Si te behesh me karizmatik dhe te influencosh njerezit

Last Updated on Mars, 2023 by Edison

Eshte e veshtire ti japesh nje perkufizim karizmes sepse njerezit kane mendime te ndryshme.

Por te gjithe biem dakord se disa njerez kane nje personalitet shume terheqes.

Me siguri i ke vene re. Mund te jete nje figure publike, nje mesues, pjesetar familje ose ndonje shok.

E bukura eshte se cdokush mund ta mesoje te jete me karizmatik.

Dhe ketu do jap disa menyra sesi mund ta arrish kete qellim.

1. Behu pasionant per dicka

Kur dikush ka pasion per nje fushe te caktuar, shfaqet ne gjuhen e trupit.

Dhe ne terhiqemi nga keta njerez sepse thelle brenda vetes, duam edhe ne te jemi te apasionuar pas dickaje.

Nuk eshte e thene qe te gjithe do te t’pelqejne por shume do e vleresojne vendosmerine tende.

Si te gjesh pasionin?

Fillon duke mesuar sa me shume qe te jete e mundur per ate fushe.

Nuk mund te duash dicka per te cilen nuk di asgje.

Lexo libra dhe puno per njerez te cilet jane mjeshtra ne ate pune.

Nese nuk e ke gjete se cfare te pelqen atehere provo gjera te ndryshme.

Ti nuk e di nese te pelqen apo jo nje ushqim nese nuk e ke provuar nje pjese te saj.

2. Empatia

Empatia eshte aftesia per te kuptuar sesi po ndihet tjetri.

Eshte nje kusht qe nje marredhenie te funksionoje.

Kur ti tregon ndjeshmeri drejt dikujt ti i jep shtyse besimit, e cila con ne nje komunikim me te hapur dhe te sinqerte. 

Por, si te jesh me empatik?

Behu kurioz mbi te huajt – Fillo nje bisede me nje qe se njeh. Shih dicka te vecante ne mjedisin ku ndodhesh dhe komentoje.

Sfido paragjykimet e tua – Te gjithe e kemi degjuar shprehjen: “Mos e gjyko librin nga kopertina”. Epo, nuk eshte e vertete. 

Ne bejme supozime te menjehershme mbi dike bazuar mbi origjinen, fene, ngjyren e lekures, ose gjinine. Dhe, ne shumicen e rasteve keto opinione jane te gabuara.

Te besh gjykime te shpejta per dike qe sapo e ke njohur eshte nje aspekt themelor i njerezve. Ne e zhvilluam kete aftesi nga paraarrdhesit tone te lashte.

Kujto kete fakt dhe perpiqu qe ta njohesh personin. Kush e di, personi qe sapo gjykove negativisht mund te behet shoku yt me i mire.

3. Disiplina

Kur ne degjojme fjalen disipline mendja na shkon tek te gjithe zakonet e keqija.

Ti mund te jesh karizmatik pa pasur disipline por mungesa e saj do e dobesoje aftesine tende per te influencuar te tjeret.

Nje shprehje e vjeter thote qe ose je i disiplinuar ose i zhgenjyer.

Cfare mund te besh qe te forcosh disiplinen ndaj vetes?

Cfare mund te besh qe te forcosh disiplinen ndaj vetes?

  • Vizualizo se cfare do marresh nese e perfundon ate qe ke nisur
  • Ndaje objektivin tend ne pjese me te vogla
  • Pergadite veten menderisht se mund te kesh pengesa per te arritur ate qe do.

Nje shembull i mire ne kete pjese ishte Tomas Edison, i cili provoi 10,000 here per te krijuar llamben e drites. Ai tha se ato nuk i konsideronte deshtime por suksese – gjeti menyrat qe nuk funksionojne.

Ai ishte aq i fokusuar ne ate qe donte saqe disiplina u be pjese e jetes se tij.

4. Jep respekt

Karizma mbi te gjitha eshte per te vleresuar te tjeret. Sa me shume respekt u jep te tjereve, aq me influence ke tek ata.  

Respekti nuk vjen menjehere, duhet kohe per ta ndertuar. Nje menyre e thjeshte per te fituar respektin e tyre eshte duke qene mirenjohes per gjerat qe bejne per ty.

Dhe njerezit gjithmone do duan te flasin per dy gjera: Per veten dhe per problemet e tyre.

Nese i degjon kur ata te tregojne per problemet qe kane, ata do ndjejne se je nje njeri i kuptueshem dhe i respektueshem.

Trajto cdo njeri me respekt panvaresisht se cfare profesioni ka. Pyeti sesi po u ecen. Mos u anko dhe mos i kritiko te tjeret per zgjedhjet qe kane bere.

5. Pasiguria

Paaftesia jone per te toleruar pasigurine mund te na shkaktoje shume probleme. Mund te na shtyje te marrim veprime te nxituara, dhe mund te na beje te ndihemi ne ankth.

Ia vlen te mesosh te perballosh pasigurine sepse e rrit karizmen.

