Stiv Xhobs dhe Steven Wozniak ishin dy adoleshent nga Kalifornia, 21 dhe 26 vjec.
Ata nuk ishin te pasur, e as nuk kishin trajnim per biznes, dhe po shpresonin te kishin sukses ne nje industri qe mezi ekzistonte ne ate kohe.
Ishte viti 1976, dhe shume njerez as nuk e mendonin te blinin nje kompjuter per shtepite e tyre.
Ata bene 1300$ duke shitur furgonin dhe krijuan kompanine Apple, ne garazhdin e Stivit.
Shanset kunder suksesit te tyre ishin te medha. Por, ata kishin nje vizion dhe nje ide te qarte se cfare do arrinin.
Kur kompania nuk po nxirrte fitime. Kur ata nuk kishin suport nga shitesit, apo nga bankieret, ata nuk u ndalen.
Dhe 6 vjet pasi kompania Apple u themelua, ata po shisnin 650,000 kompjutera personale ne vit.
Stiv Xhobs ishte nje lider shume karizmatik. 500
Ai ishte i afte te motivonte skuadren e tij qe te benin me te miren dhe te krijonte nje lidhje te forte me publikun.
Ketu jane 8 mesime te lidershipit nga Stiv Xhobs:
1. Fokusi
Kur Stiv Xhobs u kthye tek Apple ne vitin 1997, ai po shikonte shume skuadra qe punonin per Mac, dhe secila kishte pikepamje te ndryshme.
Pas dy javesh duke shqyrtuar produktet, atij i errdhi ne maje te hundes.
“Ndal”, ai bertiti. “Kjo eshte cmenduri”. Pastaj ai vizatoi nje tabele:
Tek dy kolonat, ai shkroi “Konsumatori” dhe “Profesionisti” dhe tek dy rreshtat shkroi “Desktop” dhe “Portabel”.
Konsumatori | Profesionisti | |
Desktop | iMac | Power Macintosh G3 |
Portabel | iBook | Powerbook G3 |
Te vendosesh se cfare nuk do besh eshte po aq e rendesishme se te vendosesh cfare do besh.
Ai e udhezoi skuadren e tij qe te fokusoheshin ne vetem keto 4 produkte dhe te ndalonin prodhimin e te tjerave.
Stiv Xhobs e kishte fokusin e rrenjosur ne personalitetin e tij.
Ai i filtronte te gjitha ato qe i konsideronte hutime. Ndonjehere edhe pjesetare te familjes apo kolege.
2. Thjeshto gjerat
Aftesia e Stiv xhobs per tu fokusuar ishte produkt i instiktit te tij per ti zeruar gjerat deri ne esencen e saj – duke eliminuar te gjithe perberesit e panevojshem.
Ne broshuren e pare te Apple ishte fjalia, ” Thjeshtesia eshte sofistikimi final”.
Ne dhjetor 1979, Stiv Xhobs dhe skuadra e tij vizituan qendren XEROX.
Kompania XEROX ishte duke shfaqur teknologjine e tij ne ate ambjent, por Xhobs u hipnotizua nga mausi i kompjuterit qe kishte 3 butona.
Ai ishte gjithashtu i habitur sesi ka mundesi qe ata nuk po perfitonin nga kjo pajisje.
Problemi ishte se kushtonte 300$. Keshtu qe ai foli me dizenjuesin e kompanise se tij per te ndertuar nje maus te ngjashem.
Si perfundim, inxhinieret e Apple ndertuan nje maus me nje buton dhe qe kushtonte 15$.
Kerkon shume pune dhe kreativitet qe te kthesh nje pajisje te komplikuar dhe te shtrenjte ne nje produkt te thjeshte dhe me cmim te lire.
Xhobs e arrinte kete thjeshtesi duke e pushtuar dhe jo duke e injoruar kompleksitetin.
Qe te arrish kete thjeshtesi, ti duhet te zberrthesh problemin deri ne esencen e saj dhe te gjesh nje zgjidhje me te mire.
3. Perkul realitetin tend
Xhobs kishte nje aftesi te mrekullueshme per ti inkurajuar njerezit te benin te pamunduren.
Nje shembull konkret ishte kur Xhobs po punonte naten tek kompania Atari. Ai e inkurajoi Stiven Wozniak qe te bente nje loje te quajtur Breakout.
Wozniak tha se do kerkonte muaj, por Xhobs insistoi qe ta bente per 4 dite. Woz e dinte se ishte e pamundur por prape se prape e beri.
Punonjesit e tij pranonin se edhe pse ishte nje zakon shume acarues, i beri ata qe te krijonin produkte te jashtezakonshme.
Stiv Xhobs gjithmone kishte nje ndjesi sikur rregullat normale te jetes nuk ndikonin tek ai.
Ai e inspiroi skuadren e tij te ndryshonin kursin e teknologjise me shume pak burime krahasuar me ate qe kishin IBM apo XEROX.
4. Kerko persosmeri
Per cdo produkt qe beri Apple, Stiv gjithmone do gjente dicka per permisim.
Ndodhi edhe me filmin e animuar Toy Story.
Xhef Katzenberg (nga skuadra e Disney) i cili kishte te drejtat e filmit, i kerkoi skuadres Pixar qe ti bente personazhet pak me te erret.
Stiv Xhobs dhe Xhon Laseter (drejtori i Pixar) e ndalen prodhimin dhe urrdheruan qe ta benin filmin me miqesor.
Po ashtu, ndodhi kur ata do hapnin dyqanin e pare Apple, Xhobs nuk i pelqeu pllakat, keshtu kerkoi qe ti hiqnin dhe ti vinin perseri.
5. Mos e degjo shumicen
Stiv Xhobs shpesh nuk bente kerkim mbi tregun per te kuptuar se cfare kerkonin konsumatoret.
Ai thoshte: “Klientet nuk e dine se cfare duan, derisa ne t’ua tregojme”.
Kjo shkon me shprehjen e famshme nga Henri Ford: “Nese do i kisha pyetur konsumatoret se cfare kerkonin, ata do pergjigjeshin, Nje kale me te shpejte“.
Xhobs kishte nje ndjenje empatie per klientet e tij dhe perdorte intuiten per te gjetur deshira qe akoma nuk ishin formuar.
6. Takohu balle per balle
Ne epoken e teknologjise, eshte shume e thjeshte te shmangesh takimin me njerezit dhe te mendosh se idete vijne nga bota online.
Xhobs kishte nje besim te forte se kreativiteti vjen nga takime apo biseda te rastesishme.
Kur ti flet me dike, ti je ne gjendje te eksplorosh ide te ndryshme, probleme dhe ndoshta mund edhe te gjesh zgjidhje.
7. Qendro i uritur, qendro budalla
Eshte nje kuote e vendosur ne faqen e fundit ne revisten The Whole Earth Catalog te vitit 1974.
Qendro i uritur do te thote qe asnjehere te mos ndalosh kerkimin per njohuri. Sepse bota ndryshon dhe ti duhet te jesh ne gjendje te pershtatesh me ndryshimin.
Stiv Xhobs kishte bere miliona dhe kishte firmosur emrin e tij ne historine e teknologjise.
Por ai kishte nje deshire qe te djeg per te mos ndaluar. Per te sfiduar veten qe te shkonte me tutje.
Qendro budalla do te thote te marresh vendime te medha edhe nese jane ne kontradikte me shoqerine apo me industrine.