5 Menyra realistike per te bere para online

Kjo eshte nje guide realistike sesi mund te besh para online.

Do te t’tregoj disa strategji te ndryshme dhe ti mund te vendosesh nese ndonjera prej tyre te pershtatet.

1. Krijo një faqe interneti

Nese do qe te besh para duhet te krijosh nje biznes ku ka shume levizje.

Per kete arsye krijimi i nje websajti mund te jete fitimprures, sepse me mijera njerez do i lexojne artikujt e tu.

Mos i shiko statistikat si numra por si njerez qe po kerkojne zgjidhje per problemet e tyre.

Dhe nese mund tu japesh zgjidhje atehere do krijosh besim tek njerezit dhe biznesi yt do jete me i forte.

Ne ditet e sotme eshte shume e thjeshte dhe e lire per te krijuar nje websajt.

Lexo: Si te ndertosh nje faqe interneti (hap pas hapi)

Dhe nuk ka nevoje te jesh nje shkrimtar profesionist.

4 keshilla per t’ia dale mbane:

1. Zgjidh nje tematike dhe shkruaj rreth saj. (Psikologji, Shendet, Teknologji, Gatim…)

2. Zgjidh nje sherbim te hostit. (Hapesira ku qendron websajti)

Personalisht perdor per faqet e mia Siteground dhe Hostgator.

Hostgator eshte nje sherbim shume i lire por do perballesh me probleme. Ne anen tjeter, SiteGround eshte pak me i shtrenjte por ka mjete qe ta lehtesojne punen.

3. Perdor nje dizajn (Theme) falas sepse mund ta rregullosh sipas deshires dhe te japesh nje eksperience te mire per vizitoret.

4. Sigurohu qe websajti ngarkohet shpejt. Nje sajt i quajtur Pingdom te tregon se cilat elemente po ta ngadalsojne faqen.

SiteGround ofron nje plugin shume te mire qe te siguron se cdo gje eshte e optimizuar per shpejtesi.

Si te rrisesh shikueshmerine?

Nese ke nje faqe ku shkruan artikuj ne gjuhen angleze atehere keto dy menyra rrisin shikueshmerine me shpejt.

Quora

Eshte nje forum ku njerezit bejne pyetje dhe ka nje shikueshmeri shume te larte… 700 milion vizitore ne muaj.

Ti mund te japesh pergjigje dhe vendos nje link per tek artikulli yt. Por sigurohu te japesh nje pergjigje shume te mire dhe mos vendos shume linqe sepse mund ta bllokojne pergjigjen tende.

Personalisht perfshij nje ose dy linqe kur jap pergjigje me +900 fjale.

E shkruajta ate pergjigje para 3 javesh. Normalisht, jo te gjitha pergjigjet kane rezultate te mira si kjo.

Historite prekese, pergjigjet rreth psikologjise dhe teknologjise marrin me shume shikime tek Quora.

Dicka tjeter qe me pelqen per kete faqe eshte se te jep mundesine ta praktikosh aftesine e shkrimit si edhe te mesosh se cfare u pelqen lexuesve.

Gjithashtu eshte tematika “Albania” ku mund tu pergjigjesh pyetjeve ne lidhje me Shqiperine.

Deri tani, kam shkruar 88 pergjigje dhe ja ku jane statistikat.

Reddit

Eshte nje nga faqet me shikueshmerine me te larte ne bote.

Subreddits jane komunitete te dedikuara nje interesi specifik. Per shembull, “Funny” eshte per postime gallate; “Memes” eshte per meme, “Marketing” per keshilla rreth marketingut etj.

Jam i sigurte se cfaredo qe te intereson ty, duhet te kete nje subreddit qe i dedikohet atij.

Secili prej ketyre komuniteteve ka me qindra mijera njerez dhe mund te shperndash artikujt e tu. Por, duhet te kesh kujdes sepse secili subreddit ka rregulla qe duhen ndiqen ne menyre strikte.

Mos posto linqe nese je perdorues i ri. Ne fillim shiko sesi anetaret e grupit sillen me njeri tjetrin dhe cfare postimesh pelqejne.

Eshte si ne gjimnaz ku nxenesit shoqerohen ne grupe. Dhe nese do te jesh pjese e grupit te tyre, ti duhet te kuptosh se cfare interesash kane.

