Perse ne enderrojme?

Egjiptianet e lashte shkruan nje liber duke listuar 100 endrra te zakonshme dhe kuptimin e tyre.

Qe atehere ne nuk kemi ndalur duke kerkuar pergjigjen e pyetjes… Pse ne enderrojme?

Pas shume kerkimeve shkencore dhe avancimit te teknologjise dhe kembenguljes nuk kemi nje pergjigje definitive, por ne kemi disa teori shume interesante:

1. Enderrojme per te permbushur deshirat tona

Ne fillimet e viteve 1900 Zigmund Frojd propozoi se te gjithe endrrat tona duke perfshire dhe makthet, jane nje koleksion imazhesh nga jeta jone e perditshme.

Ato kane edhe nje kuptim simbolik qe lidhet me permbushjen e deshirave te subkoshiences tone.

Frojd hodhi teorine se cdo gje qe ne kujtojme kur ne zgjohemi nga nje enderr eshte nje prezantim simbolik nga subkoshienca dhe problemet psikologjike.

Nese e zgjidhim permbajtjen e saj ne mund te kuptojme deshirat e subkoshiences.

2. Enderrojme qe te kujtojme

Qe te rrisim performancen ne disa detyra mendore, gjumi eshte i mire por te enderrosh gjate gjumit eshte me mire.

Kerkimet teorizojne se disa procese te caktuara te kujtese mund te ndodhin vetem kur flejme, dhe endrrat tona jane nje sinjal se keto procese po ndodhin.

3. Enderrojme per te harruar

Jane mbi 1000 trilion lidhje nervore ne arkitekturen e trurit tone. Ato jane krijuar nga cdo gje qe ben dhe mendon.

Nje studim i vitit 1983 hodhi teorine te quajtur mesimi i kundert.

Qe thote qe ndersa je duke fjetur neokorteksi yt i rishikon keto lidhje nervore dhe i fshin ato lidhje te panevojshme.

Pa kete proces unik, qe ndodh ne endrrat e tua, truri yt mund te ishte i mbushur me lidhje te panevojshme dhe mendime te padobishme.

Keto mund te nderprenin funksionimin normal te te menduarit qe duhet te besh kur je zgjuar.

4. Enderrojme per te mbajtur trurin ne pune

Nje teori tjeter propozon qe endrrat rezultojne nevoja e trurit qe te konsolidoje ne menyre te vazhdueshme dhe te krijoje kujtime afatgjata ne menyre qe te funksionoje normalisht.

Keshtu, kur ti je duke fjetur, truri yt automatikisht ngacmon gjenerimin e te dhenave nga pjesa kur ruhet memorja, qe shfaqet tek ti ne formen e mendimeve dhe ndjenjave qe ti perjeton ne endrrat e tua.

Me fjale te tjera, endrrat e tua mund te jene nje lloj ruajtesi te ekranit (si te kompjuterit) qe truri yt e ndez ne menyre qe truri mos te fiket plotesisht.

5. Enderrojme qe te praktikohemi

Endrrat qe perfshijne situata te rrezikshme dhe kercenuese jane shume te zakonshme, per shkak te instiktit primitiv.

Teoria e praktikes mban permbajtjen e nje endrre qe i pershtatet qellimit te saj.

Keto endrra te lejojne te praktikosh instiktet (lufto ose largohu) dhe i mban te mprehta dhe te varura ne rast se te duhen ne jeten e vertete.

6. Enderrojme per te zgjidhur problemet

Te pa kushtezuar nga realiteti, dhe rregullat e logjikes tradicionale.

Ne endrrat e tua, mendja jote mund te krijoje skenare te pafundem, per te te ndihmuar ta kapesh problemin dhe per te formuluar zgjidhje qe ti nuk mund ti kishe konsideruar sa ke qene zgjuar.

Kimisti August Kekule zbuloi strukturen e molekules se benzenit ndersa ishte duke fjetur. Kjo eshte arsyeja se pse ndonjehere zgjidhja me e mire e problemit eshte, te flesh.