Gjithcka qe duhet te dini per suplementet e mineraleve

Mineralet jane vitale per shendetin tone, por trupi nuk mund ti prodhoje.

Mungesat me te zakonshme jane ato te hekurit, jodit, kalciumit dhe magnezit.

Shenim: Perpara se te marresh nje suplement konsultohu me doktorin ose farmacistin mbi efektet e mundshme anesore.

Bori

Eshte nje mineral esencial qe stimulon rritjen normale dhe shendetin e trupit.

Bori nuk eshte i perfshire ne shume suplemente te multivitaminave sepse nuk ka nje sasi ditore te percaktuar nga qeveria.

Ne pergjithesi, kerko per nje multimineral qe ka 1.5-3 mg bor.

Efekte anesore te mundshme: Nese merr me pak se 9 mg nuk do kesh efekte negative.

Por nese merr sasi te medha te borit mund te shkaktoje marramendje, perzierje, diarre, probleme me lekuren, ankth dhe depresion.

Nderveprimet: Grate qe marrin suplemente estrogjeni duhet te kene kujdes, sepse bori i rrit nivelet e estrogjenit ne trup.

Fol me doktorin tend para se te marresh nje suplement bori nese ke semundje te veshkave ose te melcise.

Kalciumi

Nje raport shpjegoi se shume te rritur dhe femije marrin vetem gjysmen e kalciumit qe kane nevoje nga ushqimet qe hane.

99% e kalciumit eshte ne kocka dhe 1% luan nje rol esencial ne shume funksione te trupit.

Nese nuk merr kalcium mjaftueshem nga dieta, atehere kalciumi hiqet nga kockat per te vazhduar funksionet e saj. Me kalimin e kohes kjo do coje ne kocka te dobeta ose osteoporoze.

Doza: Sasia e rekomanduar eshte 800 mg per meshkuj, 1200 mg per femra, dhe 1500 mg per grate shtatezena.

Ti duhet ta marresh kalciumin 2-3 here ne dite sepse trupi e perveteson me thjeshte.

Format per nje absorbim me te mire jane:

  • Citrat kalciumi- Mund ta marresh me ose pa ushqim
  • Karbonat kalciumi-Duhet ta marresh me ushqim sepse acidi i stomakut do te ndihmoje ne absorbim.
  • Glukonat kalciumi- Eshte me mire ta marresh bashke me ushqimin

Ti mund ta testosh absorbimin e kalciumit duke e vendosur pilulen ne nje gote me uje te ngrohte, tunde dhe lere perzierjen per 24 ore. Nese kalciumi nuk eshte tretur, atehere shkalla e absorbimit eshte e ulet.

Keshtu, provo nje marke tjeter.

Magnezi dhe kalciumi punojne bashke.

Eshte e rekomanduar qe ti marresh dy suplementet bashke.

Kombinimi duhet te jte 2:1 (2 kalcium dhe 1 magnez)

Nderveprimet: Fol me doktorin ose farmacistin tend nese je duke marre antibiotike apo ilace per presionin e gjakut.

Njerezit qe jane duke trajtuar epilepsine duhet ta diskutojne me doktorin nese duhet te marrin nje suplement kalciumi.

Nese merr suplemente hekuri, merr kalciumin 2 ore pas hekurit. Per shkak se kalciumi pengon efikasitetin e te dy lendeve.

Kromi

Eshte nje mineral esencial qe e ndihmon trupin te mbaje nivele te shendetshme te kolesterolit dhe sheqerit te gjakut.

Niveli i rekomanduar i kromit eshte 50-200 mcg ne dite, dhe doza teraupetike eshte 200 mcg.

Sa me shume karboidrate qe konsumon, aq me shume krom ke nevoje.

Merre kromin me ushqim dhe me vitamine C qe te rrise absorbimin.

Efektet anesore: Nuk do kesh efekte anesore nese merr 50-300 mcg ne dite.

