Si te ndihesh energjik ne mengjes

Ne shpenzojme nje te treten e kohes duke fejtur. Nese kur cohesh ne mengjes nuk ndihesh energjik, ketu jane 6 keshilla qe mund do te ndihmojne :
 
1-Nje person mengjesi
Shume persona e kane te veshtire te zgjohen ne mengjes. Po ashtu shume nga keta persona kane krijuar nje ide te gabuar duke i thene vazhdimisht vetes se une “nuk jam ai tipi i personit qe zgjohet heret ne mengjes”. Po sikur une do te te thosha qe nese cohesh cdo dite ne oren 5-te mengjesit per 3 muaj rresht dhe do te te jepja 1 milion dollare, a do ta beje kete? Absolutisht qe po.
 
Duhet ta heqesh ate mendim te gabuar se nuk je nje person qe zgjohesh ne mengjes. Ndoshta duhet te fillosh te mbash mendimin se je efektiv ne mengjes, dreke dhe darke.
 
2-Pregadite veten perpara se te flesh
Ti duhet te besh disa gjera perpara se te shkosh ne shtrat ne menyre qe te ndihesh energjik ne mengjes. Menyra sesi shkon ne shtrat ne darke influencon menyren sesi zgjohesh ne mengjes.
 
Duhet te jesh i sigurte se 3-4 ore perpara se te flesh te mos konsumosh cokollate, kola, kafe te mos konsumosh asgje qe permban sheqer.
 
Arsyeja eshte sepse kur ti konsumon keto ushqime dhe flen, atehere mendja eshte duke fjetur por trupi eshte duke punuar shtese qe te trese ushqimin.
 
Konsumo shume perime jeshile dhe ushqime qe permbajne shume uje qe te hidratosh veten
 
3-Gjej driten
Melatonina eshte nje hormon i sekretuar nga truri dhe eshte kritik per te rregulluar gjumin tend. Kur eshte erresire trupi yt prodhon melatonin qe te te beje ty me te pergjumur dhe kur eshte drite prodhimi i melatonines bie.
 
Duhet te ekspozohesh ne drite ne mengjes qe te ulesh prodhimin e melatonines dhe ne kete menyre te te zgjoje nga gjumi. Nese ke per tu zgjuar ne erresire, ndiz driten e dhomes. 
 
4-Ekspozoje veten ndaj ujit te ftohte 
Ta ekspozosh veten ndaj ujit te ftohte mund te akrivizoje perberesit e trurit pergjegjes per rregullimin e gjumit dhe te ben ty me vigjilent
 
5-Hidratoje veten
Dehidratimi i bute e ul vigjilencen, shton lodhjen, dhe ndikon ne menyre negative perqendrimin mendor.
 
Ne mengjes duhet te pish nje gote uje qe te zevendesosh lengjet dhe per te luftuar ate ndjenje te lodhjes. Mos harro te pish uje gjate dites qe te qendrosh vigjilent.
 
6-Ha nje mengjes te shendetshem
Ha nje mengjes te shendetshem  te pasur ne fibra dhe karbohidrate.