Per shembull, pasi kontribova tek r/socialengineering duke komentuar ne postimet e te tjereve atehere shperndava artikullin tim.

Rreth 1250 njerez e lexuan artikullin brenda 24 oreve.

Nje menyre tjeter eshte te krijosh nje faqe ne Facebook ose ne Pinterest.

Problemi me facebook eshte se duhet te shperndash shume postime dhe duhet te reklamosh per te shtuar numrin e fansave.

Nese shkruan artikuj shqip atehere eshte pak me e thjeshte. Nuk ke nevoje te shkruash artikuj cilesor sepse standarti eshte i ulet.

Mjafton te shkruash nje artikull me 200 fjale, 5 foto te personazheve vip dhe mbaroi puna.

Blij nje faqe ne facebook me shume fansa dhe ashtu merr klikime.

Problemi qendron tek parate sepse nese do te shfaqesh reklama nga agjensi cilesore si revcontent apo taboola, duhet te kesh nje shikueshmeri te larte.

2. YouTube

Te besh para me YouTube eshte pak me e thjeshte sesa me nje websajt per dy arsye:

1. Videot e kane me te thjeshte te marrin klikime.

2. Artikujt cilesor (2500-4000 fjale) renditen mire ne Google. Por kerkon shume kohe dhe durim per ti shkruar. Ne anen tjeter, mund te krijosh nje video cilesore me nje skript 1500 fjalesh.

7 keshilla per te marre me shume shikime:

– Gjej videon me te famshme ne fushen tende dhe krijo nje video me cilesore.

– Videot e gjata (+10 minuta) marrin me shume shikime.

– Instalo shtesa te Google si VidIQ apo Tubebuddy (jane falas) sepse te tregojne cfare strategjie po perdorin konkurentet e tu.

Po ashtu te tregon performancen e videos tende.

Per shembull, kjo video eshte per faqet ku mund te shikosh filma falas dhe ka marre 31 mije shikime deri tani. Dhe eshte nje video shume e thjeshte.

– Analizo videon tek “Audience Retention”.

Kjo tregon se ne cfare minute njerezit ndalojne se shikuari.

Shiko se cfare mund te kesh bere gabim dhe permisoje.

– Shperndaje videon ne Mediat Sociale/Forume/Artikuj.

– Pergjigju secilit koment per te rritur numrin e tyre. Kjo con i con sinjale pozitive YouTube’s qe video eshte e mire.

Pergjigju me rrespekt edhe atyre qe te kritikojne. Mundohu te kuptosh se pse ata ndihen ne ate menyre.

Cdo shikues ka rendesi.

Kjo keshille mbetet edhe kur poston ne Reddit apo Quora.

Trajtoje faqen apo kanalin e YuTube ashtu sic eshte… nje biznes.

Pasi te arrish nje shikueshmeri te larte, kompani te ndryshme do te t’paguajne te shkruash artikuj apo t’ua permendesh emrin ne videon tende.

Si te fitosh para?

Ka disa menyra sesi mund te fitosh para nga puna jote online.

Google Adsense

Eshte nje nga menyrat me te thjeshta. Pasi te pranohesh, mund te zgjedhesh opsionin qe Adsense te shfaqe reklamat ne faqe ne menyre automatike.

Algoritmi i Google zgjedh vendet me te mira ku duhet te shfaqet reklama.

Kjo te kursen shume kohe sepse nuk ke pse ta vrasesh mendjen se ku, si, dhe sa reklama duhet te perdoresh.

Problemi qendron se do fitosh shume pak para sepse shikueshmeria dhe vlera e reklamave qe shfaqen eshte e vogel. Dhe nuk eshte se ia vlen.

Ne YouTube, kanali yt duhet te kete te pakten 1000 abonente dhe 4000 ore te shpenzuara per te aplikuar per Adsense.

Me aq sa kam pare mund te krijosh nje kanal ne YouTube ne gjuhen shqipe dhe te trajtosh tema shendeti, receta te ndryshme gatimi, lajme show biz, mund te shfaqesh opinione te forta mbi politiken per te nxitur debat (sa me shume komente aq me mire), fakte te pabesueshme … Pra, jane tema qe marrin shume shikime ne menyre te shpejte.

Per t’ia filluar te duhet nje mikrofon, program per te edituar audion, program si Filmora ose After Effects per te krijuar videon.

Nese e ke problem te dalesh me zerin tend, mund te punesosh dike ne Fiverr si voiceover.

