8 hapa per te krijuar sharm

Sharmi eshte aftesia per te krijuar raport qe i ben te tjeret te ndihen te vecante.

Sharmi nuk eshte dicka e lindur.

Eshte rezultat i disa aftesive specifike qe shume prej nesh dine shume pak per to. Kjo do te thote se sharmi mund te mesohet.

Atyre nuk u intereson sa di ti derisa ta dine sa i interesuar je per ta.

-LOU HOLTZ

Qeniet njerezore jane shume emocionalë.

Ata marrin vendime bazuar ne emocione dhe pastaj i justifikojne ato ne menyre logjike.

Njerezit preken shume nga mjedisi i tyre emocional, sidomos nga menyre sesi te tjeret sillen me ta.

Njerezit kane nje deshire te madhe per tu ndjere te vleresuar dhe me vlere.

Ne te gjithe kemi uri emocionale. Te gjithe ne kemi nje deshire per tu ndjere te rendesishem. Eshte e rrenjosur ne natyren tone, kjo deshire ka lindur me ne.

Kur J.F. Kenedi buzeqeshte,
mund te joshte nje zog ne peme
—SEYMOUR ST. JOHN

Sekreti i sharmit eshte i thjeshte- Bej te tjeret te ndihen te rendesishem. Por si ta besh kete?

1-Degjo

Vemendjaperqendruar eshte forma me e larte e komplimentit- Dale Carnegie

Aftesia jote qe te degjosh do te te ndihmoje po aq sa cdo aftesi tjeter qe mund te zhvillosh.

Daniel Goleman ne librin e tij “Inteligjenca emocionale”, nxorri perfundimin se aftesia per tu lidhur me njerezit eshte po aq vitale per suksesin tend sa eshte inteligjenca.

Cilesia me e rendesishme e inteligjences emocionale eshte ndjeshmeria- Aftesia per te qene i vetedijshem dhe delikat per ate qe thone njerezit, dhe cfare duan te thone me te vertete.

Aftesite e degjimit jane shume te rendesishme, nese i zoteron, sharmi yt do te rritet menjehere.

Femrat jane degjues te shkelqyer. Kur nje femer komunikon , sipas rezonances magnetike, 7 zona te trurit jane aktivizuar plotesisht. Tek meshkujt, jane vetem dy.

Meshkujt mund te perpunojne vetem nje informacion ndijor sipas rradhes. Per shembull, nje mashkull e ka te veshtire te shohe televizor dhe te degjoje me vemendje dike tjeter qe po flet.

Nese do te behesh sharmant duhet te mesosh te zoterosh teknikat e te degjuarit- Sidomos nese je mashkull.

Do te kerkoje disipline dhe vullnet ne fillim, por do te behet e thjeshte dhe automatike me kalimin e kohes.

2- Kontakti i syve

Si e kupton kur dikush e ka mendjen te ty? Eshte e thjeshte, kontakti i syve. Nese dikush nuk po te shikon, nuk eshte duke degjuar.

A e di sa irrituese eshte kur je duke folur dhe personi tjeter nuk po te shikon?

Menyra themelore qe njerezit ta kuptojne se ti je duke degjuar me te vertete eshte kur ti i shikon ne sy. Sa me shume kontakt me sy ben, aq me i perfshire do te dukesh.

Nese shikon diku tjeter shume shpesh ose shume gjate, ti do te ngacmosh emocione negative te ata. Personi tjeter mund te mendoje,” Jam e merzitshme, ai nuk me pelqen”,  ose ” Ajo nuk eshte e interesuar ne ate qe dua te them”.

3-Kur e anon koken 

Levizjet qe ben me trupin dhe koken kane nje influence shume te madhe tek njerezit. Te anosh koken ne njeren ane do te jape nje shikim te gjalle, te forte dhe kureshtar.

Kur ajo eshte duke folur per dicka te rendesishme, ti do te dukesh me i vemendshem dhe i perfshire. Ajo do ta marre kete gjest si shume sharmant.

Praktikoje animin e kokes perpara pasqyres perpara se ta provosh ne nje bisede, thjesht per ta pare sesi dukesh. Duhet te kujtosh qe te anosh koken kur degjon, dhe ta drejtosh kur flet.

