Si i parandalojne semundjet phytokimikatet

Phytokimikatet me pak fjale do te thote “kimikatet e bimeve”. Shkencetaret kane zbuluar me mijera phytokimikate te ndryshme, te gjendura ne perime, fruta, tek gruri, arrat dhe farat.
 
Te konsumosh shume ushqime bimore te pasura ne phytokimikate mund te ndihmoje ne parandalimin e te pakten nje nga pese lloje kanceri, gjithashtu edhe probleme te tjera serioze si problemet me zemren.
 
Disa nga funksionet e tyre jane:
1-Stimulon sistemin imunitar. Qe eshte mbrojtja e trupit ndaj viruseve ,bakterieve, dhe agjenteve te tjere qe shkaktojne semundje.
 
2-Bllokon potencialin per karcinogjene(substanca qe shkaktojne kancer) qe mund te formohen ne trup nga substancat qe ne hame, pime, ose i absorbojme nga mjedisi.
 
3-E ngadaleson normen e rritjes per qelizat e kancerit
 
4-Redukton inflamacionin qe siguron nje ambjent te favorshem per rritjen e kancerit.
 
5-Parandalon demtimin e ADN dhe ndihmon me mekanizmat riparuese te ADN.
 
6-Ndihmon ne rregullimin e hormoneve si estrogjeni dhe isulina. Nivelet e teperta te ketyre hormoneve jane te lidhura me rritjen e rrezikut per kancerin e gjirit dhe te zorres se trashe.
 
Ti duhet te krijosh nje menu ditore me ushqime me ngjyra te ndryshme qe te jesh i sigurte se je duke marre te gjitha phytokimikatet e nevojshme.Ketu jane disa nga ato ushqime, ngjyra e tyre, dhe phytokimikate qe permbajne:
 
Ushqimet e kuqe– mollet e kuqe, luleshtrydhet, portokalli i kuq, rrushi i kuq, speca te kuq, qepe te kuqe dhe domatet.
 
Ato permbajne karotenoide, flavonoide, poliphenolet, terpenet.
 
Perfitimet: Permisojne funksionin e memorjes. Ndihmojne shendetin e zemres, shendetin e veshkave dhe redukton rrezikun e disa kancereve.
 
Ushqimet me ngjyre portokalli ose te verrdhe: Molla, pjepri, grejpfruti, limonat, mango, portokallet, pjeshkat, karrotat,specat e verrdhe,kungulli.
 
Ato permbajne Karotenoide, Bioflavonoide.
 
Perfitimet: Mbajtja e niveleve te kolesterolit te shendetshme, permisimi i shendetit te zemres dhe te syve. I jep nje shtyse sistemit imunitar, dhe redukton rezikun e disa lloje kanceresh.                                                   
Ushqimet me ngjyre te barrdhe: Bananet, darrdhat, hudhra, xhenxhefili, kerpurdhat, qepet, rrepa, miell thekre,elbi, farat e lirit.
 
Ato permbajne Flavonoide, inositol, izoflavonet, alicin, phytatet, izotiocianates.
 
Perfitimet: Mbajtja e niveleve te kolesterolit, permison shendetin e zemres, redukton kancerin, pengojne rritjen e tumorit
 
Ushqimet me ngjyre te gjelber: Mollat me ngjyre te gjelber, kivi, articoka, shpargu, brokoli, kastravecat, marulet, spinaqi
Ato permbajne Karotenoide, flavonide, indole, glukozionolatet, izoflavonet.
 
Perfitimet: Ato sherbejne si antioksidant, reduktojne rrezikun per kancer, ndihmon shendetin e syve.   
 
Ushqime me ngjyre blu ose vjollce: Boronica,kumbullat,laker ngjyre vjollce, speca vjollce. 
 
Ato permbajne Antocianine , fenolike, flavonoide, polifenole. 
 
Perfitimet: Ato sherbejne si nje antioksidant kunder plakjes, permison funksionin e memorjes, redukton rrezikun per kancer.
Loading...