh “back up” faqes tende.

Nuk i dihet kurre se cfare problemi mund te hasesh dhe puna jote mund te fshihet.

Disa sherbime te hostit e ruajne websajtin automatikisht cdo dite. Por gjithashtu instalo nje plugins te quajtur “updraftplus” sa per te qene edhe me i sigurte.

Tani le te shohim hapat per te krijuar websajtin tend.

Hapi #1 Shko tek SiteGround

SiteGround eshte nje nga kompanite me te mira qe ofrojne sherbime te hostit. Po ashtu kane edhe cmime te arsyeshme.

Pse duhet te zgjedhesh SiteGround?

-Rekomandohet nga WordPress.org dhe WooCommerce si nje nga kompanite me te mira ne kete fushe.

-Sherbimi i klientit eshte shume i mire. Skuadra e tyre eshte ne gjendje tu jape zgjidhje cdo problemi qe ke me faqen tende.

-Do instalosh nje plugins te quajtur “SG Optimizer” qe siguron se faqja jote do ngarkohet shpejt. Gjithashtu ata ofrojne Cloudflare CDN falas.

-Siguri e larte. Cfaredo plani te zgjedhesh, ti do marresh certifikaten e sigurise SSL falas. Skuadra e tyre e sigurise ben te mundur kontrollimin ne kohe reale per rreziqe te ndryshme qe mund te prekin faqen tende.

Gjithashtu ata i bejne “back up” faqes tende cdo dite.

-Nese perdor nje sherbim tjeter te hostit dhe do qe te kalosh tek SiteGround atehere ata do e perfundojne kete proces falas nese zgjedh planin GrowBig.

-Ata qe kane me shume eksperience ne kete fushe do jene ne gjendje te perdorin mjete te avancuara si klonimi i websajtit (Staging), FTP, SSH, dhe WP-CLI.

-Mund te shtosh bashkepunetore per te ndihmuar ne menaxhimin e websajtit.

Hapi #2 Zgjidh nje plan

Siteground ofron tre sherbime kryesore dhe gjithashtu ka nje oferte ku merr 3 muajt e pare per vetem 0.99 € qe te ndihmojne bizneset ne kete kohe pandemie.

Plani StartUp eshte shume i mire per ata qe kane vetem nje faqe dhe sapo kane filluar.

Plani GrowBig per mendimin tim eshte opsioni me i mire sepse ka me shume mjete qe do ta lehtesojne punen.

Plani GoGeek eshte perfekt per ata qe kane dyqane online dhe faqe te medha.

Hapi #3 Zgjidh nje domain

Zgjidh nje emer te thjeshte qe kujtohet lehte dhe pershkruan me se miri faqen tende.

Gjithashtu rekomandoj te zgjedhesh shtesat .com ose .net

Tani, nese e ke blere emrin diku tjeter, kliko “I already own this domain”.

Hapi #4 Ploteso detajet dhe perfundo porosine

Pasi te kesh plotesuar detajet, mund te paguash me karte banke ose me paypal.

Hapi #5 Nis websajtin

Do marresh nje email nga Siteground qe do te te jape detajet e nisjes se websajtit.

Mund ta besh kete ne 4 hapa te thjeshte:

  1. Kliko “Start a new website”
  2. Zgjidh “WordPress”
  3. Ploteso detajet e WordPress si adresa e email, emri yt, dhe fjalekalimi.
  4. Shmang sherbimet shtese ku duhet te paguash, kliko “confirm” dhe “complete setup”

Hapi #6 Hyr ne WordPress

Jane disa gjera te vogla qe mund te besh per te permisuar faqen.

Kliko Settings dhe ploteso:

Nese do te heqesh komentet shko tek Discussion.

Eshte mire per SEO qe ti besh linqet e faqes sa me te thjeshta.

Nese nje njeri e ka te veshtire ta kuptoje atehere eshte e veshtire edhe per motoret e kerkimit.

