Si te kontrollosh nervat

Te ndihesh i tensionuar, i zemeruar dhe me nerva pervec faktit se jane emocione negative dhe te bejne te ndihesh shume keq, mund te te shkaktoje probleme nese nuk di se si te merresh me to.
Gjate kohes kur je me nerva mund te thuash gjera qe sduhen dhe keshtu ti mund ta besh ate personin tjeter te ndihet keq.
Po ashtu ndoshta edhe ti mund te ndihesh keq dhe deshiron ti terheqesh ato qe the, por mund te jete shume vone.
Ai debat mund te kete ndikuar ne marredhenien qe ke me personin tjeter. Pra eshte shume e rendesishme te dish te kontrollosh nervat e tua.
 
Gjeja e pare qe duhet te besh eshte ndrysho fiziologjine tende
Kur dikush eshte me nerva, fytyra e tyre eshte e tensionuar, po ashtu edhe trupi. Ndoshta i kane grushtat e mbledhur dhe frymemarrja eshte e ceket.
Qe te ndihesh me mire bej te kunderten, mundohu te marresh fryme thelle me hunde, dhe ti qetesosh muskujt e fytyres. Kjo do te ndryshoje menyren sesi ndiheni ne cast.
 
2-Indetifiko ndjenjen e zemerimit sapo fillon
Atehere mund te merresh me te dhe te besh dicka per te. Keshtu ti nuk mund ta lejosh ate ndjenje te shkallezohet edhe me shume dhe pastaj te dalin gjerat jashte kontrollit.
 
3-Praktiko teknika te relaksimit
Qe mund te jete frymemarrje e thelle me hunde ose thjesht te thuash gjera te tilla vetes si qetesohu, permbahu. Ti lejosh vetes tende pak kohe para se te reagosh.
 
4-Mendo para se te flasesh
Fjalet shpeshhere mund ti lendojne njerezit ne menyre me intensive sesa dhuna fizike.
 
5- Bej stervitje fizike
Stervitja eshte e shkelqyer ne termat e reduktimit te stresit dhe nervozizmit.
 
6-Flit per problemet sapo lindin
Nese dicka te shqeteson ty, adresoja problemin qe ke. Ti ndoshta nuk e shpreh ate qe te acaron. Pastaj vjen nje moment qe ti do te shperthesh sepse nuk duron me.
Nese thjesht e kritikon personin qe te shqeteson dhe bisedon me te duke i adresuar  problemin qe ke. Ne kete menyre nuk ka pse te acarohet situata sepse ti e ke parandaluar.
 
7-Kur eshte e mundur perdor humorin
Perdor humorin per te shperndare tensionin e situates.
Duhet te kesh kujdes sepse humori shumicen e hereve kur biseda eshte e tensionuar mund te merret si personale.
Humori eshte nje menyre shume e mire per te ulur tensionin.
 
8-Bej nje pushim
Ne mund te marrim nje pushim nga gjerat qe na tensionojne.
Nese eshte nje situate ose person qe eshte duke na shqetesuar dhe po na nervozon, ne thjesht mund te marrim nje pushim. Mund ti japim pak kohe vetes per tu qetesuar. 
Loading...