Nese merr me shume se 1000 mcg rregullisht, mund te kesh nje demtim ne veshka ose ne melci.

Ata qe kane diabet duhet te konsultohen me doktorin perpara se te marrin kromin, sepse ndikon ne nivelet e sheqerit ne gjak.

Bakri

Eshte esencial per formimin e kockave, qelizave te kuqe te gjakut, dhe hemoglobines. Eshte gjithashtu e nevojshme per absorbimin dhe perdorimin e hekurit.

Informacion mbi dozen: Ne doza te larta (+10 mg), mund te kesh perzierje, te vjella, dhimbje ne muskuj, dhe dhimbje stomaku.

Nderveprimet: Grate shtatezena ose ato qe jane duke marre pilula kunder shtatzanise duhet te flasin me doktorin para se te marrin suplemente te bakrit.

Jodi

Eshte e nevojshme per funksionimin normal te gjendres tiroide.

Mungesa e saj mund te coje ne aktivitet te ulet te gjendres tiroide, demtim te zhvillimit mendor dhe fizik tek femijet.

Sasia e rekomanduar ditore per te rriturit eshte 150 mcg, per grate shtatzena eshte 200 mcg. Doza terapeutike eshte 50-300 mcg.

Ti nuk ke nevoje per nje suplement jodi vetem nese shfaq shenja te mungeses.

Efekte anesore: Nese merr 1500 mcg ne dite mund te pengoje sekrecionin e hormoneve te tiroides.

Hekuri

Merr suplemente te hekurit vetem nen kujdesin e doktorit. Eshte me mire ta marresh 30 minuta para ushqimit.

Sasia e rekomanduar ditore eshte 10 mg per meshkujt e rritur, 15 mg per femrat e rritura, 30 mg per grate shtatzena.

Efektet anesore: Kur merr sasi te teperta te hekurit- Qe rezulton nga doza te medha ose kur merr hekur pa pasur mungese hekuri mund te coje ne:

  • pengimin normal te sitemit nervor
  • dhimbje koke
  • lodhje
  • marramendje
  • te vjella
  • demtim ne traktin e zorreve

Nderveprimet: Vitaminat A, C rritin absorbimin e hekurit.

Kujdes: Helmimi nga hekuri eshte nje nga shkaqet me te zakonshme te helmimit tek femijet. Sidomos femijet te vegjel, sepse marrin pilulat e nenes.

Magnezi

Magnezi luan nje rol esencial ne disa role kritike te trupit. Qe nga krijimi i kockave e deri tek rrahjet e zemres.

Sasia e rekomanduar ditore eshte 400-500 mg.

Magnezi mund te konkuroje me mineralet e tjera per absorbim. Keshtu, menyra me e mire per ta marre magnezin eshte bashke me kalciumin.

Efektet anesore: Per disa njerez qe marrin +400 mg mund tu shkaktoje diarre.

Njerezit qe kane semundje te veshkave duhet te shmangin suplementet e magnezit.

Mangani

Eshte nje mineral esencial per kocka, lekure dhe nerva te shendetshme.

Doza: Minimumi ditor eshte 2.5-5 mg.

Njerezit me cirroze te melcise duhet te shmangin keto suplemente sepse mund te mos ta sekretoje.

Nderveprimet: Kalciumi dhe hekuri reduktojne sasine e manganit qe trupi mund te thithe.

Fosfori

Kalciumi eshte minerali me i bollshem ne trup dhe fosfori eshte i dyti. Ata varen nga njeri tjetri per ta mbajtur trupin e shendetshem.

Sasia ditore per fosforin eshte 800 mg per te rriturit dhe 1200 mg per grate shtatzena.

Shume njerez nuk kane nevoje per suplemente fosfori.

Efekte anesore te mundshme: Fosfor i tepert mund te shkaktoje humbje te kalciumit dhe osteoporoze.

Potasiumi

Eshte nje elektrolit i nevojshem per te mbajtur nje ritm te rregullt te zemres, te presionit te gjakut dhe balances se ujit.