Gjithashtu, aftesia per tu ndjere rehat me pasigurine eshte nje nga treguesit me te mire se mund te kesh sukses ne biznes.

Kritiku i brendshem

Le te themi se je ne rruge duke u nisur per nje interviste te rendesishme.

Sapo afrohet koha e intervistes, kritiku i brendshem do te sulmoje. Do te t’mbushe me dyshim ne vetvete, dhe kujtime ku nuk ke dale mire shfaqen para teje. Ankthi rritet, dhe nese nuk di ta perballosh, do te ndikoje ne performancen tende.

Atletet thone se nje gjendje e keqe mendore ndikon ne performancen tende pavaresisht sesa i pergaditur je fizikisht.

Kritiku i vetes eshte nje nga pengesat me te medha te karizmes. Te gjithe ne e perjetojme, qe nga studentet e deri tek drejtoret e kompanive te madha.

Dyshimi ne vetvete

Eshte mungesa e besimit ne aftesite e tua per te performuar dicka. Ndonjehere eshte frika se nuk jemi mjaftueshem te mire.

Majkell Uslan, producenti i cdo filmi Batman thoshte, “Akoma e kam ate ndjenjen se nje nga rojet e sigurise do vije qe t’me nxjerre jashte.”

Ndonjehere me pergjigjesite e medha vijne edhe dyshimet e medha per veten. Kjo ndodh sepse cmimi i deshtimit rritet edhe me shume.

Ndjenjat tona negative jane nje produkt i mekanizmit tone te mbijeteses.

Ankthi dhe frika ekzistojne tek ne qe te bejme dicka – per te zgjidhur nje problem ose per te dale nga situata e veshtire.

Si mund ti perballosh keto emocione?

1. Kupto qe te ndjesh emocione negative eshte dicka natyrale – Cdo njeri i perjeton ato, ca me pak e ca me shume. Mundohu ti kujtosh vetes se eshte thjesht nje parehati e brendshme. Nje produkt i mekanizmit mbrojtes te trurit.

2. Mos i dramatizo

Ndonjehere ne themi, Pse une? Pse kjo po me ndodh mua? Jo vetem qe ndjehemi keq, por ndjehemi se te gjithe jane me te mire se ne.

Jane 7 miliard njerez. Mendon se je i vetmi qe je duke e kaluar kete?

Jane shume njerez qe e perjetojne depresionin, turpin, dhe trishtimin pikerisht ne kete moment.

Nuk eshte e gabuar te ndjehesh keshtu, eshte normale.

3. Mendo per njerezit qe e kane kaluar kete me perpara

Perpiqu qe te gjesh njerez rreth teje qe kane kaluar situata te veshtira.

Ose kerko online per njerez qe jane perballur me situata jashtezakonisht te veshtira, dhe ne fund, ata ja dolen.

4. Neutralizoje

Ndonjehere mendja jone do te na prezantoje nje kendveshtrim te corientuar te realitetit.

Truri yne i konsideron mendimet negative si te rendesishme. Kujtoji vetes se jo cdo gje eshte reale.

Duhet te kete pasur shume situata qe ke menduar se do shkoje shume keq, por rezulton gjithcka mire.

6. Fraza qe influencojne

Keto fraza do te t’ndihmojne te influencosh, krijosh raport dhe te forcosh lidhjet me te tjeret.

Fraza e pare eshte: Dicka qe kam vene re tek ti.

Kjo eshte nje fraze shume e fuqishme sepse ti ke vene re nje tipar unik ne personalitetin e tyre.

Nuk eshte dicka qe po e hamendesoj. Eshte fakt.

“Dicka qe kam vene re tek ti eshte sesa rehat je me veten, shume njerez nuk jane”.

“Dicka qe kam vene re tek ti eshte sesi ti u jep vetbesim te tjereve”. 

“E di, dicka qe gjithmone kam admiruar tek ti eshte fokusi qe ke”.

Kjo tregon se nuk eshte dicka qe e vure re rastesisht sot. Kur ti perdor fjalen admirim ti jo vetem qe i respekton por edhe i vlereson ata.

Ti mund ta perdoresh kete fraze edhe kur dikush po sillet ashper me ty.

Dicka qe gjithmone kam admiruar tek ti eshte se ti thua saktesisht ate qe mendon”.

“E di Ana, dicka qe gjithmone kam admiruar tek ti eshte se ajo qe thua eshte e drejtperdrejte dhe e qarte”.

Tani ti e ke qetesuar situaten. Eshte shume e veshtire per dike te tregohet i keq kur ndihet i/e admiruar.

Kujdes kur e perdor kete fraze sepse duhet te jesh absolutisht i sinqerte kur e thua.

Fjala sepse – Kur ti kerkon qe dikush te beje dicka per ty shto fjalen sepse dhe arsyen pse duhet ta bejne.

Psikologia e Harvardit Elen Langer beri nje studim interesant ne vitet 1970.

Langer i kerkoi asistentes se saj qe te futej pa rradhe aty ku njerezit po benin fotokopje.