Ndrysho fjalekalimin

Ti mund ta ndryshosh ate fjalekalimin e komplikuar dhe vendos nje te ri.

1. Shko tek Users – All users
2. Kliko ne emrin tend

3. Shko ne fund te faqes dhe kliko generate password
4. Vendos nje fjalekalim te forte me shkronja te medha dhe me numra  
5. Kliko Update

Gjithashtu, sigurohu qe te ndryshosh edhe emrin me te cilin logohesh tek wordpresi. Nese eshte “admin” atehere po i kursen kohe nje hakeri.

Hapi #7 Rregullo faqen

Ne kete seksion ne do gjejme nje themes falas dhe do e rregullojme sipas menyres tone.

Ne te majte shko tek Appearance- Themes

Aty mund te kerkosh themes.

Pervec kesaj, nese nuk te pelqen ndonje nga dizanjet aty, mund te kerkosh online.

Dhe 4 faqe qe te t’rekomandoja jane: Colorlib, Justfreethemes, Themegrill, athemes.

Nese zgjodhe nje dizanj nga faqet e mesiperme, mund te shikosh demon dhe ta shkarkosh. 

Tani kliko Add New –  Choose FileNgarko zip folderin e dizanjit

Kliko Customize

create a website from scratch

Nga e majta mund te shohesh se cfare mund te besh qe nga ndryshimi i titullit e deri tek menuja footer.

Cdo ndryshim qe ben mund ta shohesh live ne anen e djathte.

Site Identity
Ketu, ti mund te ndryshosh logon e faqes dhe ikonen.

Tek logoja, kliko remove dhe ngarko logon e faqes tende.

Menus

Menute jane nje pjese shume e rendesishme e nje faqeje interneti. Ketu ti mund te zgjedhesh kategorite ku njerezit mund te navigojne ne websajt.

Kliko primary menu dhe vendos menute e nevojshme.

Widgets

how to build a website from scratch

Widgets e bejne dizanjin me te bukur.

Ne te majte ke faqet widget dhe thjesht terhiq dhe lesho ne te djathe aty ku do te shfaqen ne websajt.

Homepage Settings – Ne kete pjese ti zgjedh se cfare do te shfaqesh ne faqen e pare te websajtit.

Additional CSS – Kjo pjese eshte per programim ne CSS. Nese din CSS ketu mund te vendosesh kodet.

Header options – Ne varesi te dizanjit qe ke zgjedhur ketu mund te ndryshosh logon, menune, si edhe mund te shtosh stile te tjera qe te ofron dizanji.

Design Options – Ketu mund te ndryshosh strukturen e websajtit.

Social Options – Mund te vendosesh se ku do te shfaqen linqet e mediave sociale.

Footer Option – Footer eshte pjesa e fundit e websajtit tend ku mund ta shohesh me nje ngjyre me te erret.

Category Color Settings- Mund te ndryshosh ngjyren e kategorive.

Pasi te kesh mbaruar kliko Publish. 

Hapi #8 Shto faqet

Shume te rendesishme per cdo websajt jane faqet: About us, Contact us, Privacy Policy, Terms & Conditions.

Per cfare te duhen keto? Cdo websajt i ka keto faqe per te dhene informacion per cfare publikojne, si edhe per te kontaktuar administratorin e faqes nese duhet.

Ja si do duken keto linqe ne websajtin tend.

Privacy Policy

Terms & Conditions

Si fillim duhet te shkosh tek Dashboard dhe krijo nje faqe per secilen.

si te krijosh nje websajt

Per faqen “About us” shko tek dashboard and kliko siper New Page.

Thjesht pershkruaj permbajtjen e websajtit, cfare qellimi ka dhe cfare perfshin.

Terms and Condition

Njejte si me siper kliko add a new page. Kjo lloj faqeje kerkon shume gjera qe te perfshihen.

