Sekretet e karizmes se Bill Klinton

Vera e vitit 1886 ne Londer.
Ishte nje beteje e forte mes William Glandstone dhe Benxhamin Dizraeli per postin e kryeministrit te mbreterise se bashkuar.
Ai qe do fitonte do te udhehiqte gjysmen e botes. 
 
Ne javen e fundit perpara zgjedhjeve, dolen per darke me te njejten femer.
Sigurisht, shtypi ishte i interesuar dhe e pyeten vajzen se cfare mendonte per dy liderat.
 
Ajo tha, “Pas darkes me z.Gladstone, mendoja se ai ishte njeriu me i zgjuar ne Angli.
Por pas darkes me z.Dizraeli, mendova se jam une njeriu me i zgjuar ne Angli.” 
 
Gjeje se kush i fitoi zgjedhjet?
 
Ne menyre te ndergjegjshme ose jo, njerezit karizmatik i bejne te tjeret te ndihen te vecante.
 
Nje mit i karizmes eshte se njerezit besojne se duhet te jesh i pashem.
Shume lidera karizmatik ishin shume larg te qenit i pashem si Fidel Castro apo Napoleon Bonaparte.
 
Winston Cercill nuk eshte konsideruar ndonjehere i pashem. Sigurisht qe nuk ishte i njohur per terheqjen e tij seksuale. Megjithate, ai ishte nje nga liderat me te fuqishem dhe me influencen me te madhe ne histori.
 
Karizma eshte nje aftesi qe mund te zhvillohet nepermjet praktikes.
Duke qene se ne jemi duke ndervepruar me njerezit gjate gjithe kohes, mund ti perdorim mjetet e karizmes cdo dite.
 
Tre elemente baze qe perfaqesojne sjelljen si karizmatik jane prezenca, pushteti dhe ngrohtesia.
 
Prezenca
Nje nga karakteristikat e Bill Klinton eshte se te kushton vemendje te plote tek ti.
Mos mendo se te shtiresh sikur e ke mendjen do te fitoje pak pike. 
 
Sheprehjet e fytyres tende do te jene 1 sekonde me vonese. Mendja njerezore mund te lexoje shprehjet e fytyres ne 17 milisekonda.
 
Kur ne nuk jemi prezent gjuha e trupit do coje nje mesazh qe njerezit mund ta lexojne te pakten ne nivel te pandergjegjshem.
 
Ti duhet te kushtosh vemendje te plote ne ate qe po flitet sesa te zhytesh ne mendime. Ne kete kohe ku ekzistojne shume rrjete sociale cdo dite behet me e veshtire qe njerezit te perqendrohen.
 
Kur i kushton dikujt vemendje te plote eshte sikur te besh nje kompliment.
 
Pushteti
Dikush mund te shihet si i pushtetshem kur ai eshte i afte te ndikoje ne boten perreth nesh. Mund ta beje kete nepermjet influences dhe autoritetit mbi te tjeret, pasurise, ekspertizes, forces fizike ose statusit te larte shoqeror.
 
Ngrohtesia
Eshte vullneti i mire per te ndihmuar dike. Ngrohtesia mund te na tregoje se personi tjeter do e perdore ate fuqi ne favorin tone.
 
Ti tregon ngrohtesi kur shfaq simpati, altruizem, ose vullnetin per te ndikuar boten tone ne nje menyre pozitive.
 
Kur ne e takojme dike per here te pare ne menyre instiktive kerkojme per te dhena te pushtetit ose ngrohtesise, dhe bejme supozime bazuar ne to.
 
Rroba te shtrenjta- pasuri
Gjuhe e trupit miqesore- synime te mira 
Qendrim qe tregon vetbesim- Ne supozojme se se personi ka dicka per te pasur vetbesim.
 
Kur ti rrit projektimin e pushtetit dhe ngrohtesise ti rrit nivelin e karizmes.
 
Pushteti dhe ngrohtesia jane kushtet per karizmen.
 
Dikush qe eshte i fuqishem por jo i ngrohte mund te duket i rendesishem, por jo karizmatik. Mund te shfaqet si arrogant ose i ftohte.
 
Dikush qe eshte i ngrohte por jo i fuqishem mund te jete i pelqyeshem por jo karizmatik. Mund te shfaqet si dikush qe po perpiqet teper per te kenaqur te tjeret.
 
Karizmatik nepermjet syve
Nje nga faktoret kryesore qe tregon nivelin e karizmes jane syte.
 
Kontakti i syve duhet te jete i qarte, i patundur dhe i qete. Kjo e bente te vecante Bill Klinton.
 
Ai perqendrohet vetem tek ti, te shikont drejt ne sy ndersa flet dhe tregohet i kuptueshem. Kjo te jep ndjesine sikur jeni vetem dy persona ne ambjent edhe pse rreth e rrotull mund te kete shume te tjere.
 
Nje detaj tjeter eshte qe para se te largohet i permbledh pikat, fillon te ktheje pak trupin dhe pastaj largohet. Nuk ta kthen shpinen direkt.
 
Ndonjehere Klinton e kthen koken te jep nje shikim te fundit, dhe kjo i ben njerezit te ndihen te vecante.
 
Qe te kuptosh sesi syte duken kur je duke bere nje bisede, beje kete ushtrim
1-Gjej nje dhome me nje pasqyre te madhe ku nuk do te shqetesohesh per disa minuta. Mendo per nje situate qe te ka merzitur se fundmi.. Kur je duke e ndjere ate emocion hapi syte. Ti do te vesh re tensionin perreth syve.
 
2-Mbyll syte dhe mendo per dicka qe te ngroh. Ti mund te mendosh per dike qe e do ose nje situate qe te ben te ndjehesh mire.
 
Ne ate moment qe perjeton ate ndjenje, hap syte. Keshtu duket ngrohtesia.
 
3-Edhe njehere mbyll syte. Mundohu te kujtosh nje situate ose moment kur ti ishe duke ndjere vetbesim. Mundohu te kujtosh dicka kur ke marre nje cmim ose ke degjuar nje lajm te mire. Hap syte dhe shiko mire. Kjo eshte pamja e vetbesimit.
 
Bota jone e brendshme sesi ndihemi shfaqet ne fytyre dhe ne gjuhen e trupit shpesh here ne menyre te pandergjegjshme.  
 
3 keshilla qe te bejne te dukesh karizmatik ne nje bisede:
1-Ul intonacionin e zerit ne fund te fjalive 
2-Zvogelo sa shpejt dhe shpesh e anon koken ne njeren ane 
3-pusho per 2 sekonda perpara se te flasesh
 
Konkluzione: Karizma nuk eshte dicka qe eshte e lindur brenda nesh. Eshte nje aftesi, dhe si cdo aftesi ka nevoje per mesim dhe praktike qe ta pervetesosh. Si rezultat i kesaj do te kesh krijuar nje personalitet magnetik qe njerezit do duan te rrine me ty.
Bill Klinton kishte aftesine qe edhe nese ndonje votues nuk e pelqente, ne momentin qe e takonte personalisht do nderronte mendje.
Ai kishte aftesine ti bente njerezit te ndihen sikur jane vetem ata ne dhome. Kur dikush te kushton plotesisht vemendje eshte nje ndjenje shume e fuqishme.
 
 
 
 
 
Te tjeret jane duke lexuar:
Loading...