Maksimizo produktivitetin me tekniken Pomodoro

Teknika pomodoro eshte nje metode per menaxhimin e kohes e zhvilluar nga Francisko Cirilo ne fundin e viteve 1900.

Ai e quajti pomodoro (domate ne italisht) sipas ores se tij e cila kishte formen e domates te cilen e perdorte gjate kohes qe ishte ne universitet.  

Eshte nje metode shume efektive per te mos i lene gjerat pas dore dhe te mbash fokusin dhe te rritesh produktivitetin gjate dites.

Teoria pas kesaj qendron ne nje detyre te madhe dhe te veshtire te ndahet ne seri detyrash te vogla ne intervale te shkurta kohore qe quhen pomodoros.

Secila eshte e ndare nga nje pushim i shkurter.

Kjo jep avantazhin nga fakti qe truri yne ka harqe te limituara ne te cilen mund ti kushtoje vemendje.

Ajo qe te duhet eshte nje ore, ku ti mund te matesh kohen sipas cikleve:

1. Si fillim zgjidh nje detyre ose nje seri detyrash qe ke per te bere

2. Vendos kohen ne 25 minuta dhe vazhdo punen ne detyren qe ke derisa te perfundoje koha.

3. Puno! Shmang kontrollimin se sa kohe te ka mbetur.

4. Pasi te mbaroje koha bej nje pushim te shkurter per 5 minuta,pi nje gote uje, bej ndonje ushtrim fizik.

5. Pas 4 ciklesh bej nje pushim me te gjate prej 20 minutash.

Bej te pamunduren qe te limitosh shperqendrimet gjate cikleve.

E gjithe idea eshte qe 25 minuta te kesh nje fokus intensiv mbi detyren qe i ke vene vetes.

Mos u fut ne facebook, vendose telefonin ne airplane mode.

Nese dikush te huton thuaju qe je ne mes te dickaje dhe do te komunikosh me ta sapo ta mbarosh detyren.

Fillo me cikle te vogla, mund ta shtysh pushimin nese nuk ke nevoje, kur je duke pare leksionet ose je duke shkruar.

Mund ta ndryshosh kohen e cikleve si te duash. Mund ta besh nje cikel 50 minuta dhe 10 minuta pushim.

Ne kete rast, detyra kerkon me shume kohe se 25 minuta qe te perqendrohesh.