Si te bindesh klientet te blejne nga ty

Aftesia per te shitur, eshte nje nga aftesite me te rendesishme qe mund te fitosh.
Nuk eshte e thene qe duhet te jesh patjeter shites qe te mesosh.
Do te thote qe te shesesh njohurite e tua, te jesh i afte te bindesh dike te t’punesoje.
Te bindesh dike te t’ndihmoje qe idene tende ta kthesh ne realitet. Ose tek e fundit te bindesh femijet e tu te flejne heret ose te bejne detyrat.
Nese ke nje biznes atehere eshte thelbesore qe ti te kesh nje personalitet magnetik .
 
Te gjithe kane pergjigje te para-programuara ne disa situata te caktura.
 
E shtrenjte- e mire            E madhe-Force
 
I edukuar- inteligjence     Opinioni i ekspertit – Opinion  i vertete 
 
Kur njerezit degjojne fjalet, ata ne menyre te pandergjegjshme krijojne nje imazh ne mendjen e tyre.
Edhe kur je duke bere shitje ne telefon dhe qe kur u thua emrin tend ata krijojne nje imazh tendin ne mendjen e tyre.
Kur ti i ben te tjeret te lidhin ndjenja pozitive ne lidhje me ty dhe produktin tend kjo do ta beje me te lehte shitjen.
Disa teknika qe mund te perdoresh per te bindur nje klient qe te bleje nga ty jane:
 
Pyetjet qe kane pergjigje vetem me “Po”
Eshte thjesht nje proces i te berit pyetje qe mund tu pergjigjesh vetem me  “Po”.
Nese ben qe personi tjeter te pergjigjet me po 6-7 here, te cilat mund te jene pyetje te cfaredoshme e ke pothuajse te sigurte qe do e mbyllesh shitjen.
 
Njerezit e perdorin subkoshiencen qe te beje vendime te shpejta. Kur je me makine dhe papritur te del nje qen ne rruge, eshte e pandergjegjshmja jep nje reagim shume te shpejte dhe ti e ndryshon drejtimin e makines duke evituar perplasjen.
 
Pjesa e pandergjegjshme e trurit ben vendime te shpejta bazuar ne eksperienca dhe rregulla te eventeve te kaluara.
 
Kur ti krijon nje situate ku klienti yt pergjigjet pozitivisht deklaratave ose pyetjeve te tua, eshte me e lehte per ata qe ti shohin gjerat nga prespektiva jote.
Gjithashtu eshte me i hapur qe te degjoje perfitimet dhe ofertat e tua.
Disa nga pyetjet qe mund te besh, “Si je sot, mire”? .”A mund te ulesh ketu?” .” A eshte temperatura e dhomes ne rregull ?”.
 
Ose mund te besh pyetje duke perseritur ate qe kane thene ata dhe e ben si nje lloj deklarate qe te gjithe do te binin dakort me ty (Koha shume e bukur sot, apo jo?). 
 
Shume shites ngrihen kur dikush jep nje pergjigje negative dhe kur procesi i te thenit po , nderpritet.
Ajo cfare duhet te besh eshte te kthehesh prapa ne nje deklarate kur klienti eshte pergjigjur pozitivisht. Nese merr nje pergjigje “Jo”, do te thote se ti je duke ecur shume shpejt ose shume afer me klientin.
Shiko per shenjat dhe reagimet qe jep klienti dhe kthe pergjigje ne vend qe te argumentosh.  
 
Vazhdimesia
Pasi te kemi marre nje vendim per te bere dicka ne ndjehemi shume ne presion per te vazhduar se beri ate.
Te veprosh ne menyre konstante ka shume logjike.
Ti duhet ti besh ata te ndjehen se keshilla jote ne lidhje me produktin tend eshte ne vazhdimesi e vendimeve dhe veprimeve te kaluara te tyre.
Eshte e rendesishme qe ata te aprovojne ne menyre pozitive cdo deklarate qe ti ben.
 
Ne kemi nevoje te kthejme favorin 
Nevoja per te kthyer nderin eshte e rrenjesur tek ne. Kjo do te thote se kur dikush na jep dicka ti je i prirur qe te japesh dicka ne kembim.
Ti mund ta perdoresh kete teknike qe ndertosh lidhjen me konsumatorin.
Ki kujdes qe dhurata jote te mos jete shume e madhe, ne nuk duam qe konsumatori te mendoje se eshte “ryshfet”.  
 
Mungesa 
Njerezit e kane te veshtire ti rezistojne dickaje qe mund te kene avantazh. Ndaj nje mundesia qe ata besojne qe nuk do ta kene me shansin per ta pasur perseri.
Edhe produktet me te meta mund te jene shume te kerkuara nese kane vetem nje cilesi, ka mungese te tyre.
Njerezit duken se jane me te motivuar nga mendimi se jane duke humbur dicka sesa jane te interesuar te blejne dicka qe ka me shume vlere.
 
Ky rregull eshte i vertete ne rrethanat e pasigurise. Humbja luan nje rol shume te rendesishem ne te gjitha vendimet njerezore.
 
Cfare jane duke bere te tjeret
Ne e vendosim se cfare eshte e drejte per tu bere kur ne e shohim se cfare jane duke bere shumica e njerezve. Ne fakt, 95% e njerezve imitojne veprimet e te tjereve sesa ti marrin vendimet vete.
Ne i ndjekim te tjeret per shkak te pasigurive qe kemi.
Ne perdorim rruge te shkurtra per te marre pothuajse te gjitha vendimet, truri yne i pelqen shume rruget e shkurtra.
 
Shitja ka te beje me shume nese i besojne njerezit ato qe thua sesa faktet.