Pas shume kerkimesh neper revista dhe internet kam perzgjedhur keto kuriozitete shkencore… fakte, pyetje, dhe histori interesante.
Po ashtu, kam perfshire burime te besueshme nese do te mesosh me shume.
Shpikje dhe zbulime
1. Baruti u shpik ne Kine, 850 A.D, ne menyre aksidentale.
[1]
Kimistet po perpiqeshin qe te krijonin nje substance qe te zgjat jeten.
Perberja ishte nje perzierje e sulfurit, qymyr druri, dhe nitrat kaliumi.
Por, kjo shperrtheu.
Si pasoje, duart dhe fytyrat e kimisteve u dogjen bashke me shtepine ku po punonin.
2. Ne 1886, Karl Benz patentoi automobilin a pare me karburant.
3. Ne 1895, Wilhelm Roentgen zbuloi rrezet X
4. Me 3 shtator, 1928, Aleksander Fleming zbuloi penicilinen.
5. Kompjuterat e pare ishin shume te medhenj dhe te ngadalte.
Por ne 1959, Jack Kilby shpiku qarkun e integruar qe lejoi zhvillimin e kompjuterave me te vegjel dhe te shpejte.
Per kete shpikje ai mori cmimin Nobel ne fizike (2000).
6. Atletet moderne perdorin teknologji qe me perpara ishte per kostume te hapesires.
Fakte mbi Hapesiren
7. Drita udheton me shpejtesi 186,000 milje per sekonde. Asgje ne univers s’mund te udhetoje aq shpejt.
8. Duke shikuar Eklipsin e Henes ne Janar, shkencetaret pane nje fenomen te rralle. Nje meteor godet siperfaqen e henes me nje shpejtesi 61000 Km/h. [2]
9. Dy shkencetare nga Universiteti i Arizona kane per here te pare kampione uji te marra nga asteroidi Itokawa. [3]
Studimet sygjerojne se dikur, asteroide te tille kane goditur Token dhe mund te kene sjelle gjysmen e ujit qe ndodhet tani ne planet.
10. Shpellat ne Mars
Ne vitin 2007, disa foto nga nje mision i NASA’s tregojne ate qe mund te jene hyrje ne shpella. [4]
Sipas revistes “Scientific American”, jane 7 shpella qe variojne nga 115-825 metra gjeresi dhe 129 metra thellesi.
Mendohet qe mund te kete forma jete primitive (mikrobe) dhe uji mund te ekzistoje ne forme te lengshme.
11. A mund te mbytesh ne hapesire?
Ishte korrik 2013, dhe kishte nje problem ne stacionin hapesinor. [5]
Dy astronautet, Luca Parmitano dhe Chriss Cassidy, duhet te dilnin jashte dhe te rregullonin problemin.
Per shkak te nxehtesise extreme te krijuar nga rrezatimi diellor, kostumet ftohen nepermjet nje rrjeti tubash me uje.
Parmitano ishte ne mes te rruges duke u kthyer kur dicka shkoi keq me kostumin, dhe uji filloi to rridhte ne helmete.
Per shkak te mikrogravitetit, uji formoi nje flluske te vogel qe i mbuloi syte, veshet dhe hunden.
Ai nuk po mund te shihte dhe te degjonte. Dhe dalengadale ai duhej te kthehej brenda ne stacion.
Ai ia doli per pak sa uji ti arrinte ne goje.
Ky ishte problemi me serioz me kostumet ne historine e NASA’s.
Ne ate moment Luca Parmitano kishte cdo te drejte te frikesohej per jeten e tij.
12. Arecibo eshte nje mesazh i koduar qe NASA coi ne hapesire ne vitin 1974. Deri tani nuk kemi pasur nje pergjigje.
13. Aurora
Eshte nje fenomen dritash ne qiell qe shihet zakonisht ne ekstremet veriore dhe jugore te planetit.
Por cfare e shkakton kete fenomen? Kur shperrthime te medha ndodhin ne diell, grimcat diellore perplasen me molekulat e ajrit ne Toke me shpejtesi te larte.
Aurorat mund te ndodhin edhe ne planete te tjera ne sistemin tone diellor (Jupiter, Saturn, Uran, dhe Neptun).
Psikologji
14. Kerkuesit tek Universiteti i Ilinois kane treguar se konsumimi i alkolit ne femijeri mund te rrise rrezikun per probleme psikologjike kur te rriten. [6]
15. Njerezit e diagnostikuar me depresion pelqejne qe te degjojne muzike “te dhimbshme”. [7]
Kjo muzike i ben ata te ndihen me mire.
16. Sa me shume qe vitet kalojne aq me optimist behemi. [8]
17. Femijet qe kane prinder fetare kane rrezik me te ulet per te shfaqur sjellje vetevrasese. [9]
18. Ne marrim me shume se 200 vendime persa i perket ushqimit. Shumica e tyre jane rezultat i manipulimit qe ne nuk e veme re. [10]
19. Shume studime kane treguar se te luash video lojra rregullisht mund te nxise rritjen e nervave ne disa pjese te trurit. [11]
Shendet
20. Ferid Murad, nje mjek Shqiptaro-Amerikan mori cmimin Nobel ne mjekesi per zbulimin se Oksidi Nitrik(NO) vepron si nje molekule sinjalizuese ne sistemin kardiovaskular.
