5 hapa te thjeshte qe te jesh nje komunikues brilant

Suksesi varet nga aftesia jone per te komunikuar si cdo aftesi tjeter qe zoterojme. Ne qofte se kemi veshtiresi per te folur me te tjeret por ne te njejten kohe kemi deshire per te qene te lumtur dhe te suksesshem, atehere bejme mire qe ti kalojme keto veshtiresi.

1-Mos ki frike qe biseda ne fillim te jete mbi tema te parendesishme

Moti, shfaqjet telivizive, sporti dhe gjithcka mund te sherbeje per te filluar biseden. Perpiqu qe te gjesh tema per biseden qe do te besh. Mund te jete dicka qe keni biseduar me perpara, nje interes ose nje pasion i perbashket.

2-Duhet te presesh derisa biseda te behet me e ngrohte

Duhet pak kohe derisa biseda te behet me interesante. Kjo eshte shume normale.

3-Bej qe personi tjeter te flase per veten e tij

Mund te kerkosh nje keshille. Eshte nje teknike shume e fuqishme per ti bere te tjeret te ndihen mire rreth teje. Nxit nderveprimin dhe ndarjen e informacionit. Perserit 2-3 fjalet e fundit qe ata kane thene ne nje ton te bute dhe pyetes. Kjo i ben njerezit te flasin me shume.

Bej pyetje qe kane fuqine qe te ndryshojne emocionet. Pyetje si 

Cili eshte kujtimi me i mire nga femijeria jote?

Cila eshte kenga ose artisti yt i preferuar?

Cili eshte filmi yt i preferuar?

Perse zgjodhe kete profesion?

Cili eshte personi qe admiron me teper?

Cfare eshte dicka qe do ndryshoje tek vetja jote? Nese personi tjeter pergjigjet me nje tipar negativ, ti thuaj se cdokush e ka kete tipar ose cdokush ndihet keshtu ndonjehere.

Ketu jane disa pyetje qe mund te t’ndihmojne te “thyesh akullin” ne ambjentin e punes:

Si te errdhi kjo ide?

Cfare te shtyu te filloje ne kete industri? Cfare te beri te interesoheshe ne marketing/informatike/mesim?

Cfare te pelqen me shume rreth profesionit tend?

Cfare e dallon firmen tuaj ng konkurrenca?

Cilat jane disa nga sfidat qe perballesh ne profesionin tend?

Cila eshte pjesa me e veshtire e punes tende?

A njeh dike qe mund te me ndihmoje me ______?

4-Mos fol per veten tende nese nuk te pyesin ose te ftojne per te folur per veten

Nese po, fol shkurt dhe ne menyre te perulur. Gjithashtu ti mund ti japesh pershtypjen se je duke marre pjese ne bisede duke perdorur “edhe une”, thjesht prano ate qe thote personi tjeter.

Gjithashtu eshte e rendesishme qe te mos flasesh keq per dike tjeter. Jep nje kompliment per tjetrin. Arsyeja eshte se njerezit te perceptojne ty nga menyra sesi flet per te tjeret.

5-Mbaje biseden pozitive

Mos bjer ne tundimin per te folur keq per gjithkend dhe gjithcka tek puna jote, per qeverine, inflacionin, vdekjet dhe semundjet. Flit per shpresat e tyre, endrrat, pushimet me te bukura qe kane kaluar, koherat me emocionuse qe kane kaluar.