Si te zbulosh nje genjeshtar

Sipas studimeve ne perballemi me te pakten 200 genjeshtra ne dite. Por shumica e tyre jane genjeshtra te barrdha.

Me pelqen bluza jote”.

“Sigurisht, dua ti shikoj fotot e tua te pushimeve”.

“Isha vone se kishte shume trafik ”

Keto genjeshtra jane te pademshme. Ajo qe duhet te kesh kujdes jane genjeshtrat qe lidhen me biznesin, karrieren dhe jeten sociale.

“Nese kjo kompani nuk do te ishte duke u rritur, nuk do te sygjeroja qe te investoje”. “Ka mbetur vetem nje vend… firmos tani sa nuk eshte vone”. “Kam ngelur ne Rome edhe sot zemer, na doli nje problem dhe duhet ta zgjidh”.

Ti kalosh keto genjeshtra eshte e rrezikshme. Studimet kane treguar se ne e dallojme te verteten nga genjeshtra vetem 54% te rasteve.

7 Emocionet baze

Eshte e rendesishme te dish emocionet baze ne menyre qe ti dallosh nga ato te rreme.

1. Frika– Kur ne ndjejme frike, vetullat ngrihen, dhe syte jane me te hapur. Nofulla e poshtme bie, buzet tendosen horizontalisht, dhe e terheqim pak mjekren mbrapa.

2. Trishtim– Cepat e buzeve ulen pak poshte, dhe qepallat e siperme bien. Disa kerkues thone se nje fytyre e trishtuar eshte intensitet i ulet i te qares.

3. Lumturia– Ne tregojme lumturi me nje buzeqeshje te vertete, ku te dyja faqet jane ne simetri. Shkakton levizje te pavullnetshme te muskujve rreth syve dhe qepallat ngushtohen.

gezim
Imazhi: Nico Borie

4. Surprize– Vetullat ngrihen, qepallat hapen, dhe nofulla e poshtme hapet.

5. Zemerimi– Vetullat ulen, dhe buzet ngushtohen.

6. Mosperfillje– Fytyre jo-simetrike, nje cep i buzes eshte i terhequr siper.

mosperfillje gjuha e trupit
 

7. Neveri– Ne tregojme neveri duke mbledhur hunden dhe duke terhequr faqet dhe buzen e siperme.

The Ultimate Managed Hosting Platform

Disa njerez mund te kene me shume aftesi ne manipulimin e muskujve te fytyres  se te tjeret. Por asnje nuk mund te kontrolloje komplet fytyren. Arsyeja eshte se shprehjet e fytyres jane te lidhura me pjeset e trurit qe perpunojne emocionet si amidgala dhe korteksi parafrontal.

Kur ne ndjejme nje emocion, truri yne dergon nje mesazh ne fytyren tone qe ta shfaqim. Ky proces ndodh aq shpejt sa fytyra e shfaq emocionin me shpejt sesa ne jemi te ndergjegjshem per ndjenjen.

Shenjat ne fytyre qe duhet te shohim

Jane 9 tregues te fytyres per te zbuluar nje genjeshter.

1. Mikro-shprehjet

Keto jane shprehje te vogla qe mund te dalin ne fytyre ne 0.25 sekonda. Ato tregojne emocionin e vertete qe dikush do te shprehe.

Pyetja- “A do vish ne pune te dielen? Kemi shume pune per te bere”.

Pergjigja– “ Sigurisht, nuk kam asgje per te bere ne fundjave”

Mikro-shprehje– Zemerimi shfaqet ne fyyre ne ate moment qe e mendon, “Ah, i poshter”.

2. Shprehjet e fshehura

Kjo ndodh kur dikush perpiqet qe ti fshehe emocionet. Kur dikush do te fshehe te verteten, mundohet ta mbuloje me nje shprehje. Shpeshhere me nje buzeqeshje.

Nje buzeqeshje eshte shprehja me e thjeshte qe nje njeri mund te beje ne menyre qe te kamufloje ndjenjen e vertete.

Ne mesojme te perdorim nje buzeqeshje te rreme qe kur jemi foshnje. Studimet kane treguar se bebet 10 muajshe do te japin nje buzeqeshje te rreme nje te huaji. Por, ata do te japin nje buzeqeshje te vertete kur e shohin nenen e tyre.

3. Struktura e muskujve

Nese do te zbulosh nje genjeshter kushtoju vemendje muskujve te fytyres. Disa muskuj mund ti kontrollosh lehte sic jane vetullat, muskujt qe ndertojne cepat e buzeve dhe faqet.

Muskuli qe nuk mund ta kontrollosh quhet orbicularis oculi. Eshte muskuli qe rrethon syte.

Rregulli eshte qe lumturia e sinqerte do te prodhoje buzeqeshje te verteta.

Nese dyshon qe dikush eshte i merzitur apo jo, shiko tek muskujt e mjekres. Vetem 10% e njerezve mund ti ulin cepat e buzeve pa i levizur muskujt e mjekres.

4. Levizjet e qepallave

Disa njerez thone se kur dikush genjen ata nuk do te shohin ne sy.

Niveli normal i kontaktit 30-60%, keshtu qe kjo nuk eshte e vertete.

Genjeshtaret e mire zakonisht i shikojne te tjeret ne sy.

Levizja e qepallave eshte nje tregues me i dobishem se kontakti i syve. Kur njerezit tregojne nje genjeshter zakonisht do ti levizin qepallat ne menyre me te shpeshte se kur jane te thene te vrteten.

5. Zmadhimi i bebeve te syrit

Nje zmadhim i bebeve te syrit tregon se personi eshte duke perjetuar nje emocion te forte. Duke qene se asnje nuk mund ti kontrolloje bebet e syrit, eshte e mundur se personi po ndjen frike ose nje emocion te forte.

6. Lotet

Ato jane tregues te forte te emocioneve si stresi, trishtimi, dhe ne disa raste te lumturise.

Per disa persona lotet nuk jane te veshtire per tu manipuluar.

7. Shprehjet jo-simetrike

Emocionet e sinqerta pervec mosperfilljes, jane te prezantuar ne fytyre ne menyre simetrike.

Kur ne shprehim nje emocion qe nuk e ndjejme, kemi tendencen qe ti shtypim levizjet natyrale te muskujve.

Shprehjet jo simetrike ndryshe nga mikro-shprehjet jane te thjeshta per tu kuptuar.

8. Koha

Koha kur shfaqet nje shprehje ne fytyre eshte e lidhur ngushte me pjeset e e tjera te trupit. Le te themi se dikush pretendon se eshte me nerva, kryqezon krahet pastaj e ngrys fytyren.

Nese do ishte me te vertete i inatosur, kryqezimi i duarve dhe ngrysja ne fytyre do ndodhte ne te njejten kohe.

9. Kohezgjatja

Nje shprehje e sinqerte e nje emocioni rralle kembengul me shume se 5 sekonda dhe asnjehere me shume se 10.

Intuita

Qe te zbulosh nje genjeshter ne duhet te perdorim intuiten dhe te kuptojme se si sillet dikush kur tregon te verteten ose kur genjen.

Nje studim nga Universiteti i Ilinois tregoi se kur njerezit nuk e kuptonin se kishin pare nje mikro-shprehje aktiviteti i trurit te tyre kishte dhene nje sinjal.

Vetem sepse nuk e veme re ne menyre te ndergjegjshme nje mikro-shprehje nuk do te thote qe nuk i pergjigjemi.

Besoji vetes! Detektimi i genjeshtres dhe intuita kane nje lidhje reciproke. shume nga vendimet tona, te vogla ose te medha, jane te informuara nga intuita.

Gjithashtu ne mund ta zbulojme nje genjeshtar nga menyra sesi flet.

Genjeshtaret shpesh luftojne qe ti mbajne keto 3 kanale ne sinkron.

Nese do te kapesh dike qe po genjen kushtoju vemendje 3 karakteristikave te te folurit.

  • Struktura e fjalise
  • Rrjedhjet e fjaleve
  • Analizo historine

Struktura e fjalise

Do te thote zgjedhja e fjaleve ose fjalive.

Duhet te konsiderosh qe edhe faktore te tjere si lodhja, stresi, uria, mund te ndikojne ne menyren sesi dikush shprehet.