Qe atehere, ky zbulim ka ndihmuar ne trajtimin e semundjeve te zemres, kancerit dhe impotences.
21. Shkencetari pacient
Ne vitin 1973 Ralph Steinman zbuloi qelizat dendritike. Dhe ky zbulim ndryshoi fushen e imunologjise. [12]
Ne vitin 2007, ai u diagnostikua me kancer te pankreasit.
Nje semundje vdekjeprurese qe vret 4 nga 5 paciente ne vit.
Zbulimi qe beri si edhe ndihma qe mori nga koleget e tij mundesuan qe ai te jetonte edhe per 4.5 vjet te tjera.
Gjate kesaj kohe ai ishte ne gjendje te jepte mesim, te udhetonte, dhe te punonte ne laboratorin e tij.
Ai vdiq ne vitin 2011, tre dite para se te merrte lajmin se fitoi cmimin Nobel.
22. Ne vitin 2009, shkencetaret zbuluan se nje ilac i quajtur Rapamacyn kishte aftesine te zgjaste jeten e minjve. [13]
Kjo eshte prova qe mosha e gjitareve mund te zgjatet ne rruge farmaceutike.
23. Nje studim tregoi se nese ushqen lopet, delet dhe derrat me lekure portokalli ndihmon te reduktoje Salmonelen. [14]
Kafshet
24. Oktapodet kane 3 zemra.
25. Peshkaqenet kane nje shqise te gjashte qe i ndihmon ata te gjuajne ne erresire totale. [15]
Gjigandet e zhdukur
26. Zogu me i madh ka qene “Moa” dhe ishte 3.6 meter i gjate.
Jetonte ne Zelanden e Re dhe u zhduk 500 vjet me pare nga gjuetia.
27. Ariu me fytyre to vogel jetonte 1 milion vjet me pare dhe peshonte mesatarisht 970 kg.
28. Mamuthi Steppe ishte 4-5 m i gjate. Dhe jetonte perreth Euroazise 500,000 vjet me pare.
29. Argjentinozaurosi ishte nje nga dinozauret me te medhenj, qe matej 30m nga koka tek bishti.
30. Glyptodon kishte madhesine e nje Volkswagen.
31. Megalodon eshte konsideruar si nje nga peshkaqenet me te medhenj qe ka ekzistuar. Arrinte gjatesine 20m dhe peshonte 60 ton. U zhduk 2.6 milion vjet me pare.
32. Titanoboa jetonte rreth 60 milion vite me pare. Ishte 14.6m i gjate dhe peshonte me shume se 1 ton.
Me shume Fakte Interesante
33. Shpejtesia e eres ne nje tornado mund te arrije 511 km/h, qe eshte e mjaftueshme per te shkaterruar pemet dhe per ti bere makinat te fluturojne.
34. Pema me e vjeter ne bote ndodhet ne Kaliforni.
Eshte 5066 vjecare dhe vendodhja ekzakte eshte mbajtur sekret. [16]
35. Elementi me i rralle eshte Astatine. Jane me pak se 30 gram ne planet. [17]
36. Magneti me i fuqishem u ndertua nga shkencetaret e Universitetit te Florida. Eshte 300,000 here me i forte se fusha magnetike e Tokes.
37. Kater elemente perbejne 99% te mases se trupit te njeriut: Oksigjen(65%), karbon(18.5%), Hidrogjen(9.5%), Nitrogjen (3.2%). [18]
38. Syte e tu kane te njejten madhesi qe kur ishe nje foshnje.[19]
39. “Ajer i ngrire” eshte solid por ka 99% ajer. Ky material quhet aerogel.
40. Uji mund te jete i ngurte, i lengshem, i gazte- ne te njejten kohe. Ky proces quhet “pikë e trefishtë “.
41. Gazi i perdorur per gatim nuk ka ere.
Kompanite e gazit i shtojne nje ere te forte qellimisht ne menyre qe ti ta kuptosh kur ka ndonje rrjedhje.
42. Metali i quajtur Gallium shkrihet ne temperaturen e dores tende.
43. Statujat e ishullit te pashkeve kane trup.
44. Telefonata e pare me celular u be me 3 prill, 1973, nga Zv.presidenti i kompanise Mototola.
Ai telefonoi drejtorin e kerkimeve te kompanise Bell Labs te cilet po perpiqeshin te ndertonin celularin e pare.
45. Ne vitet ’80, Edward Pickering, drejtori i Observatorit te Harvard ishte i pakenaqur me performancen e punonjesve te tij.
Ai shpesh thoshte qe, “edhe sherbyesja ime skoceze eshte me e afte se ju”.
Keshtu qe e punesoi ate.
Williamina Fleming drejtoi nje skuader ne vitet ne vazhdim dhe klasifikoi rreth 10,000 yje.
