Si te behesh me karizmatik

Karizma fillon ne mendje.

Te jesh i afte te kontrollosh emocionet negative, si edhe te ndihesh mire me veten mund te beje te dukesh shume karizmatik. Por, si mund ta besh kete?

Ketu jane 6 strategji qe do te te ndihmojne:

1. Vizualizimi

Eshte nje teknike shume e rendesishme ne cdo gje qe ben. Atletet profesioniste e kane perdorur me dekada.

Ata shpesh shpenzojne ore te tera duke vizualizuar cdo detaj, dhe cdo moment. Duke e vizualizuar veten e tyre duke bere cdo gje ne menyre te perkryer.

Nje pilot i Formula 1 ne fillim e paraftyron te gjithe pisten, kthesat dhe strategjine qe duhet te ndjeke ne mendjen e tij. E njejta gje ndodh me cdo sportist.

Pergaditja mendore eshte nje teknike standarte ne Hollivud. Yjet e medhenj e perdorin si Meril Streep, Robert DeNiro, Leo di Caprio e shume te tjere.

Nje aktor duhet te kontrolloje gjuhen e tij te trupit qe ta beje rolin me bindes.

Por, njeriu nuk mundet ta kontrolloje plotesisht gjuhen e trupit. Keshtu aktori perpiqet qe te ndjehet njesoj si personazhi, mundohet ta paraftyroje cdo ndjesi qe mund te kete.

E njejta gje eshte edhe me karizmen, duhet te ndryshosh boten e brendshme dhe pastaj te qenit magnetik del me natyrshem ne gjuhen e trupit.

Provo kete ushtrim ne shtepi

Mbylli syte dhe qetesohu

Kujto nje eksperience te shkuar ku je ndjere triumfues. Kur ti ke fituar nje kompeticion, nje cmim ose cdo gje qe te ka bere te ndjehesh mire.

  1. Degjo zhurmat perreth, fjalet qe te pergezojne, ose duartrokitjet.
  2. Shiko fytyrat e tyre duke buzeqeshur dhe duke shprehur ngrohtesi dhe admirim.
  3. Ndjej kembet e tua ne toke, dhe kur te japin doren duke te pergezuar.
  4. Perjeto ndjenjat e tua, si edhe ndjenjen e ngrohte te vetbesimit qe ngrihet brenda teje.

A ndjen me shume vetbesim? Mundohu ta perserisesh kete ushtrim cdo dite, dhe imazhi te jete sa me i gjalle qe te jete e mundur.

2. Mirenjohje

Mosmirenjohja, te ndjerit i fyer dhe i deshperuar e vrasin karizmen. Antidoti per keto ndjenja negative eshte mirenjohja. Eshte nje ndertues i karizmes, dhe do te te jape akses te menjehershem tek vetbesimi dhe ngrohtesia.

Si te jesh me mirenjohes:

Numero bekimet e tua- Nje dite e re, nje bashkeshort\e e dashur, nje femije, nje talent i vecante….

Mos u fokuso ne ate qe nuk ke- Shume njerez shpenzojne shume kohe duke u fokusuar ne ate qe nuk kane, ne vend qe te fokusohen ne ate qe kane.

Ji modest- Kujto qe pavaresisht se sa i pasur je ose sa ke arritur ne jete, jeta jote vlen po aq sa edhe personi qe eshte ulur prane teje.

Kujto: Mirenjohja nuk eshte nje rruge optimiste ne te cilen gjerat e keqija ne jete injorohen. Eshte me shume se ku e fokusojme vemendjen.

Ne te gjithe jemi dhe do te perballemi me veshtiresite e jetes, por kur fokusohemi ne dhuratat e jetes, ne fitojme nje ndjesi shprese dhe mireqenie.

3. Dashamiresi

A ke qene ndonjehere me dike qe ndjen se te do te miren me gjithe zemer? Si te beri te ndjehesh? Ti me siguri ke perjetuar ndjenja te mira dhe te ngrohta.

Kur ti do me te vertete me te miren per dike, ti ndihesh me i lidhur me ta. E tregon fytyra jote, dhe ata do te percepojne ty si dikush me shume ngrohtesi.

Te perdoresh dashamiresine cdo dite do ta mbushe gjuhen tende te trupit me ngrohtesi, miresi, kujdesje dhe dhembshuri.

Gjithashtu, do te ngacmoje leshimin e Oksitocines dhe seretonines, dy kimikate te trupit qe te bejne te ndjehesh mire.

