Gjuha e trupit-Tipet e buzeqeshjeve dhe kuptimi i tyre

Gjate komunikimit me persona te ndryshem mund te vesh re se nuk kane te njejten buzeqeshje,dhe secila ka nje mesazh te fshehur.

Ketu jane disa nga buzeqeshjet me te zakonshme dhe mesazhi qe ato percjellin.

1-Buzeqeshje e heshtur
Jep mesazhin se personi qe po e perdor ka nje sekret, opinion dhe sjellje qe nuk do ta shfaqe, ose nuk do ta ndaje me ty. Eshte e preferuar sidomos nga femrat kur nuk e pelqejne dike.

 

2-Buzeqeshje e shtremberuar
Duket si zgerdheshje, kjo buzeqeshje tregon emocione te ndryshme ne anet e kunderta te fytyres. Shpeshhere ka kuptimin se ajo qe po thua ti eshte qesharake ose nuk ka kuptim. Dergon mesazhin e sarkazmes. Gjithashtu ka kuptimin se po mendon dicka djallezore.

3-Buzeqeshje kur nofulla eshte e  rene  
Kjo eshte nje buzeqeshje kur nofulla e poshtme ka rene poshte. Jep pershtypjen se personi eshte duke qeshur me te madhe ose eshte thjesht duke luajtur. Te gjithe ata qe e perdorin shkaktojne emocione pozitive tek te tjeret.

 

4-Buzeqeshje dhe ne te njejten kohe koka eshte pak e anuar
Me koken e ulur pak poshte duke shikuar lart me nje buzeqeshje te heshtur.
Personi qe eshte buzeqeshur duket sikur eshte duke luajtur por ne te njejten kohe mban dicka te fshehte.
Kjo buzeqeshje duket se eshte e preferuara e meshkujve. Per shkak se kur e perdorin femrat, ngacmon ndjenjat prinderore te mashkullit, duke bere qe mashkulli te doje ta mbroje dhe te kujdeset per femren.

5-Buzeqeshje me vetekenaqesi 
Tregon vetekenaqesi dhe arrogance. Eshte nje buzeqeshje e heshtur me nje grade vetekenaqesie. Kjo buzeqeshje eshte e shoqeruar me nje gjuhe te trupit sic eshte koka mbrapa, shpatullat e kthyer mbrapa, gjeste qe tregojne krenari.

   

Ne rekomandojme te lexoni:

Dekodimi i gjuhes se trupit

Gjuha e trupit qe tregon vetbesim

Shtrengimi i duarve dhe kuptimi i tyre

0