Terrorizem, katastrofa natyrore, vdekje te tmerrshme.
Cdo dite ne shohim lajme qe dicka e tmerrshme ka ndodhur ne vend ose ne bote.
Ne bombardohemi vazhdimisht me lajme te tilla ne TV ose ne mediat sociale.
Ndonjehere te duket sikur ne bote nuk ndodh asgje e mire. Duket sikur bota eshte nje vend kaotik, dhe cdo vit behet me keq.
Por kjo nuk eshte nje rastesi.
Gazetaret e kane ditur me vite se lajmi i keq shet.
Por pyetja qendron, pse i lexojme?
Truri yne eshte i programuar per ti kushtuar me shume rendesi informacionit negativ, sesa te nje informacioni me nje natyre pozitive.
Per shembull, le te themi se kishe nje bisede te kendshme me dike dje, por ne fund te bisedes, ai te kritikoi per dicka.
Ne kete rast, ti do fiksohesh me ate kritike gjithe diten dhe harron sesa mire ia kalove deri ne ate moment.
Ose, ti mund te kesh pasur nje moment te turpshem para shume vitesh, por disa rrethana ta kujtojne ate moment.
Ne i kujtojme momentet negative me mire sesa momentet pozitive.
Arsyeja per kete eshte se truri yt po kerkon qe te te mbroje nga nje rrezik potencial.
Ne kemi trasheguar nje tru qe eshte i fokusuar ne mbijetese.
Ne qofte se nuk i kushton rendesi ne gjeje te mire mund te mos kete problem sepse mund ta marresh perseri me vone, por nese e injoron rrezikun mund te sjelle dicka shume te keqe me vone.
Nese gjakos , drejton
Industria e lajmeve ka nje shprehje, “Nese gjakoset, drejton”.
Kjo do te thote se sa me shokues te jete lajmi aq me shume rritet shikueshmeria.
Lajmet mbi vdekjet dhe shkaterrimin jane me te lehta per tu bere.
Ti mund ta marresh informacionin nga policia ose nga agjensi te tjera. Duke qene se ka ndodhur ne rruge, nuk ke nevoje te marresh leje per ta filmuar.
Dhe ne pergjithesi kushtojne me pak per ti mbuluar.
Nje faqe lajmesh City Reporter, beri nje eksperiment social shume interesant.
Per 24 ore ata transmetuan vetem lajme pozitive.
Gjithashtu i modifikuan titujt e lajmeve te keqija te duken me mire.
Pra cfare ndodhi? Ata humben dy te tretat e shikuesve ate dite.
Ne terhiqemi me shume nga keto lloj lajmesh.
Shiko, kanalet e lajmeve kane vetem nje qellim, dhe ai eshte te bejne para.
Qellimi i tyre eshte te te bejne te shqetesohesh per te arrdhmen keshtu ti do kthehesh prape per me shume informacion.
Kanalet televizive dhe websajtet konkurojne vazhdimisht me njeri tjetrin.
Keshtu, per te mbajtur shikueshmerine i ekzagjerojne lajmet dhe flasin per te vazhdimisht derisa ndodh dicka edhe me e keqe.
Efekti psikologjik qe ka tek ne
Kerkimet nga Graham Davey tregojne se keto lajme kane nje efekt te madh ne gjendjen shpirterore.
Mund te rrise nivelet e kortisolit e cila con ne probleme shendetesore.
Gjithashtu, keta njerez kane me shume gjasa te:
-Mendojne se krimi eshte shtuar
-Ekzagjerojne gjasat qe nje dite mund te behen edhe ata viktime
-E konsiderojne boten nje vend shume te rrezikshem
4 Arsye te tjera per te ndaluar se pari lajme
Eshte pa lidhje- Pavaresisht cfare po shikon, nuk do ta permisoje jeten tende.
Nuk ka asnje arsye qe shikimi i lajmeve do te t’ndihmoje te zgjidhesh nje problem serioz ne jeten tende. Ne vend te kesaj, do te te shqetesoje me shume.
Lajmet jane si droge- Sic e shpjegova me siper, ne terhiqemi ng lajmet. Dhe sapo fillon historia ne duam ta dime sesi perfundoi.
Po harxhon kohe- Cohesh ne mengjes, hap telefonin dhe lexon lajme per 5-10 minuta. Po keshtu ne dreke dhe ne darke. Pa permendur rastet kur ndodh dicka me te vertete e tmerrshme, harxhon pjesen me te madhe te dites duke e kontrolluar.
Lajmet jane nje prezantim i dobet i realitetit- Duke qene se duhet me patjeter te arrish shikueshmeri te larte, lajmet i dramatizojne historite. Dhe keshtu njerezit krijojne nje perceptim te gabuar te botes.
Njerezit qe shohin shume lajme jane me ankthioz dhe kane tendencen te mendojne se ka rrezik ne cdo cep.
Nese rrezohet nje avion, behet nje lajm i madh por nese perplaset nje makine e cila merr me shume jete nuk ben shume zhurme.
Edhe pse gjasat qe te vdesesh nga perplasja e nje avioni jane 1 ne 1.2 milion dhe ato te perplasjes me makine jane 1 ne 5000.
Konkluzion: Kerkimet kane treguar se njerezit qe shohin shume lajme kane nivele te larta te stresit.
Me beso, nese vendos te reduktosh konsumin e lajmeve, nuk ke asgje per te humbur. Thjesht do i kursesh vetes stresin per gjera qe nuk ke kontroll mbi to.
Kemi zgjedhur disa artikuj qe mund te jesh i interesuar:
Teknika psikologjike qe kompanite perdorin per t’na manipuluar
Burimet:
- http://dartcenter.org/
- https://www.researchgate.net
- https://qz.com/
- The seeds of abundance by Dr. Nikki Krampah
- Photo by Elijah O’Donnell on Unsplash