Gjuha e Trupit-Shtrengimi i duarve dhe kuptimi i tyre

Ti mund te tregosh shume mbi karakterin e dikujt vetem nga menyra sesi te japin doren.

Ata persona qe kane vetbesim kane tendencen te japin nje shtrengim te forte te duarve. Ndersa personat e turpshem kane tendencen te kene nje shtrengim te dobet te duarve.

Jane shume lloje shtrengime duarsh qe ti mund ti hasesh cdo dite, ketu jane disa:

1-Shtrengimi i duarve dominant

Dominanca transmetohet duke kthyer doren tende ne menyre qe pellemba e dores qendron  poshte gjate shtrengimit te duarve,kjo jep mesazhin se do te marresh kontrollin e takimit.

2-Shtrengimi i duarve i perulur

Eshte e kunderta e shtrengimit dominant te duarve,dhe kjo ndodh kur ti e jep doren me pellemben e shfaqur lart, je duke dhene kontrollin. Personat qe kane profesione si kirurg, artistet dhe muzikantet mund te japin nje shtrengim te bute me qellimin per te mbrojtur duart.

3-Shtrengimi i njetrajtshem

Eshte nje shtrengim duarsh me te dyja pellembet te vendosura ne pozicion vertikal dhe krijon nje ndjenje te barazise dhe respektit te ndersjellte.

4-Krijimi i raportit

Jane dy perberes per krijimin e raportit ne nje shtrengim duarsh. Ne fillim, sigurohu se pellembet jane ne pozicion vertikal dhe asnjeri nuk eshte dominant ose i perulur.

Apliko te njejtin presion qe merr. Kujto se shtrengimi i perfshin nje gjest qe thote pershendetje, mirupafshim ose per te vendosur nje marreveshje.

5-Shtrengimi i dyfishte

Kjo shoqerohet me kontakt direkt te syve, buzeqesh dhe thuaj emrin e tyre.Ky shtrengim jep pershtypjen se je i besuar dhe i ndershem, por kur eshte e perdorur nga nje person qe sapo ka takuar, mund te kete nje efekt te kundert.

Ky lloj shtrengimi eshte sikur nje perqafim i vogel dhe eshte e pranueshme vetem ne rrethanat kur nje perqafim mund te jete i pranueshem.

Loading...