Nje rruge e thjeshte dhe efektive per te filluar eshte te gjesh 3 gjera qe vlereson tek dikush.

4. Dhembshuria

Eshte empati plus dashamiresi. Ti i kupton sesi ndjehen, dhe ju uron me te mire. Ne kemi nje tendence natyrale per dhembshuri, eshte e lidhur fort ne trurin tone.

Gadishmeria jote per tu fokusuar ne mireqenien e tjetrit eshte gjithcka qe te duhet per te ndryshuar gjuhen e trupit ne nje menyre pozitive.

Si te praktikosh dhembshurine per dike qe njeh:

Imagjino te shkuaren e tyre– Sikur te kishe lindur ne ato rrethana ose ne ate situate te familjes. Cdokush ka nje histori per te treguar dhe disa mund te te thyejne zemren.

Konsidero qe nese do kishe perjetuar te njejten gje edhe ti do silleshe si ai personi.

Imagjino te shkuaren- Mundohu te vendosesh verten ne poziten e tyre. Imagjino se cfare mund te jene duke ndjere tani, ose emocionet qe po i mbajne brenda tyre.

5. Dhembshuria per veten

Eshte kur ne tregojme ngrohtesi per veten, sidomos gjate situatave te veshtira.

Ndonjehere ne mund te mendojme se jemi degjues te mire dhe kemi zhvilluar nje interes per te tjeret.

Por, ndonjehere pyesim veten “Pse njerezit do me pelqejne? Mua nuk me pelqen vetja ime.” Kur ne tregohemi te ftohte me veten tone.

Eshte e mundur qe njerezit te kene vetbesim te larte dhe vetvleresim te ulet.

Kur kritiku jone i brendshem na ve ne dukje dicka te paperkryer, shpesh na ben te ndjehemi se cdokush eshte me i mire se ne.

Ti duhet te pranosh se cdo njeri ka perjetuar situata te veshtira ne ndonje pike te jetes se tyre.

Vet-dhembshuria na ndihmon ne te falim veten kur ne deshtojme, eshte ajo qe parandalon kritiku e brendshem te mos shfaqet.

Qe te zhvillosh dhembshurine per veten provo kete teknike:

Ulu rehatshem, mbyll syte, dhe merr 3 here fryme thelle. Ndersa e leshon frymen, imagjino duke vizatuar masa ajri drejt kokes.

Mendo nje moment ne jeten tende kur ti ke bere nje veprim te mire, bujar ose kur ke shfaqur kurajo. Ska rendesi nese ka qene dicka e madhe apo e vogel. Fokusohu ne ate kujtim.

Mendo per dike qe eshte i fuqishem dhe qe beson- Allahu, Jezusi, qe ka nje influence te madhe tek ti. Mund te jete gjithashtu nje person i dashur.

Imagjino miresine, ngrohtesine, dhe dhembshurine e tyre. Ndjej ngrohtesine qe rrezaton drejt teje.

Ndjej ata duke te dhene ty nje falje te plote per cdo gje qe kritiku i brendshem thote qe eshte e gabuar. Ti je absolutisht i falur dhe ke nje gjendje te paster.

Ndjej ata te pranojne keshtu sic je. Ne kete faze ti je perfekt.

Edhe pse ne fillim ti mund te ndjehesh pak i cuditshem, do te vesh re se gjate dites do jesh me prezent. Ti do jesh me i afte te lidhesh me tjeret dhe te shijosh momentet e jetes.

6. Pengesat

Nje personalitet magnetik eshte vital, por duhet te kesh kujdes edhe nga pengesat qe qendrojne mes teje dhe karizmes. Duhet te mesosh ti parandalosh ose te merresh me to.

Parehatia fizike

Kur ti ke nje takim te rendesishem mundohu qe te veshesh dicka te rehatshme dhe mundohu te mos ulesh me fytyre nga dielli.

Syte jane shume te ndjeshem ndaj drites, dhe ato automatikisht ngushtohen. Kjo mund te shfaqe si nje shenje irritimi ose qe nuk je dakort me ate qe po thuhet.

Ata mund te mos jene ne dijeni qe ti nuk je rehat dhe mund ta keqinterpretojne tensionin a krijuar.

Cfare mund te bejme?

Parandalo- Ne e kemi degjuar ate shprehjen, “Nje gram parandalim vlen sa nje kilogram kure”.

Mundohu te planifikosh qe te sigurohesh qe do jesh rehat. Qe vendi ku do takoheni nuk eshte i zhurmshem.

