5 Mënyra Për Tu Bërë Më i Pëlqyeshëm

Last Updated on Mars, 2023 by Edison

Me siguri ke takuar njerez që të bejne të ndihesh shkelqyeshëm.

Jane njerez me entuziazëm; e shohin jeten me ngjyra; të kuptojne; dhe ndihesh se mund tu besosh edhe nëse i ke njohur për një kohe të shkurter.

Eshte e qarte se njerezit e pëlqyeshem kane më shume mundësi dhe bejne një jete më të mire se ata që nuk jane njerez tërheqes. Këtu po flas per personalitetin.

Kur e mendon, edhe pamja fizike ka shume rendesi. Nuk duhet të kete. Eshte një mënyre idiote për ti vlerësuar njerezit, por ja që e bëjmë.

Keshtu që përpos pjeses së folurit, mundohu të kujdesesh edhe për pamjen e jashtme.

Ne kete shkrim kam mbledhur 5 mënyra të fuqishme por të thjeshta për tu bere më i/e pëlqyeshëm, besueshëm, dhe bindës.

1. Kushtoju Vemendje

Te kushtosh vemendje sot eshte e veshtire sepse shpenzojme shume kohe online.

Kjo na ka mësuar tu kushtojme vemendje gjërave që jane dramatike, interesante, dhe mundesisht të zgjasin për një kohe të shkurter.

Dhe të degjosh dike që flet për jeten e vet mund të duket e merzitshme ne krahasim me atë që shohim online apo në TV.

Kur pertoj të shoqerohem me njerezit, i kujtoj vetes tre gjera të thjeshta:

Se pari, eshte e dobishme të shoqerohesh me njerezit. Ne jemi krijesa sociale. Nuk eshte e shendetshme të shpenzosh çdo dite vetëm.

Thjesht lexo për ndikimin që ka vetmia tek njerezit.

Sigurisht kjo nuk do të thote që duhet të rrish me njerëz toksikë. E kam fjalen për njerëz që merren me thashetheme, skane asnje lloj qellimi në jete, jane bullistë, etj.

Nese disa njerëz në jetën tënde janë vl atëhere mos rri me ta. Bota eshte plot me njerez.

Dhe mos u merzit nëse dikush flet keq per ty. Njerezit që ndihen mire me veten nuk kane kohe të merren me llafe.

Se dyti, të takosh njerëz të ndryshem të jep mundesine që të degjosh histori të reja dhe të kesh përjetime (të mira apo të keqija) që të bejne të ndihesh i/e gjalle, në vend që të ndihesh si robot që bën çdo dite të njejtat gjëra.

Se treti, mundohem të bëj pyetje që biseda të bëhet më interesante.

Kjo na çon në piken tjeter…

2. Interesohu

Ti mund të bësh më shume shoke në dy muaj duke u interesuar për të tjerët sesa në dy vjet duke u munduar që ti besh ata të interesohen në ty

-Dale Carnegie

Futu ne bisede me qasjen se ka diçka shume interesante rreth ketij njeriu dhe une dua ta zbuloj.

Kur e bën këtë gjë, pritshmerite e tua shfaqen tek gjuha e trupit dhe çon mesazhin që ti me të vertete je i interesuar se çfare kane për të thene.

Tani nuk mund të keshilloj se çfare pyetjesh të bësh sepse varet nga biseda.

Por mundohu të bësh pyetje që i shtyn njerezit të thone: “Une ndjej, Une mendoj, Une bera.”

Shumica e jetes tone eshte e perbere nga ajo çfare ndjejme, mendojme, dhe bejme.

Keshtu që kur dikush na shtyn të flasim rreth ketyre gjërave, ne do ndihemi mire.

Pergjate bisedes ti do vesh re që një nga pyetjet do kete ndikim – do e shikosh që do afrohet para për të treguar diçka me entuziazem.

Kur kjo të ndodhe, bëj gjene e duhur…

Mos fol.

Degjo.

Degjo edhe më shume.

Kur të kete perfunduar së foluri, bej një tjeter pyetje.

Per shembull, nese dikush të thote se një mesues ka pasur një ndikim të madh në jeten e tij, mos u pergjigj duke dhene një fjalim mbi mesuesit që ke pasur ti.

Thjesht, bëj një pyetje tjeter si: “Jam kurioz, ku eshte ai mesues tani? A e ke takuar pasi e mbarove shkollen?”

Nje menyre tjeter për të treguar interes eshte duke perseritur dy-tre fjale kyçe që tha.

Ose mund të kerkosh keshille. Njerezit vdesin të japin keshilla.

3. Mbaj Mend Emrat

Emri eshte një nga gjërat që na bën unik nga të tjeret.

Keshtu qe gjithmone mbaj mend emrin e dikujt. Mundohu ta shqiptosh siç duhet dhe kurre mos ua ngaterro emrin.

Nese nuk e dëgjove mire, mos pretendo gjate gjithe bisedes qe e di.

Më mire thuaj, “Me fal, nuk e kuptova si e kishe emrin”.

Mos e thirr dikë shkurt pa pasur konfidenca me të. Per shembull, nese dikush prezantohet me emrin Eduard, mos e thirr Edi.

4. Mendësia e Grupit

Mendësia e grupit eshte një tendence për të kerkuar dhe për tu lidhur me njerez që kane interesa, besime dhe zakone të perbashketa.

Mund të shikosh sesi grupohen njerezit kryesisht në sport, fe, dhe politike.