Amazon associates

Amazon eshte nje nga dyqanet online me te medha ne bote. Dhe nepermjet ketij programi, ti mund te promovosh cdo produkt apo sherbim qe ofron Amazon.

Nese te pelqejne librat, ti mund te shkruash se cilat jane librat e tu te preferuar, dhe vendos linqet e tua qe vizitoret ta klikojne dhe ta blejne ne Amazon.

Problemi qendron se perqindja qe fiton ti eshte e vogel.

Dhe nese nje shqiptar blen nepermjet teje, ty nuk te quhet shitja.

Pra ti duhet te shfaqesh produktet e Amazon perpara qytetareve te SHBA-se.

Shenim: Ti mund te terheqesh parate qe ke fituar nepermjet ketij programi kur te kesh arritur $100. Dhe leket te vijne me Çek.

Por ka nje menyre tjeter shume te mire per ti terhequr parate sapo shuma te shkoje $10.

Rregjistrohesh tek Payonner, e cila te hap nje llogari ne banke sikur te ishe nje shtetas Amerikan. Dhe ti ia jep ato te dhena Amazonit. Pastaj ata ti dergojne automatikisht ato qe ke fituar cdo muaj tek llogaria jote ne Payonner.

Payonner eshte nje metode shume e mire pagese edhe nese je freelancer.

Nese rregjistrohesh nepermjet linkut tim, do marresh nje bonus $25 sapo vlera e transaksioneve te tua tek Payonner te arrije $1000.

Programe te tjera affiliate

Kompani te Hostit – Siteground (€40 per shitje); Hostgator (deri ne $75); Bluehost ($65); WP Engine (paguan $200 per shitje por eshte e veshtire te pranohesh)

Shopify – Mund ti mesosh te tjeret sesi ta perdorin kete platforme. Dhe ata paguajne komisione te kenaqshme.

Hubspot – Eshte nje kompani qe ndihmon bizneset te menaxhojne klientet. Mund te fitosh rreth $1000 per cdo klient qe con tek ata.

Convertkit – Ndihmon pronaret e websajteve te bejne marketing me email, dhe kushton $49 ne muaj. Per cdo klient qe con, ata te japin 30% te vleres persa kohe ky klient merr sherbimet e tyre.

Masterclass – Eshte nje kompani qe ofron kurse online te krijuara nga njerez te famshem. Ti mund ti promovosh keto kurse dhe mund te marresh 25% plus bonuse nese ben shume shitje.

Copywriting – Nese je ne fushen e copywriting/marketingut/shkrimit, ti mund te promovosh kurset e AWAI. Ata te japin 50% per cdo klient qe con.

Programe te tjera qe paguajne shume jane ne fushen e finances, sidomos kompanite e Forex.

3. Behu nje shkrimtar freelancer

Nese ke aftesi te mira shkrimi, ti mund te besh para ekstra duke shkruar artikuj per websajte te ndryshme.

Pronaret e tyre duhet te krijojne shume material per te mbajtur shikueshmerine, por shumica e tyre nuk kane kohe.

Dhe ti mund te ofrosh sherbimet e tua.

Te sygjeroj te gjesh nje fushe qe e ke me qejf dhe qe ke shume njohuri. Sepse mund te prodhosh me shume material e te fitosh me shume para.

Ja ku jane edhe 6 keshilla:

– Permiso aftesite e tua te shkrimit dhe meso SEO.

– Krijo nje profil ne faqe si Freelancer, Fiverr, Guru.

Pershkruaj nivelin e ekspertizes tende dhe apliko per pune.

– Dergoju nje email pronareve te websajteve.

– Posto artikujt e tu ne faqe qe ndajne te arrdhurat me ty. Faqet me te mira jane Medium, Hubpages, dhe Textbroker.

– Bashkoju grupeve te Facebook ne fushen tende, kontakto pronaret e websajteve dhe pyet nese kane nevoje per sherbimet e tua.

– Apliko tek iWriter.

4. Behu nje copywriter

Nje copywriter eshte nje person qe din te shkruaje dhe te shese. Ata jane pergjegjes per cdo reklame qe sheh ne internet apo televizor.

Kerkesa per keta persona eshte shume e madhe.

Dhe ata paguhen shume mire. Pse? Per nje arsye shume te thjeshte… ata sjellin rezultate.