Fatmiresisht per ti bere gjerat me lehte jane disa websajte ku ti duhet te plotesosh nje pyetesor dhe ne fund ata do te gjenerojne nje tekst qe ti do ti besh copy paste.

Ky eshte linku: Termsfeed.com

Privacy Policy

Pasi te krijosh faqen e re vizito linkun me poshte, ploteso pyetesorin dhe bej copy paste tekstit.

Linku : Freeprivacypolicy.com

Contact us

Ne kete faqe thjesht shto disa linqe ose google maps qe njerezit ta dine se ku mund te te gjejne ose si te kontaktojne me ty.

Pasi ti kesh mbaruar te gjitha faqet e kerkuara duhet ti vendosesh linqet ne fund te websajtit pra ne footer.

Shko tek appearance> widgets.

Zgjidh seksionin e footer.

Terhiqe pjesen “text” ne te majte dhe leshoje tek Footer sidebar One.

Shkruaj emrat e faqeve ne kolone si me poshte. Me pas kliko ikonen per te vendosur linqet ne secilen prej tyre. Dhe kliko Save.

About us

Contact Us

Terms & Conditions

Privacy Policy

Hapi #9 Instalo pluginsat

Sic e permenda me siper, jane +50, 000 pluginsa qe te ndihmojne ti shtosh disa vecori websajtit. 

Disa pluginsa qe duhet ti instalosh tani jane:

Yoast SEO

Eshte pluginsi me i kompletuar per SEO. Te ndihmon qe artikujt e tu te renditen ne Google.

Disa nga faktoret perfshijne:

  • Readability (Sa i thjeshte eshte per tu lexuar artikulli yt)
  • Focus keyword (Fraza per te cilen ti do qe te shfaqet artikulli ne vend te pare)
  • Slug (Linku)
  • Meta description (Pershkrimi me pak fjale se per cfare flet artikulli)

Social Warfare – Ky plugins ben te mundur qe njerezit te shperndajne artikujt e tu ne rrjetet sociale.

Wordfence – Pluginsi me i kompletuar persa i perket sigurise se faqes.

WPS Hide Login

Linku per tu loguar ne wordpress eshte Faqjaime.com/wp-admin. Dhe sigurisht, hakerat e dine kete dhe do te perpiqen te perfitojne. Ne kete rast ky plugins vjen ne ndihme.

Mund ta ndryshosh linkun ne dicka te tille: Faqjaime.com/emerndryshe99. Sigurohu qe ta shkruash ose ta mbash mend sepse mund ta bllokosh veten.

Analytify – E lidh kete plugin me google analytics dhe te tregon te gjitha statistikat e faqes.

Redirection – Te ndihmon te menaxhosh 404 errors.

Hapi #10 Instalo Google Analytics

Shumica e websajteve ne internet perdorin Google Analytics.

Eshte nje sherbim i krijuar nga Google qe te ndihmon te shohesh cdo statistike te mundshme rreth faqes tende.

Mund te shohesh sa vizitore ke, nga vijne, sa kohe shpenzojne ne faqe, cfare teknologjie perdorin e shume te tjera.

Mund te hapesh nje llogari ne GA me adresen e Gmail qe ke tani.

Tani shko tek Google Analytics.

Kliko Sign Up

Ploteso te dhenat e nevojshme.

Sigurohu qe te zgjedhesh https.

Opsioni i fundit eshte per ndarjen e te dhenave.

Kliko Get tracking ID.

Prano rregullat e tyre dhe procedo me tej.

Tani ne duhet te instalojme GA ne faqe.

Shko tek Plugins –> Add New –> GADWP

Instaloje dhe aktivizoje pluginsin.

Shko tek Analytify settings dhe kliko authorize plugin.

Kliko get Access Code.

Zgjidh adresen tende te Gmail, prano te dhenat dhe tani mund te shohesh kodin.

Kopjoje kodin dhe jepi paste ne kutizen si me poshte.

Kaq ishte. Tani ti mund te shohesh statistikat tek Dashboard.