Testosteroni mund ti jape nje shtyse muskujve dhe te djege dhjamin.
Gjithashtu ka edhe shume perfitime te tjera: Permison humorin, gjumin, rrit nivelet e energjise, si edhe cilesine e jetes.
Niveli i ulet i testosteroneve mund te coje ne:
- rrezik per semundjet e zemres
- ne diabet te tipit te dyte
- obezitet
- densitet te ulet te mineraleve
- demtim te funksionit seksual
- reduktim te mases muskulore
- zvogelim te performances fizike.
Cfare e ul nivelin e testosteroneve?
Niveli i testosteroneve eshte ne piken me te larte gjate adoleshences. Pastaj niveli fillon te bjere me nga 1% pas moshes 30 vjec.
Disa faktore te tjere perfshijne:
Shume estrogjen – Testosteronet dhe estrogjeni jane ne nje balance korrekte ne trupin tend. Nese niveli i T rritet atehere estrogjeni ulet dhe e anasjellta.
Insulina – Kur ti konsumon shume sheqer, trupi leshon hormonin insulin per te stabilizuar sheqerin ne gjak. Disa studime kane treguar se sheqeri ul nivelin e T.
Alkoli – Studimet kane treguar se konsumimi i alkolit ndalon prodhimin e testosteroneve ne testikuj.
Ata qe konsumojne rregullisht alkol kane nje rritje te hormonit femeror estrogjen. Mund te kene ulje te deshires seksuale, si edhe ereksione te dobeta.
Gjumi – Po ashtu edhe mungesa e gjumit ka nje efekt shume negativ.
Stresi – Sa me shume stres te kesh ne jeten tende aq me pak T ke.
Konsumimi i ushqimeve te pashendetshme – Kerkuesit e Universitetit te Kentakit treguan se njerezit qe konsumonin produkte te pashendetsheme kishin nje ulje te konsiderueshme te T.
Fol me doktorin tend nese ke nivele te uleta te T-se si edhe nese perdor ilace per ulje te kolesterolit, per presion te larte te gjakut, diabet apo antidepresante.
Shenja paralajmeruese qe ke nivele te uleta te T-se:
- Ulje te deshires seksuale
- Lodhje
- Probleme me humorin
- Kur ndihesh shume i irrituar
- Reduktim te mases muskulore
- Shtim ne peshe
Si te rrisesh ne menyre natyrale nivelin e testosteroneve?
1. Fli gjume
Nje studim i Universitetit te Cikagos tregoi nje lidhje mes gjumit dhe nivelit te testosteroneve.
Te gjithe pjesemarresit ishin meshkuj te shendetshem. Per 8 nete ata duhej te flinin vetem 5 ore (nga 12:30 deri ne 5:30 te mengjesit).
Rezultatet treguan nje reduktim 10%-15% te nivelit te T-se.
Gjithsashtu ata kishin nje rritje te nivelit te kortisolit, reduktim te epshit dhe perqendrim te dobet.
Ekspertet rekomandojne 7-9 ore cdo nate. Por, kjo varion nga personi ne person. Disa kane nevoje per 9 ore ndersa disa mund te kene nevoje vetem per 6 ore.
Menyra me e mire per te bere nje gjume te mire eshte duke ndjekur nje rutine.
Zgjidh nje kohe te pershtatshme per te ren dhe per tu zgjuar nga gjumi dhe mundohu te mos devijosh nga ajo kohe.
2. Stervitje me intensitet te larte
Kerkuesit kane treguar se ngritja e peshave leshon hormonin e rritjes dhe testosterone.
Fokusohu ne ngritjen e peshave me 6-10 perseritje, per rreth 45 minuta, 3 dite ne jave. Duhet te besh ushtrime qe perfshijne shume muskuj.
Nese do te rrisesh nivelin e T-se duhet te stervitesh shume, por edhe te pushosh edhe me shume. Ti duhet ti japesh trupit kohen e duhur per te pushuar.
3. Redukto sheqerin
Kur konsumon shume sheqer e vendos veten ne rrezik per te patur diabet te tipit te 2, obezitet dhe nivele e uleta te T-se.
Shkencetaret e spitalit te Massachusetts bene nje studim per te pare impaktin e glukozes ne niveline e T-se.
Moren pjese 72 persona ne studim te moshes nga 19 ne 74 vjec.
Rezultatet treguan se glukoza e ulte nivelin e testosteroneve ne nje mase prej 25%. Por, keto efekte nuk jane afatgjata.
Sheqeri ben me shume keq sesa mire. Keshtu qe konsumo karbohidrate komplekse sic jane: Fasulet, nenproduktet e qumeshtit, frutat dhe perimet.
4. Mbaj nje qendrim pozitiv
Mundohu ta mbash negativitetin larg nga jeta jote. Do te thote mendimet negative, media apo edhe personat negative.
Nese nuk je i kenaqur me jeten tende, shanset jane se edhe nivelet e testosteroneve jane te uleta.
Mundohu te gjesh se cfare po te ben te palumtur dhe rregulloje.
5. Redukto kilet e teperta
Dhjami i tepert mund te shkaktoje shume probleme shendetesore, por mund edhe te rrise nivelin e estrogjenit.
Kur fillon te shtosh ne peshe, rritet niveli i estrogjenit ne gjak. E konverton testosteronin ne me shume estrogjen.
Nese do te humbesh peshe, kujdes me dieten tende sepse mund te krijosh munges vitaminash apo mineralesh.
6. Yndyrnat e shendetshme.
Mundohu te konsumosh yndyrna te shendetshme.
Trupi ka nevoje per yndyrna nga burime shtazore dhe nga perimet per nje funksionim optimal.
Perdor vaj ulliri, bajame dhe gjalp kikiriku. Gjithashtu konsumo mish, veze, cokollate te zeze, djathe dhe gjalp.
7. Vitamina C
E ul kortisolin, redukton stresin, dhe ul nje enzime qe konverton testosteronin ne estrogjen. Gjithashtu ka efekt antioksidant dhe aftesine per te parandaluar demtimin nga oksidimi.
8. Vitamina D
Eshte nje hormon steroid pergjegjes per shume funksione ne trup.
Disa studime kane zbuluar se mungesa e vitamines D mund te coje ne ulje te niveleve te T-se.
Shume njerez kane mungese sepse nuk shpenzojne shume kohe ne diell dhe nuk konsumojne ushqime te pasura ne vitamine D.
9. Vitamina E
Eshte nje vitamine qe eshte e njohur per efektet e saj si antioksidant. Vitamina E mund te permisoje shendetin kardiovaskular dhe te rrise nivelet e testosteroneve.
10. Zinku
Eshte vitale per punen e mbi 300 enzimave ne trupin tend. Zinku eshte esencial edhe per nje sistem riprodhues te shendetshem.
Tek meshkujt, zinku parandalon testosteronin te kthehet ne estrogjen.
Zinku eshte nje nga mungesat me te zakonshme e cila mund te ule nivelin e T-se dhe deshiren seksuale.
Gjithashtu limiton zhvillimin e muskulit dhe redukton nivelin e energjise.
11. Konsidero suplementet
Jane shume suplemente qe premtojne rritje te shpejte te nivelit te testosteroneve.
Por, nuk eshte vertetuar se keto pilula mund te kene nje impakt domethenes ne ndertimin e muskujve, humbjes ne peshe apo rritje te performances.
Nese ke nje mungese vitamine apo minerali qe po ti ul nivelet e T-se atehere mund te marresh nje suplement.
Por, konsultohu me doktorin ose farmacisting perpara se te marresh suplemente.