Ti mund te krijosh materiale te ndryshme qe perfshin emailet, reklamat ne mediat sociale, letra te shitjeve… cdo gje qe perdoret per te rritur te arrdhurat e nje biznesi.

Mund te duket e veshtire, por nuk eshte.

Si mund te behesh nje copywriter?

Meso

Nuk ke nevoje per nje diplome ne letersi. Ajo qe ke nevoje eshte te kuptosh parimet e shitjes dhe marketingut.

Mund edhe te blesh nje kurs online.

Do te te sygjeroja kursin e AWAI. (Shoqata e Shkrimtareve Amerikane)

Ky kurs eshte krijuar nga reklamues legjendare qe kane sjelle me qindra millione dollare per klientet e tyre. Dhe ka nje cmim shume me te ulet se normalja.

Nese je pronar biznesi atehere duhet ta pervetesosh kete aftesi. Arsyeja eshte se do jesh ne gjendje te rrisesh te arrdhurat dhe do kursesh para ne marketing.

Gjithashtu, mund te ndjekesh keshillen e Gary Halbert. (Nje legjende ne kete fushe)

Ai sygjeroi se duhet te shkruash me dore letrat e shitjeve me te famshme… cdo dite. Mund ti gjesh keto shkrime ne nje websajt qe quhet Swipe.

Te ndihmon te marresh eksperience, te kuptosh teknikat e tyre, dhe te frymezohesh.

Krijo nje portofol te puneve te tua

Klientet duan prova qe ti je personi i duhur per kete pune.

Ne fakt eshte nje dileme. Ti nuk mund te ndertosh nje portofol pa kliente dhe nuk mund te gjesh kliente pa nje portofol.

Por mos u shqeteso. Ka disa menyra efektive per ta zgjidhur kete problem.

Ti mund te punosh per nje cmim me te ulet ose falas ne fillim per bizneset e vogla dhe shoqatat e bamiresise.

E vetmja gje qe mund te kerkosh prej tyre eshte te japin nje deshmi se ti bere nje pune te shkelqyer.

Mund te publikosh artikuj origjinal ne faqe si Medium ose EzineArticles.

Ato te japin dukshmeri falas dhe mund te lesh nje link per tek websajti yt.

Sa mund te fitosh?

Sipas nje raporti nga PWA, ja sa paguhen reklamuesit per cdo projekt. Sigurisht, pagesa varet nga eksperienca qe ke ne kete fushe dhe aftesite e tua.

5. Shit kurse online

Nese zoteron nje aftesi apo ke shpenzuar shume vite ne nje profesion qe mund tua mesosh te tjereve atehere ti mund te krijosh nje kurs online.

Avantazhet:

– Pak shpenzime. Ti duhet te paguash vetem per hostin (serverat) dhe reklamimin.

– Potencial per te bere shume para.

Sigurisht, kjo nuk do te thote te krijosh nje kurs te dobet (si shumica e kurseve ne Udemy) dhe te presesh qe njerezit do paguajne mbi $100 per te.

Disavantazhet:

– Shume konkurente. Duke qene se eshte e lehte per t’ia filluar, shume persona do shesin kurse te ngjashme me ty.

– Produkti yt mund te perfundoje ne faqe pirate ku njerezit mund ta shkarkojne falas. Por ka sherbime qe te mbrojne nga ky fenomen.

Me shume pune mund ti kalosh keto veshtiresi dhe te kesh sukses:

1. Zgjidh nje industri ku nuk ka shume konkurence.

Per shembull, nese krijon nje kurs mbi marketingun dixhital atehere ti po konkuron me individe shume te forte (si ky djali ne videon e meposhtme) dhe do e kesh shume te veshtire t’ia dalesh.

2. Krijo material falas. E kam fjalen per artikuj apo video cilesore, postime ne forume, etj.

Te ndihmon te arrish miliona njerez ku shumica (shpresojme) do i pelqejne, dhe disa prej tyre do kthehen ne kliente.

3. Krijo nje produkt qe me te vertete ndihmon njerez. Krijo nje produkt qe te ben krenar. Perndryshe, njerezit do kerkojne leket mbrapsht dhe kjo jo vetem te ul te arrdhurat por te demton reputacionin.

4. Mundohu te mbledhesh adresat e email-it.

5. Gjej nje platforme te mire per te shfaqur kursin tend.