Ji i vetedijshem- Kur ti je ne dijeni te problemit fizik mund te veprosh dhe ta rregullosh.

Vepro dhe shpjego– Nese ndjen se nuk je rehat dhe dicka po te bezdis, bej dicka per te. Kur te jesh me mire, merr nje moment per ti shpjeguar tjetrit qe nuk po ndiheshe rehat.

Pasiguria

Paaftesia jone per te toleruar pasigurine mund te na shkaktoje shume probleme. Mund te na shtyje te marrim veprime te nxituara, dhe mund te na beje te ndihemi ne ankth.

Mendjet tona nuk ndihen rehat me pasigurine. Eshte nje trashegimi e instikteve tona te mbijeteses.

Ia vlen te mesosh te perballosh pasigurine sepse e rrit karizmen.

Gjithashtu, aftesia per tu ndjere rehat me pasigurine eshte nje nga treguesit me te mire se mund te kesh sukses ne biznes.

Kritiku i brendshem

Le te themi se je ne rruge duke u nisur per nje interviste te rendesishme.

Sapo afrohet koha e intervistes, kritiku i brendshem do te sulmoje. Do te t’mbushe me dyshim ne vetvete, dhe kujtime ku nuk ke dale mire shfaqen para teje. Ankthi rritet, dhe nese nuk di ta perballosh, do te ndikoje ne performancen tende.

Atletet thone se nje gjendje e keqe mendore ndikon ne performancen tende pavaresisht sesa i pergaditur je fizikisht.

Kritiku i vetes eshte nje nga pengesat me te medha te karizmes. Te gjithe ne e perjetojme, qe nga studentet e deri tek drejtoret e kompanive te madha.

Dyshimi ne vetvete

Eshte mungesa e besimit ne aftesite e tua per te performuar dicka. Ndonjehere eshte frika se nuk jemi mjaftueshem te mire.

Majkell Uslan, producenti i cdo filmi Batman, akoma e ka ate ndjenjen here pas here kur eshte ne studio. Ai tha, “Akoma e kam ate ndjenjen se nje nga rojet e sigurise do vije qe t’me nxjerre jashte ”.

Per disa me pergjigjesite e medha vjen edhe vet-dyshimi me i madh. Sepse kostoja e deshtimit rritet edhe me shume.

Ndjenjat tona negative jane nje produkt i mekanizmit tone te mbijeteses.

Ankthi dhe frika ekzistojne tek ne qe te bejme dicka, per te zgjidhur nje problem ose per te dale nga situata. Ato jane te parehatshme sepse jane te dizenjuara ne kete menyre.

Kjo teknike do te te ndihmoje qe te perballosh keto emocione 

1.Te ndjesh emocione negative eshte nje pjese naturale e jetes- Ne te gjithe pa perjashtim e perjetojme. Mundohu ti kujtosh vetes se eshte thjesht nje parehati e brendshme. Qe eshte nje produkt i mekanizmit mbrojtes te trurit.

2. Mos i dramatizo

Ndonjehere ne themi, Pse une? Pse kjo po me ndodh mua? Jo vetem qe ndjehemi keq, por ndjehemi se te gjithe jane me te mire se ne. Jane 7 miliard njerez. Mendon se je i vetmi qe je duke e kaluar kete?

Jane shume njerez qe e perjetojne depresionin, turpin, dhe trishtimin pikerisht ne kete moment.

Nuk eshte e gabuar te ndjehesh keshtu, eshte normale.

3. Mendo per njerezit qe e kane kaluar kete me perpara

Perpiqu qe te gjesh njerez rreth teje qe kane kaluar neper situata te veshtira me perpara. Ose kerko per njerez qe jane perballur me situata jashtezakonisht te veshtira, dhe ne fund, ata ja dolen.

4. Neutralizoje

Ndonjehere mendja jone do te na prezantoje nje kendveshtrim te corientuar te realitetit.

Truri yne i konsideron mendimet negative si te rendesishme. Kujtoji vetes se jo cdo gje eshte reale.

Duhet te kete pasur shume situata qe ke menduar se do shkoje shume keq, por rezulton gjithcka mire.

Konkluzion: Keto teknika do te te ndihmojne qe te ndihesh me mire me veten qe eshte shume e rendesishme. Te ndihesh me mire me te tjeret rreth teje, si edhe gjate kesaj kohe do krijosh nje personalitet magnetik.

 Te tjeret jane duke lexuar: