Si te thyesh stresin perpara se te te thyej ty

1-Probabiliteti
Le te pyesim veten tone: “Sa jane shanset sipas probalitetit, qe kjo gje per te cilen po stresohem te ndodhe ndonjehere?
Perafersisht te gjitha shqetesimet dhe ndjenjat e palumturise vijne nga imagjinata jone dhe jo nga realiteti. Cilat jane shanset qe ky event qe po stresohesh te ndodhe me te vertete? 
 
2-Rrethanat
Si ti dhe une do te kalojme permes dekadave duke u perballur me nje seri situatash te pakendshme qe jane keshtu dhe nuk behen ndryshe. Dukshem, vetem rrethanat nuk na bejne neve te ndjehemi te lumtur ose te palumtur.
Eshte menyra sesi ne reagojme ndaj rrethanave qe krijojne ndjenjat tona. Nje nga theniet e Jezus Krishtit eshte “Mbreteria e parajses eshte brenda teje,po ashtu edhe mbreteria e ferrit”.
 
Qe do te thote qe ne e krijojme parajsen per vete nese perpiqemi te permisojme veten dhe mundohemi te ndjehemi ne menyre pozitive. Gjithashtu ne krijojme ferrin ne jetet tona nese ne lejojme qe stresi dhe ankthi te marrin nen kontroll jetet tona.
 
Ne i qendrojme katastrofes dhe triumfit. Ne mund te mendojme qe jo, por ne menyre te habitshme burime te forta brenda neve mund te na ndihmojne vetem nese i perdorim. Ne jemi me te forte sec mendojme.
 
3-Mos u streso per fajet e se shkuares
Mos u streso per gabimet e te kaluares. Sigurisht ne kemi qene fajtor per shume gabime, por kush nuk ben gabime?
Edhe Napoleon humbi nje te treten e te gjithe betejave te rendesishme qe ai luftoi.
Ndoshta mesatarja e betejave tona eshte me e mire se e Napoleonit.
 
4-Ndalo dhe beji vetes 3 pyetje
a-Sa rendesi ka kjo gje qe po stresohem per mua?
b-Ne cilen pike duhet te vendos nje pike ndalimi per kete gje qe po stresohem dhe ta harroj?
c-Ekzaktesisht sa kam paguar? A kam paguar deri tani me shume sec ka vlere?