Tani, mendo kur ke takuar dikë për here të pare dhe pelqente të njejten skuader futbolli apo parti politike si ti.

A u ndjeve mire?

Kjo ndodh sepse ne kemi tendencen ta identifikojme veten në grupe te ndryshme dhe pelqejme të tjeret që jane si ne.

Në anen tjeter, nuk ndihemi mire kur takojme dike që na e ofendon grupin. Kështu që ki kujdes të mos flasesh keq per ta.

Por nuk po them as të shtiresh sikur je pjese e këtij grupi.

Per shembull, së fundmi takova një person që e pelqente shume Luizin tek Big Brother.

Une nuk e ndjek fare këtë program, por e di që po të flas keq kunder BB dhe veçanerisht Luizit, do jete sikur e ofendoj atë person.

Kështu që e pyeta, “Pse njerezit pelqejne pikërisht Luizin?” Ishte nje pyetje e sinqerte sepse me të vertete isha kureshtar.

Pra, kur e vëmë re që dikush e identifikon veten sipas një grupi… duhet të jesh delikat në menyren sesi flet për atë grup.

Per ta kuptuar edhe më mire këtë tendencë të njerezve, le të shqyrtojme videon e meposhtme:

Ne kete eksperiment kemi dy skenare ku i njejti person kerkon ndihme.

Por në rastin e pare ai eshte veshur keq dhe në rastin e dyte eshte veshur bukur.

Në skenarin e pare, u deshën 20 minuta para se të ndalet dikush dhe ta ndihmoje.

Para se ti gjykosh ata njerez, le të marrim parasysh 4 pyetje të thjeshta qe u vijne në mendje.

Kush eshte ky person? Nuk e njoh. Ndoshta eshte një njeri i varur nga droga. Ndoshta po shtiret sikur eshte i semure.

Cfare do ky person? Ndoshta me të vertete ka nevoje për ndihme, por jam vone për një takim. Ose ndoshta do që une të ndaloj dhe të më vjedhe parate.

A eshte ky person i rrezikshem? Po sikur të jete hajdut!

Sa do zgjase? Ky tipi nuk po kerkon lekë, keshtu që mund të haje kohe. Po sikur të më duhet ta çoj në spital dhe ta shpenzoj gjithe diten aty?

Ne skenarin e dyte, aktori eshte i veshur si nje biznesmen dhe u deshen vetëm 6 sekonda para se dikush ti vije në ndihme.

Kush eshte ky person? Nga veshja duket që eshte një nga ne.

Cfare do ky person? Mesa duket qenka semure dhe duhet ta ndihmoje atë.

A eshte ky person i rrezikshem? Sigurisht që jo sepse eshte i veshur mire.

Sa do zgjase? Nuk ka rendesi.

Pra menyra sesi flasim dhe paraqitemi ndikon nëse do pranohemi në një grup të caktuar.

Gjithashtu ka njerez të cilet e shfrytezojne këtë tendence që kemi për qellime të keqija.

Inxhinierët sociale dhe mashtruesit (con men) bëjnë gjasmë sikur jane të ngjashem me ne për të na manipuluar.

Per shembull eshte një mini-serial interesant që quhet Inventing Anna. Flet për një vajze të re që shtiret sikur vjen nga një familje e pasur dhe mashtron disa njerez që jane pjese e elites në New York.

5. Besimi

Eshte fillimi i shekullit te 19-te, dhe nje djale 15 vjecar deshiron shume te behet shkrimtar.

Por ai po perballet me veshtiresi te medha. Per shkak te varferise detyrohet te leje shkollen dhe te kerkoje pune. Babai i tij eshte ne burg sepse nuk mund te paguante borxhet. Dhe shpesh here e kishte perjetuar se c’eshte uria.

Me ne fund gjen pune ne nje fabrike ku do vendose etiketa ne shishe.

Ai nuk ka asnje pike vetbesimi si shkrimtar. Naten del fshehurazi per ti postuar shkrimet e tij sepse mendon se te gjithe do qeshin me te po ti lexojne.

Shkrim pas shkrimi refuzohet. Derisa vjen nje dite e bukur ku nje nga historite e tij publikohet.

Dhe redaktori i thote se ka bere nje pune te mrekullueshme.

Ai emocionohet aq shume saqe duke ecur rruges, lotet i rrjedhin ne faqe.

Njohja dhe lavderimi qe mori thjesht pse u publikua nje histori i ndryshoi jeten.

Nese nuk do e merrte ate lavderim, ndoshta do punonte gjithe jeten ne fabrike.

Mund te kesh degjuar per ate djale.

Emri i tij ishte Charles Dickens.

Kjo histori e paraqet shume bukur ndodhine që jeta e dikujt mund të ndryshoje nese dikush ka besim tek ata.

E ke parasysh ndjesine kur të ka perplase jeta për toke dhe ti ndihesh cope cope. Por eshte dikush që për cudine tende ka besim se do ia dalesh.

Ne fillim ti nuk i kushton rendesi. Mendon se ata po ia fusin kot dhe se ti je thjesht një deshtak.

Por me kalimin e kohes thua, “ore prit nje here, cfare po shohin këta tek une që une nuk po e shoh!”

Fillon të dyshosh se ky dyshimi qe ke në vete eshte i pasakte. Dhe mund të frymezohesh të perpiqesh më fort për të dale nga kjo situate.

Kur te shohesh dike te njohur qe e ka humbur besimin ne vete, tregoi qe ti nuk e ke humbur besimin tek ata.

Mund te t’pelqeje:

Scroll to Top