Duhet te keni parasysh se atehere nuk kishin shume makineri keshtu qe rradha ishte e gjate.

Ajo u tha: “Me falni kam vetem 5 kopje per te bere, a mund te kaloj? Vetem 60% e tyre e lejuan.

Pastaj tha: “Me falni a mund te kaloj pa rradhe sepse me duhet te bej ca kopje? A thua se te tjeret nuk kishin arrdhur per te bere fotokopje.

Pasi shtoi fjalen “sepse”, 94% e njerezve e lejuan te kalonte.

7. Pushtet apo Force?

Une me mire bind dike qe te qendroje me mua sepse sapo ta kem bindur ai do qendroje. Nese e tremb, ai do qendroje persa kohe qe eshte i frikesuar, dhe me pas do largohet.

Une me mire bind dike qe te qendroje me mua sepse sapo ta kem bindur ai do qendroje. Nese e tremb, ai do qendroje persa kohe qe eshte i frikesuar, dhe me pas do largohet.

Gjenerali Dwight D. Eisenhower

Pushteti vjen ne shume forma.

Cdo organizate ka nje lloj strukture autoriteti.

Rregulla te shkruara dhe te pashkruara diktojne si njerezit reagojne ndaj ketij autoriteti.

Menaxheret gjithmone supozojne se kane pushtet, por zakonisht, kane me pak sec mendojne.

Aftesia per te shperblyer dhe ndeshkuar dike nuk te ben karizmatik.

The Ultimate Managed Hosting Platform

Kupto se pushteti bazohet sesi njerezit e perceptojne nivelin e njohurive te tua.

Ky lloj autoriteti te jep mundesine qe te influencosh te tjeret. Shembuj jane drejtoret dhe policet.

Njerezit duan te drejtohen nga dikush qe eshte i afte.

Nese ai person je ti, atehere ti e ke pushtetin.

Kur ti ua verteton se je ekspert atehere ti fiton autoritet.

8. Pyetja e pamundesise

Tomas Edison, Stiv Xhobs, Xhef Bezos dhe shume e shume te tjere bene gjera qe te tjeret mendonin se ishte e pamundur.

Problemi i tyre nuk ishte besimi ne vizionin e tyre. Por, t’ua mbushnin mendjen te tjereve se ishte e mundur.

Pengesa jote eshte qe ti bindesh klientet/punonjesit/familjaret te shkojne nga “ne s’mund ta bejme”, tek “ndoshta ne mundemi” tek “le ta bejme”.

Ti mund ti influencosh njerezit skeptik thjesht duke bere dy pyetje:

Ti: Cfare eshte dicka qe do ishte e pamundur per tu bere, por nese do mundje, do ta rriste suksesin tend?

Tjetri: Nese thjesht mund te beja kete…., Por kjo eshte e pamundur

Ti: Ok, Cfare do ta bente te mundur?

Kaq, thjesht 2 pyetje.

Pse keto pyetje funksionojne?

Keto e cojne personin nga nje pozite ku vetem justifikohet ne nje pozite ku e konsideron.

E bejne ta imagjinojne vizionin tend si nje realitet.

Pyet dike ne shtepi apo ne pune te te thone nje objektiv qe ne dukje eshte i pamundur per tu arrire.

Pergjigju me, “Jam dakort me ty. Kjo duket e pamundur, pra cfare mund ta bente te mundur?”

Dhe pastaj ndihmoje qe te sjellin nder mend te gjithe skenaret e mundshem qe mund ta kthejne ne realitet.

9. Me te vertete e beson kete?

Njerezit nen presion kane tendencen qe ta ekzagjerojne problemin.

Ata ndihen sikur eshte fundi i botes.

Ti mund ti qetesosh keta duke u thene “Me te vertete e beson kete?” ne nje ton te qete dhe te drejtperdrejte.

Zakonisht ata do pergjigjen duke thene, “Epo jo, por jam shume i shqetesuar per kete problem”.

Dhe ti pergjigjesh, “Une e kuptoj kete, por me duhet ta di cila eshte e verteta, sepse nese ajo qe thua ti eshte e totalisht e vertete atehere kemi nje problem shume te madh dhe duhet ta adresojme”.

Tani, ata do te terhiqen dhe fuqia te kalon ty.

Po nese nje person pergjigjet me po?

Nese dikush eshte aq trim sa te thote po, dhe te kembengule ne te, atehere ai mund te kete nje arsye shume te forte.

Dhe ti do ishe me produktiv dhe i lumtur nese do i zgjidhje ato ceshtje.

Para se te shqetesohesh per te zgjidhur problemin e dikujt tjeter, zbulo nese eshte vertete nje problem.

Si te veprosh?

Mendo per dike qe gjithmone perdor hiperbole per te shprehur nje problem. Dikush qe te rraskapit me histerine e tij/saj.

Thjesht leri te flasin.

Pastaj bej nje pauze per 5 sekonda dhe thuaj, “Me te vertete e beson kete?”

Shiko tek shmanget, dhe shpjegoi te gjitha detajet e problemit.

Scroll to Top