Si ti kalosh pengesat qe qendrojne mes teje dhe karizmes

Nje personalitet magnetik eshte vital, por duhet te kesh kujdes edhe nga pengesat qe qendrojne mes teje dhe karizmes. Duhet te mesosh ti parandalosh ose te merresh me to.

Parehatia fizike

Kur ti ke nje takim te rendesishem mundohu qe te veshesh dicka te rehatshme dhe mundohu te mos ulesh me fytyre nga dielli. Syte jane shume te ndjeshem ndaj drites, dhe ato automatikisht ngushtohen. Kjo mund te shfaqe si nje shenje irritimi ose qe nuk je dakort me ate qe po thuhet.

Ata mund te mos jene ne dijeni qe ti nuk je rehat dhe mund ta keqinterpretojne tensionin a krijuar.

Cfare mund te bejme?

Parandalo- Ne e kemi degjuar ate shprehjen, “Nje gram parandalim vlen sa nje kilogram kure”. Mundohu te planifikosh qe te sigurohesh qe do jesh rehat. Qe vendi ku do takoheni nuk eshte i zhurmshem.

Ji i vetedijshem- Kur ti je ne dijeni te problemit fizik mund te veprosh dhe ta rregullosh.

Vepro dhe shpjego– Nese ndjen se nuk je rehat dhe dicka po te bezdis, bej dicka per te. Kur te jesh me mire, merr nje moment per ti shpjeguar tjetrit qe nuk po ndiheshe rehat.

Pasiguria

A te ka ndodhur ndonjehere ne nje lidhje kur partneri nuk te kthen mesazhet ose telefonatat?

Truri yt qarkullon skenare ose shpjegime te ndryshme, duke u fiksuar se pse u bene kaq te heshtur. Ose, kur je duke pritur per nje pergjigje provimi. Me mire ngel sesa te presesh me ankth, te pakten atehere e di.

Paaftesia jone per te toleruar pasigurine mund te na shkaktoje shume probleme. Mund te na shtyje te marrim veprime te nxituara, dhe mund te na beje te ndihemi ne ankth.

Mendjet tona nuk ndihen rehat me pasigurine. Eshte nje trashegimi e instikteve tona te mbijeteses.

Ia vlen te mesosh te perballosh pasigurine sepse e rrit karizmen.

Gjithashtu, aftesia per tu ndjere rehat me pasigurine eshte nje nga treguesit me te mire se mund te kesh sukses ne biznes.

Provo kete teknike 

Ulu ose shtriu, relaksohu, dhe mbyll syte.

Merr fryme thelle 2-3 here. Ndersa e nxjerr frymen imagjino se je duke nxjerre te gjitha shqetesimet qe ke.

Zgjidh nje qenie- Zoti, Fati, Universi, dicka qe i pershtatet besimit tend- Qe ti mendon se eshte dashamires.

Imagjino se je duke ngritur peshen e cdo gjeje qe shqetesohesh nga shpatullat e tua dhe vendose ne shpatullat e qenies qe zgjodhe. Ata e kane ne ngarkim dhe nen kontroll.

Cdo gje eshte e rregulluar tani. Ti mund te ulesh, qetesohesh, dhe te shijosh te mirat qe do vijne.

Kur ti ndihesh ne ankth per nje situate sesi do dale, provo tekniken e transferimit te pergjegjesise.

Konsidero se nje qenie me e fuqishme do kujdeset per gjitha shqetesimet e tua.

Kritiku i brendshem

Le te themi se je ne rruge duke u nisur per nje interviste te rendesishme. Sapo afrohet koha e intervistes, kritiku i brendshem do te sulmoje. Do te t’mbushe me dyshim ne vetvete, dhe kujtime ku nuk ke dale mire shfaqen para teje. Ankthi rritet, dhe nese nuk di ta perballosh, do te ndikoje ne performancen tende.

Atletet do te t’thone se nje gjendje e keqe mendore do te ndikoje ne performancen tende pavaresisht sesa i pergaditur je fizikisht.

Kritiku i vetes eshte nje nga pengesat me te medha te karizmes. Te gjithe ne e perjetojme, qe nga studentet e deri tek drejtoret e kompanive te madha.

Dyshimi ne vetvete

Eshte mungesa e besimit ne aftesite e tua per te performuar dicka. Ndonjehere eshte frika se nuk jemi mjaftueshem te mire.

Majkell Uslan, producenti i cdo filmi Batman, akoma e ka ate ndjenjen here pas here kur eshte ne studio. Ai tha, “Akoma e kam ate ndjenjen se nje nga rojet e sigurise do vije qe t’me nxjerre jashte ”.

Per disa me pergjigjesite e medha vjen edhe vet-dyshimi me i madh. Sepse kostoja e deshtimit rritet edhe me shume.

Ndjenjat tona negative jane nje produkt i mekanizmit tone te mbijeteses. Ankthi dhe frika ekzistojne tek ne qe te bejme dicka, per te zgjidhur nje problem ose per te dale nga situata. Ato jane te parehatshme sepse jane te dizenjuara ne kete menyre.

Kjo teknike do te te ndihmoje qe te perballosh keto emocione 

1.Te ndjesh emocione negative eshte nje pjese naturale e jetes- Ne te gjithe pa perjashtim e perjetojme. Mundohu ti kujtosh vetes se eshte thjesht nje parehati e brendshme. Qe eshte nje produkt i mekanizmit mbrojtes te trurit.

2.Mos i dramatizo

Ndonjehere ne themi, Pse une? Pse kjo po me ndodh mua? Jo vetem qe ndjehemi keq, por ndjehemi se te gjithe jane me te mire se ne. Jane 7 miliard njerez. Mendon se je i vetmi qe je duke e kaluar kete?

Jane shume njerez qe e perjetojne depresionin, turpin, dhe trishtimin pikerisht ne kete moment.

Nuk eshte e gabuar te ndjehesh keshtu, eshte normale.

3.Mendo per njerezit qe e kane kaluar kete me perpara
Perpiqu qe te gjesh njerez rreth teje qe kane kaluar neper situata te veshtira me perpara. Ose kerko per njerez qe jane perballur me situata jashtezakonisht te veshtira, dhe ne fund, ata ja dolen.

4.Neutralizoje
Ndonjehere mendja jone do te na prezantoje nje kendveshtrim te corientuar te realitetit. Truri yne i konsideron mendimet negative si te rendesishme. Kujtoji vetes se jo cdo gje eshte reale.

Duhet te kete pasur shume situata qe ke menduar se do shkoje shume keq, por rezulton gjithcka mire.

 

Te tjeret jane duke lexuar:

Loading...