Last Updated on Mars, 2023 by Edison
Rregulli i arte eshte nje seri numrash te zbuluara nga matematikanti Leonardo Fibonaci.
Karakteristike e ketyre numrave eshte se cdo numer eshte sa shuma e dy numrave paraarrdhes.
Numrat Fibonaci kane edhe dicka shume interesante, kur e pjeseton njerin numer ne seri me nje numer para saj ti merr numra shume te afert me 1.618.
Ne fakt ky numer fiksohet tek numri i 13-te i serise dhe numri 1.618 eshte i njohur si rregulli i arte, dhe i aplikon fytyres se perkryer njerezore.
Disa dimensione ne fytyre qe japin rregullin e arte:
1)Gjatesia e fytyres mbi Gjeresine e fytyres.
2) Distanca mes buzeve dhe vetullave mbi gjatesine e hundes.
3)Gjatesia e fytyres mbi distancen mes majes se nofulles dhe vetullave.
4)Gjatesia e gojes mbi gjeresine e hundes.
5)Distanca ndermjet majes se nofulles deri tek hunda mbi distancen nga maja e nofulles deri tek buza e poshtme.
6)Distanca nga maja e hundes e deri tek pjesa ku fillojne floket mbi distancen nga maja e nofulles e deri tek maja e hundes.
7)Distanca nga maja e nofulles deri tek pjesa ku fillojne floket mbi distancen mes hundes e deri tek pjesa ku fillojne floket.


9)Gjeresia totale e dhembit te pare ne nofullen e siperme mbi lartesine e tyre na jep ne rregulin e arte.
10)Gjeresia e dhembit te pare mbi qendren e te dytit na jep rregullin e arte.
Shume artiste dhe dizenjues e perdorin rregullin e arte ne punet e tyre sepse perceptohet si me e kendshme per tu pare.
Ne shekullin e 25 P.L.K arkitekti romak Markus Pollio vuri re nje ngjashmeri mes trupit njerezor dhe nje ndertese te perkryer.
Ai brendashkroi trupin e njeriut ne nje rreth dhe nje katror, te dy keto figura jane te konsideruara si imazhet e perfeksionit.
Disa dimensione ne trupin njerezor:
1-Distanca mes kerrthizes dhe kembes me gjatesine e njeriut.
2- Distanca mes majes se gishtave dhe berrylit me distancen mes kycit te dores dhe berrylit.
3- Distanca mes vijes se shpatulles dhe pjeses ku fillojne floket me gjatesine e kokes
4- Distanca mes kerrthizes dhe majes se kokes me distancen mes vijes se shpatulles dhe majes se kokes.
5- Distanca mes kerrthizes dhe gjurit me distancen mes gjurit dhe fundit te kembes.
Rregulli i arte ne doren tende
Shiko tek gishti tregues dhe aty do gjesh rregullin e arte.
Gishterinjte tane kane 3 seksione. Proporcionet e 2 seksioneve te pare me gjatesine e gishtit japin rregullin e arte. Kjo, sigurisht, nuk i aplikohet gishtit te madh sepse ka dy nyje.
Gjithashtu, proporcioni mes gishtit te mesit me gishtin e vogel jep numrin e arte.
Ti ke dy duar, gishtat ne to konsistojne ne 3 seksione, jane 5 gishta ne cdo dore, dhe vetem 8 prej tyre japin rregullin e arte.
Tani sekuenca eshte: 0,1, 1, 2, 3, 5, 8, 13, 21, 34, 55, 89.
Numrat 2, 3, 5 dhe 8 i perkasin numrave Fibonaci.
Rregulli i arte ne zemren njerezore
Pulsi ritmik i zemres gjithmone eshte ditur qe ndjek nje ritem harmonik.
Nje studim i gazetes “British Medical” tregoi se individet qe shfaqnin rregullin e arte mes presionit diastolik dhe sistolik to gjakut ishin me pak te prekur nga arresti kardiak ne krahasim me ata qe e kishin me te larte.
Moren pjese 160, 000 persone ne studim. Ata gjithashtu gjeten se personat qe vuajten sulme fatale te zemres kishin nje raport me te larte (1.7459).
Edhe pse ky studim nuk ka gjasa qe te merret shume ne konsiderate nga doktoret, ne nivel popullate mund te jete nje fenomen i rendesishem dhe kerkon me shume studim.