Disa nga fjalite me te zakonshme jane:

Kur e perserit perserit pyetjen- Kur ti ben nje pyetje dhe ai e perifrazon ate. Ndoshta po perpiqet qe te fitoje kohe sa te mendoje sesi te pergjigjet.

Pyetje:“Ti i more parate ne tavoline?”.

Pergjigje:“Te dukem gje si dikush qe vjedh para?”.

Kur e injoron pyetjen- Ta zeme se pyet, “Cfare sistemi kompjuteri perdor kur je ne zyre?”.

Pergjigja, “A do ti pyetesh edhe te tjeret?”.

Kur dikush e injoron pyetjen tende dhe ben nje tjeter pyetje ne ate moment eshte ne perpjekje per te zbuluar sesa din ti.

Ne kete rast, mundohet te kuptoje nese ke vene re dicka te dyshimte.

Deklarata ofensive- Eshte nje taktike e paqarte qe mundohet te te ktheje ne mbrojtje.

Ta zeme se pyet nje punonjes:“Cfare problemi kishe qe ike me heret dje?”. Nese do ta shmange pyetjen ajo do te mundohet te te vendose ty ne faj.

“Ve bast se te tjereve nuk u kerkon kaq shume llogari”.

Ajo shpreson se ti do ta braktisesh pyetjen ndersa mbron veten. Mos e ha karremin.

Deklarata ne forme proteste- Kur dikush pergjigjet ne nje menyre qe s’ka fare lidhje me pyetjen.

Pyetje: “Cfare dalje perdorni zakonisht kur e mbaroni turnin ne fund te dites?”

Pergjigje: “Varet nga dita. Shiko, une jam nje nene, punoj, dhuroj gjak. Nuk e kuptoj pse me flet si te isha nje kriminele!”

Mundohu te besh pyetje te hapura per te mbledhur fakte, dhe pyetje po/jo per te vleresuar sjelljen.

Fraza te ndjeshme- Shume shpesh dikush qe genjen per tu dukur me bindes mund te perdore fraza si

“Te betohem…”

“Te betohem per zotin…”

“…Te them te drejten.” “Sinqerisht”

“per zotin se kam bere une!”

Njerezit e ndershem besojne ne zot per suport personal dhe per tu ndjere me mire, e jo per te provuar sinqeritetin e tyre.

Deklaratat distancuese- Asnje nuk do qe te quhet nje genjeshtar, mashtrues, ose kriminel.

Keshtu ne perdorim cdo gje qe kemi ne dore per ta shmangur kete.

Njerezit qe genjejne perpiqen qe te shmangin veten e tyre ne nje genjeshter.

Per shembull, nje shites qe do te shese nje makine ne kushte jo te mira mund te thote: “Ky eshte nje model i papare”. “Shitet gjithmone”.

Ata do te shmangin perdorimin e peremrit “Une”. Ne vend te,“Une mendoj se eshte nje model i papare.”

Mundohu tu kushtosh vemendje vleresimeve te pergjithshme.

“Zakonisht i rregulloj porosite cdo dite…” Pyet -“A i perfundove te gjithe porosite te premten?”

Eufizmat- Jane nje forme e hutimit nepermjet gjuhes. Kur njerezit e dine se do te perballen me kritika per nje veprim, i zgjedhin me kujdes fjalet.

Pyetje direkte– “Pse i vodhe parate?”
Nje i pafajshem do ta prese – “Une nuk kam vjedhur asgje!”

Dikush qe ka faj- “Une nuk mora asgje.” Shiko mungesen e emocionit ne kete fjali. Ka zevendesuar fjalen vjedh me marr.

Rrjedhjet e fjaleve

Keto perfshijne gabime gramatike, “Um” dhe “ah,” si edhe shume gabime te tjera.

Kur te shpeton gjuha- Eshte nje gabim kur dikush perdor nje fjale ndryshe nga ajo qe do te thote.

Ne Janar 2003, trupat e Laci Peterson dhe djalit te saj te palindur u gjeten ne bregun e lumit San Francisko.

Dy muaj para kesaj, Diane Sawyer intervistoji burrin e Laci, Skot, ne emisionin “Miremengjes Amerika”.

Sawyer e pyeti Skot, “Cfare martese kishit?”

Ai u pergjigj, “Zot, fjala e pare qe me vjen ndermend eshte, e di, e mrekullueshme. Dua te them, ne kujdeseshim per njeri tjetrin. Ajo ishte e mrekullueshme. Ajo eshte e mrekullueshme.”

Ai perdori kohen e shkuar qe sygjeron se ai e dinte tashme qe ajo kishte vdekur.

Ne nentor 2004, ai u denua per vrasjen e gruas se tij.

Mohime specifike- Njerezit qe tregojne te verteten kane tendencen te mohojne ne menyre kategorike qe kane bere dicka.

“Jam ne kete biznes qe 30 vjet dhe kurre nuk kam mashtruar. Ne kurre nuk kemi bere marreveshje pas shpine, dhe nuk kemi per qellim te vazhdojme tani.”

Ata qe genjejne preferojne te jene me specifik: “Une nuk u mundova te t’mashtroj, “Ne nuk do te bejme marreveshje me ate kompani.”

Paaftesia per tu shprehur- Gjate bisedes ne bejme disa peshperima, dhe pauza per te ngjyrosur dhe per te nderprere menyren sesi flasim normalisht.

Kur njerezit e dine se cfare duan te thone dhe kane vetbesim per kete, ata kane tendencen te shprehen ne menyre te drejtperdrejte.

“Errdha mbrem ne shtepi nga ora dhjete e gjysme.”
“Jo, nuk e kam takuar kurre ate.”
“Cfare do te dish?”

Njerezit qe jane te stresuar kane tendencen qe te ngadalsojne dhe te fitojne me shume kohe per te menduar per ate qe do thone.

Ata provojne qe te mbushin pauzat me zhurme.

“Eh, errdha mbreme ne shtepi nga ora dhjete e gjysme.”
“Jo”—qesh pak—“Se kam takuar ate kurre me pare.”
Folesi pastron fytin: “Cfare do te dish?”

Duhet te konsiderosh qe kur e merr dike ne pyetje do te ndihet ne siklet.

Analizo historine

Menyra sesi dikush e tregon historine do te te jape nje te dhene per vertetesine e saj.

Kur ne tregojme nje histori ne kemi tendencen per ta dramatizuar eventin kryesor.

Gjithashtu, kemi tendencen qe mos ta tregojme historine ne nje rend kronologjik. Arsyeja eshte qe truri yne i organizon kujtimet sipas emocioneve dhe me pak sipas kohes kur kane ndodhur.

Nje histori e vertete ka 3 faza- Fillimi, eventi kryesor, mbyllja.

Dikush qe eshte duke treguar nje histori te vertete e fillon historine qe nga eventi kryesor, me shkakun e vertete se pse ai e beri ate veprim.

Kjo pjese e historise do te kete me pak detaje, dhe do t’kerkoje me pak kohe per ta treguar.

Ne nje genjeshter, fillimi mund te jete shume i detajuar dhe mund te permbaje shume elemente te verteta si koha dhe vendi.

Genjeshtari ndihet me rehat ne kete zone- Ne fund te fundit, akoma nuk ka genjyer.

Ne histori te verteta, eventi kryesor eshte pjesa me gjate per shkak se aty ndodh i gjithe veprimi. Ne nje histori te pavertete eventi kryesor eshte i shkurter.

Dikush qe po thote te verteten zakonisht do te jape nje fund per historine.

90% te kohes, nje histori e pavertete nuk do permbyllet me nje fund, thjesht do perfundoje me eventin kryesor.

Nje fund do i kerkonte atij qe te pershkruaje menyren sesi e ka prekur situata. Sigurisht, qe nuk e ka prekur fare, sepse nuk ka ndodhur.

Beje genjeshtarin qe ta ritregoje historine

Shtyje qe te perserite edhe nje here disa detaje. Duke qene se nuk ka fakte qe te rregulloje sekuencen e eventeve.

Ata do te shpenzojne shume energji mendore per te qene te sigurte se cdo detaj i historise do te ndjeke nje rrjedhe logjike.

Historite e verteta, shpeshhere nuk kane kuptim, por personi nuk shqetesohet shume qe detajet te jene te gjitha ne rregull.

Burimi: Liespotting nga Pamela Myer

Cfare jane duke lexuar te tjeret