 

4-Pohimi

Eshte nje teknike shume e fuqishme kur degjon dhe do te dukesh sharmant. Disa njerez pohojne me koke ne menyre instiktive, e disa te tjere nuk pohojne fare. Jane tregues te forte se cfare po mendon dhe po ndjen. Jane 3 pohime me koke- Shume ngadale, pak me shpejt, shume shpejt.

E para, shume ngadale, qe do te thote, ” Jam duke te ndjekur”. Por, jo domosdoshmerisht do te thote qe je dakort.

E dyta, pak me e shpejte, qe do te thote, ” Ke te drejte, une jam dakort me ty”.

E treta, me e shpejta, qe do te thote, ” Jam shume dakort, jam shume i emocionuar nga ajo qe degjoj”.

Pohimi jep sinjalin se je i ngrohte, miqesor dhe je duke u kushtuar vemendje. Zhvillo zakonin e pohimit dhe kuptimit te njerezve kur ata jane duke folur.

5-E gjithe gjuha e trupit

Kur afrohesh drejt dikujt, eshte sikur te thuash” Me dukesh interesant”. Largimi mund te sygjeroje, ” U merzita, po mendoj 100 gjera te tjera sesa te flas me ty”.

Mundohu qe i gjithe trupi te jete i kthyer drejt personit. Sigurohu qe krahet te mos jene te kryqezuara dhe perdor duart per te theksuar kur je duke folur. Duke e bere kete, ti do te krijosh nje imazh sinqeriteti.

Monitoro hapesiren personale. Ti mund ta besh kete duke kontrolluar veprimet e tua kur njerezit vijne shume afer ose largohen nga ty.

Nese nje person afrohet pak afer teje, atehere ti je larg. Nese personi ka tendencen qe te shmanget pak, atehere je shume afer hapesires personale qe kane ata.

6-Gjuha e trupit qe duhet te shmangesh

Nje gjuhe e trupit pozitive do te rrise sharmin tend. Por ka disa pozicione te caktuara qe i prekin njerezit ne menyre negative.

Shume njerez e kane trupin pak te larguar nga folesi. Kjo sygjeron se ti nuk do tja dish shume per cfare po flet, por pretendon se je.

Nje mesazh tjeter negativ eshte kur zhytesh ne karrike. Menyra me e mire eshte te ulesh drejt dhe te mos e lejosh shpinen qe te preke karriken.

Shume shpesh njerezit i kryqezojne duart kur jane duke degjuar. Folesi mund te mendoje se ti nuk po ndihesh rehat me ate qe po thote.

Nje tjeter mesazh shume negativ eshte kur je duke folur, dhe tjetri shikon telefonin.

 

7-Komplimento

Ne te gjithe e shijojme komplimentin ose lavderimin, sidomos kur kemi arritur dicka qe eshte e rendesishme per ne. Komplimento mencurine, bujarine, ose gjithcka qe eshte e pershtatshme. Mirenjohja dhe lavderimi jane shume te rendesishme, eshte si karburanti per motivimin tone.

Kerkimet kane treguar se shume punonjes pergjigjeshin me mire ndaj lavderimeve sesa rritjes se rroges. Gjithmone gjej dicka qe nuk eshte shume e dukshme per te komplimentuar.

Lavderimi, ashtu si ari dhe diamantet
i detyrohet vleres se saj vetem se ka mungese te saj
-Samuel Johnson

8-Praktikohu
Duhet ti praktikosh keto hapa rregullisht. Duhet te jesh i gatshem qe te ndihesh pak i cuditshem ne fillim nese do te zoterosh artin e sharmit.

 

Cfare te lexosh tjeter:

 

 

Burimet e imazhit:

Gif source-1

Gif source-2

Foto nga Anna Vander Stel ne Unsplash

Foto nga  freestocks.org ne Unsplash

Burimi i fotos  Christin Hume ne Unsplash

rawpixel.com ne Unsplash

Burimi i fotos Alexis Brown ne Unsplash

Alejandra Higareda ne Unsplash

0