Personat qe marrin laksative, ata qe kane diarre apo crregullime te veshkave kane nivele te uleta te potasiumit.

Sasia e rekomanduar eshte 800 mg ne dite per te rriturit.

Konsumimi i tepert i sodiumit dhe i paket i potasiumit mund te rrise rrezikun per semundje te zemres dhe presion te larte te gjakut.

Efekte te mundshme anesore: Mos merr potasium nese ke probleme me veshkat. Nese merr me shume se 99 mg nga nje suplement potasiumi, mund te shkaktoje te vjella dhe ulcere.

Potasiumi tek banania (ka 500 mg potasium) nuk e shkakton kete efekt.

Seleni

Eshte nje antioksidant qe gjendet ne cdo qelize. Bashkevepron me vitaminen E per te parandaluar demtimin nga radikalet e lira.

Eshte treguar ne +20 vende te botes se nivelet e uleta te selenit e rrisin rrezikun e semundjeve kardiovaskulare dhe me shume se 8 tipe kanceri.

Sasia e rekomanduar ditore per te rriturit eshte 50 mcg dhe doza terapeutike eshte 200 mcg. Mos merr me shume vetem nese je nen kujdesin e nje doktori.

Efekte te mundshme anesore: Nese merr sasi te teperta te selenit (+1000 mcg) mund te shkaktoje demtim ne sistemin nervor. 

Nderveprimet: Kur merr shume zink dhe vitamin C mund te ndikoje ne absorbimin e selenit.

Zinku

Eshte nje mineral thelbesor per punen e me shume se 300 enzimave ne trup. Keto enzima asistojne ne shume funksione.

Njerezit qe pine shume alkol, ata me semundje ne veshka ka me shume mundesi te kene mungese zinku.

SRD eshte 15mg per te rriturit. Doza terapeutike eshte 30-45 mg.

Nese merr suplemente bakri, hekuri ose fosfori, merri 2 ore para ose pas zinkut

Suplementet me te mire te mineraleve

Menyra me e mire per te marre mineralet eshte duke ndjekur nje diete te shendetshme.

Por, ndonjehere edhe njerezit me zakone te mira te te ngrenit e kane te veshtire te marrin mineralet e nevojshme.

Nje suplement ndihmon per te shtuar ato qe mungojne.

Njerezit qe kane me shume gjasa te kene nevoje per nje suplement jane:

  • Ata qe kane nje diete te ulet ne kalori dhe vlera ushqyese
  • Personat qe jane semure, ose qe jane duke marre veten nga nje operacion
  • Femrat qe jane shtatzene ose duke dhene gji
  • Personat qe kane alergji nga nje lloj ushqimi ose qe jane vegjetarian.

Lexo: Mineralet dhe rendesia e tyre ne shendetin tone

Nese ven re se je duke perjetuar simptomat e mungeses nga nje mineral, mund te marresh nje suplement vetem per ate mineral (sigurisht pasi te jesh konsultuar me doktorin tend).

Nese je i shqetesuar se nuk po konsumon nje diete te pasur ne minerale mund te provosh keto suplemente:

1. Suplement Kalcium/Magnez/Vitamin D

Kalciumi dhe magnezi jane esencial per kocka dhe dhembe te forte ndersa vitamina D eshte e nevojshme per absorbimin dhe rregullimin e kalciumit.

Cfare duhet te konsideroj para se te marr nje suplement Kalc-Mag-Vitamin D ?

  • Fol me doktorin ose farmacistin nese je duke marre medikamente.
  • Mund te ndikoje ne disa teste laboratorike
  • Nese harron nje marresh nje doze qe eshte afer me te tjerat, lere dhe vazhdo si normalisht.
  • Merre me ushqimin

2. Multimineral- Te gjithe mineralet, pa hekurin

3. MegaFood- Mineralet, 90 Tableta

4. Mineral Balance- Pa hekur, 120 kapsula

Loading...