Pyetje interesante
46. A mundet qe bimet te vdesin nga kanceri?
Viruset, bakteret dhe parazitet mund te shkaktojne kancer tek bimet.
Por nuk eshte nje semundje serioze per dy arsye:
1. Kanceri nuk mund te shumohet ne bime sepse nuk ka qarkullim te gjakut.
Nje tumor mund te zhvillohet por do qendronte vetem ne nje zone ndersa pjesa tjeter e organizmit do funksiononte normalisht.
2. Organet dhe indet mund te rigjenerohen.
47. Kush e shpiku Dark Web?
Dark Web eshte pjesa e panjohur e internetit ku shume kriminele e perdorin per aktivitetet e tyre.
Por, ndoshta nuk e di qe Dark Web eshte krijuar ne vitet ’90 nga ushtria Amerikane si nje menyre e sigurte komunikimi.
Edhe sot qeveria Amerikane hedh miliona dollare cdo vit ne kete projekt sepse akoma perdoret nga ushtria dhe agjencite e inteligjences.
48. Sa vite jetojne yjet?
Kjo varet sesa shpejt e djeg karburantin berrthamor.
Per shembull, Dielli yne ka madhesi mesatare dhe ka qene ketu per 5 miliard vjet. Po ashtu ka edhe 5 miliard vite jete.
Te gjithe yjet shkelqejne si rezultat i shnderrimit te Hidrogjenit ne Helium.
Ky proces ndodh ne berrthame ku temperaturat jane 20 milion grade Celsius.
Yjet e medhenj (Supernova) e djegin karburantin e tyre me shpejt, keshtu qe jetojne me pak- ndoshta disa milione vjet.
49. Si e llogarit masen e nje planeti?
Masa e nje planeti llogaritet bazuar ne terheqjen gravitacionale qe ka ne trupat e tjere.
Ligji i Gravitetit i Njutonit thote qe cdo trup ne univers terheq nje tjeter me nje force gravitacionale qe eshte proporcionale me prodhimin e masave te tyre.
Pra, nese nje planet ka nje hene eshte me e thjeshte per t’ia llogaritur masen.
Shkencetaret observojne kohen qe i duhet henes per te kryer nje rrotullim dhe perdorin ekuacionet e Njutonit per te llogaritur masen.
Sa me i madh planeti, aq me fort e terheq henen rreth vetes dhe aq me shpejt leviz hena.
50. Tomas Edison vs Nikolla Tesla
Ky artikull nuk do ishte i plote pa perfshire historine e konkurences mes gjigandeve te shkences, Edison dhe Tesla.
Ishte data 6 gusht, 1890, kur William Kemmler ishte personi i pare qe u ekzekutua ne nje karrike elektrike.
Fillon me 1000 Volt, dhe pastaj me nje tjeter perpjekje me 2000 Volt.
Audienca po ndihet shume keq.
Perpiqen te largohen por nuk jane te lejuar.
Kjo ndodhi ne nje kohe kur Amerika donte te vendoste nese duhej te perdorin rrymen e vazhduar (DC) apo rrymen alternative (AC).
Fituesi do behej nje lojtar global ndersa humbesi thjesht do humbte.
DC, thoshte Tomas Edison, nje shkencetar dhe biznesmen, qe po ndriconte Ameriken qe nga viti 1880.
AC, thoshte Nikola Tesla, nje inxhinier brilant dhe shpikes.
Ne vitin 1884, Tesla mberrin ne New York me vetem 4 cent ne xhep.
Ai fillon te punoje per Edisonin. Por kjo zgjati vetem per gjashte muaj.
Ne vitin 1887, ai arrin te shese systemin e tij te rrymes alternative tek sipermarresi George Westinghouse.
Impianti DC i Edisonit nuk mund te perconte korentin me larg se nje milje. Dhe kjo e bente te veshtire tu sherbeje qyteteve te medha me shume banore.
Ne anen tjeter, rryma AC e Teslas mund te percohej ne distanca te lergeta në tensione më të larta.
Edisoni perdori reputacionin e tij per te lancuar nje fushate propagande kunder Teslas.
Edhe pse Edisoni ishte kunder ekzekutimit publik, ai ndihmoi per te dizenjuar karriken e pare elektrike, qe sigurisht perdorte gjeneratorin AC te Teslas.
Edhe pse kjo teknike u promovua si nje alternative ndaj varjes me litar, ne te vertete ishte thjesht nje demonstrim mizor kundrejt rreziqeve te AC.
Pavaresisht sulmeve, Tesla dhe Westinghouse fituan tenderin per te ndricuar “Ekspoziten e Kolombit” ne Chicago.
Hapja e madhe ishte me 1 Maj, 1893.
Presidenti i ekspozites Grover Cleveland shtypi nje buton dhe rreth 100,000 llampa ndricuan ndertesen.
Kjo shfaqje bindi edhe skeptiket me te medhenj qe perdorimi i AC nuk kishte asnje rrezik.
Burimet:
Scientific American’s Ask the Experts
100 Inventions that changed the world nga Matthew Elkin
Science Magazines