Gjuha e trupit qe tregon se ke shume vetbesim

Gjuha jote e trupit ka nje lidhje te dyfishte me trurin.

Se pari, gjuha e trupit reflekton ndjenjat dhe mendimet e tua.

Se dyti, gjuha e trupit mund te ndikoje ne menyren sesi ndihesh.

Kjo do te thote se nese merr nje qendrim qe tregon vetbesim atehere ashtu do te ndihesh.

Koka

Duhet ta mbash koken drejt me shikimin perpara.

Njerezit qe nuk kane shume vetbesim kane tendencen ta ulin pak mjekren. Ne menyre te pavetedijshme se mbron qafen.

Kontakti i syve

Eshte nje pjese e rendesishme per te portretizuar vetbesim.

Kontakti i syve jep pershtypjen se je i sinqerte dhe i afrueshem. I ben njerezit te ndihen mire rreth teje.

Shikoji njerezit ne sy 80% te kohes.

Nese nuk ndihesh rehat, mund ta shikosh tjetrin tek vetullat e pastaj gradualisht te kalosh ne kontakt te plote.

Te folurit

Kur flet me vetbesim, i ben te tjeret te t’respektojne.

Ne jemi te terhequr ne menyre te pandergjegjshme nga njerezit qe jane te sigurte per ate qe flasin.

Si te flasesh me vetbesim?

Flit pak me ngadale. Kur flet shpejt mund te dukesh me nervoz dhe i pasigurte. Mundohu te flasesh me qetesi.

Elimino fjalet si: “Ah”, “Um”, “Domethene”, “E kam fjalen”, “E di”, “Keshtu, pra”. Keto fjale te bejne te dukesh sikur as vete nuk je i bindur ne ate qe flet.

The Ultimate Managed Hosting Platform

Toni i zerit- Njerezit qe kane vetbesim e ulin pak tonin e zerit kur mbarojne fjaline ose nje fraze. Personat qe s’kane shume vetbesim kane tendencen ta rrisin pak zerin ne fund te fjalise. Duket sikur jane duke u perpjekur shume per te ndertuar raport.

Mos u pergjigj shpejt- Kur dikush mbaron se foluri, mos u pergjigj ne te qinden e sekondes. Personat me vetbesim nuk kane frike qe ti mbledhin mendimet.

Duart

Mbaji pellembet e duarve te hapura sepse dergon sinjal se nuk ke asgje per te fshehur.

Mos i mbaj duart ne xhepa apo krahet e kryqezuar.

Ne i mbajme duart ne xhepa kur nuk jemi rehat, jemi nervoz apo te pasigurte.

Mbaji duart anash te relaksuara, dhe perdori ato per te ilustruar fjalet qe thua.

Kur takon dike, duhet te jesh ti ai qe e jep doren apo perqafimin i pari.

Jep nje doreshtrengim neutral, buzeqesh dhe mbaj kontakt me sy.

body posture, incorrect posture, correct posture

Qendrimi

Si po qendron ne keto momente, ndersa je duke lexuar kete artikull? A je i kerrusur ne karrike me shpatullat e dal? Nese po, duhet te ulesh me shpinen drejt dhe me kembet rrafsh ne toke.

Nje qendrim korrekt do te parandaloje dhimbjen e qafes dhe shpines.

Pyet dike te familjes per qendrimin tend, nese nuk eshte korrekte mund ta rregullosh.

Si  te rregullosh nje qendrim te keq?

1.Mos qendro i kerrusur ne karrike ose mos e perdor laptopin kur je ne shtrat

2.Kur e ke perdorur kompjuterin per nje ore, bej nje pushim te shkurter per te bere pak gjimnastike te lehte.

3.Bej ngritje te peshave(deadlifts)- Ky lloj ushtrimi do ti beje muskujt e shpines me te forte.

Levizjet e vogla

Eshte nje gabim i zakonshem qe te gjithe e bejme here pas here. Ndonjehere kur ndihemi nervoz, ne e levizim shpejt doren, kemben, lapsin.

Tani, kjo tregon se po ndjehemi ne ankth, qe eshte e kunderta e vetbesimit.

Ec me vetbesim

confident body language
© Zed Jameson / FameFlynet.uk.com

Ecja me vetbesim te ndihmon te mbash nje qendrim korrekt, te marresh vemendjen nga te tjeret si edhe te ndihesh mire me veten.

Si te ecesh ne menyre qe njerezit te mendojne: “Ai ka shume vetbesim”.

1. Mos shiko poshte. Tregon se je duke u ndjere keq dhe qe ke vet-vleresim te ulet.

2. Terhiqi shpatullat mbrapa. Nese ecen me koken e ulur dhe me shpatullat e kerrusuara do dukesh i merzitur edhe nese nuk je. Por, nese i terheq shpatullat, dhe hapesh pak nga gjoksi do dukesh shume me ndryshe.

3. Duart- Leri duart te levizin bashke me trupin.

4. Torso (pjesa e siperme e trupit)- Ndersa ecen, lejo qe torso dhe shpatullat te levizin pak. Ne fillim mund te duket e ekzagjeruar, por pasi te praktikohesh do behet me natyrale.

5. Ec ngadale- Ti mund te kesh vene re njerez te rendesishem ne filma apo ne realitet qe ecin pak me ngadale se te tjeret. Jep pershtypjen se jane nen kontroll te situates. 

Konkluzion: Ti me ane te gjuhes se trupit mund te shfaqesh se ke shume vetbesim. Por edhe nese po ndihesh pak i pasigurte, mundohu te marresh nje qendrim korrekt. Dhe do vesh re se do ndihesh me mire.